Kush është Ylli Zalla që ndihmoi autorët në atentatin e Rinasit! Mjeshtër i prodhimit të bombave artizanale dhe lidhjet me ISIS, ndryshimi drastik ndër vite

Ylli Zalla u shpall në kërkim nga Policia, pasi iu gjet arsenal armësh në banesën në Fushë-Krujë. Nga e njëjta banesë dyshohet se ka dalë edhe mjeti i autorëve të atentatit mafioz në Rinas, të cilët Zalla i ka ndihmuar për të siguruar edhe armët.

Ylli Zallës iu gjetën në banesë 3 kallëpe tritol, 12 granata dore, 4 armë zjarri, 6 mijë fishekë, 5 bomba me telekomandë dhe mbi 2 kg kanabis.

Ylli Zalla nuk është një emër i panjohur për policinë. Ai ka rënë në pranga edhe në vitin 2014 për prodhim të bombave artizanale.

Në ato kohë, Zalla dyshohej për lidhje me grupet terroriste të ISIS, që dërgonin shqiptarë për të luftuar në Siri.

Ai u arrestua, pasi Gjykata e Shkallës së Parë në Krujë kishte caktuar ndaj tij masën e arrestit me burg për “Prodhim e mbajtje pa leje e armëve luftarake” si dhe “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”. Nuk dihet nëse ai është dënuar për këtë çështje.

Në këto foto më poshtë mund të shihni edhe ndryshimin drastik të tij ndër vite. Në këto foto, ai shfaqej me mjekër dhe pozonte edhe me kallash në duar.

Si dukej Ylli Zalla

Ndërsa në foton tjetër mund të shihni se si duket ai aktualisht.

Next