Atentati në Rinas: Ja lidhjet e FORTA që kishin Muç Shaljani dhe Gilmando Dani me qeverinë!”

Ngjarja e rëndë në aeroportin e Rinasit, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe u plagos rëndë Muç Shaljani, ka rikthyer në qendër të debatit publik çështjen e lidhjeve midis politikës dhe individëve të përfshirë në ngjarje të rënda kriminale.

Ish-kryeministri Sali Berisha publikoi një deklaratë të fortë në rrjetet sociale, duke e lidhur drejtpërdrejt ngjarjen me emrat e përfshirë dhe me figurat politike të mazhorancës.

Publikimi i ish-kryeministrit Sali Berisha:

“Është fakt se Muç Shaljani është financues i fushatës së Ervin Hoxhës, ndërsa Gilmando Dani badigard i Blendi Gonxhes! Në Shqipëri, kufiri mes bandës dhe qeverisë është zhdukur prej kohësh, janë një dhe e njëjta gjë!” – shkruan Berisha.

Deklarata e tij ka ndezur menjëherë debat, sidomos në dritën e ngjarjes së djeshme në aeroport, ku Shaljani dhe Dani u bënë protagonistë të një atentati mafioz që ka tronditur vendin, shkruan shqiperia-ime.com.

Çfarë dihet deri tani për ngjarjen në aeroport

Sipas të dhënave të deritanishme, autorët kanë qëlluar drejt automjetit ku ndodheshin Gilmando Dani dhe Muç Shaljani, duke i zënë pritë në zonën e parkimit të aeroportit. Dani humbi jetën në vend, ndërsa Shaljani mbeti i plagosur rëndë dhe po trajtohet në spital.

Ngjarja është konsideruar nga autoritetet si një atentat i mirëorganizuar, me autorë ende të paidentifikuar./shqiperia-ime.com

Next