Ministri Blendi Gonxhja e paralajmëroi se do ta padisë, Berisha i gatshëm të përballet: Do t’i nxjerr dhjetëra dëshmitarë, në fushatë ka qenë njeriu më i lidhur me bandat

Pas akuzave të Berishës së Gilmando Dani ka qenë badigardi i ministrit Blendi Gonxhja, ky i fundit e paralajmëroi se do ta çojë në gjyq.

Ndërkohë Berisha u përgjigj, duke shprehur gatishmërinë, madje tha se do t’i nxjerrë edhe shumë dëshmitarë, për të treguar sipas tij që është i lidhur me bandat.

“Gonxhe bashkë këtë dhe me bandën e Vorës në këtë fushatë në Tiranë ka qenë njeriu më i lidhur. Hoxha kaishte këtë sheqerin dhe nuk ka reaguar të paktën. Gonxhe është totalisht produkt i bandave”, tha Berisha.

Pyetje: A do të përballeni me Blendi Gonxhen në gjykatë?

Berisha: Absolutisht, që Gonxhe punoi me bandat, dhe një nga banditët ka qenë edhe ky kjo është e provuar. Unë do ti nxjerr atij dhjetëra dëshmitare. Kjo nuk bëhet me dokumente, por e dinë që Gonxhe bashkë këtë dhe me bandën e Vorës në këtë fushatë në Tiranë ka qenë njeriu më i lidhur. Hoxha kaishte këtë sheqerin dhe nuk ka reaguar të paktën. Gonxhe është totalisht produkt i bandave.

Next