“Nëse nuk do isha unë, ti nuk do ta bëje Big Brother”, Ben Blushi tregon “veton” që vendosi për Arbana Osmanin: Ti je më e mire se…

Ben Blushi ishte së fundmi i ftuar në programin “Mirëmbrëma Yje”, me Arbana Osmanin, ku foli për promovimin e librit të tij më të ri. Gjatë intervistës, biseda mori një kthesë të papritur, teksa ata kujtuan eksperiencat e përbashkëta në Top Channel.

Në një moment Arbana i drejtohet Blushit me një pyetje të drejtpërdrejtë, se cilin do të preferonte si drejtues të një formati reality, atë apo Ledion Liçon?

Përgjigja e Blushit solli surpriza dhe prapaskena të panjohura rreth edicionit të “Big Brother VIP”, duke deklaruar:

“Sigurisht ty. Je më e mira për këtë format. Më vjen keq që nuk e prezanton ‘Big’-un. Ata donin Ledionin, por unë nuk pranova. Vura veton për ty, dhe besoj se kam bërë gjënë e duhur.”

Deklarata bëri menjëherë bujë në rrjetet sociale, duke hapur diskutime të shumta rreth vendimeve të marra në prapaskenat e televizionit.

Next