“Hipotekimi” i vendit të dytë nga Shqipëria në Grupin K, kualifikueset e Kupës së Botës 2026, ka bërë jehonë.
Kombëtarja ka shanse të mëdha për të luajtur për hërë të parë në një kompeticion kaq madhor, por fillimisht duhet të kalojë përmes fazës “play-off”.
Përtej golit të Kristjan Asllanit dhe euforisë nga kampi ynë në transfertën kundër Andorrës, Armando Broja ishte totalisht në “hije”.
Gazetarja sportive Qeqa Krelani, e cila është shqiptare e Kosovës ka reaguar me nota të larta ironike kundrejt sulmuesit 24-vjeçar.
Qeqa Krelani: Broja, bëhu burrë edhe shko merr ndihmë profesionale. Urgjent të duhet ndihë psikologjike! Ti ke për shënuar së shpejti gol…por vetëm nëse ndeshja zgjatë 5 ditë. Tifozeria shqiptare është tifozeria më e durueshme në botë. Janë njerëz qe falin. Urime Shqipëria.
