Detaje nga tragjedia në Francë/ Dyshohet se shqiptari vrau bashkëshorten me armë, më pas i dha fund jetës, çifti prindër të dy fëmijëve

Detaje të reja dalin lidhur me ngjarjen e rëndë në Francë ku një çift shqiptar u gjet i pajetë në banesën e tyre në zonën e Brestit.

Mediat në Francë raportojnë se dyshohet se burri shqiptar për motive ende të panjohura, vrau më armë bashkëshorten dhe më pas i dha fund jetës së tij.

Çifti ishin prindër të dy fëmijëve. Fëmija më i madh nuk ishte kthyer ende në banesë kur ndodhi ngjarja, ndërsa fëmija tjetër ndodhej në shkollë në momentin e tragjedisë.

Kanë qenë fqinjët ata që kanë njoftuar policinë, pas të shtënave me armë që dëgjuan nga apartamenti i çiftit shqiptar.

Next