E motra 36-vjeçarit Andon Janaqi, i cili vrau me pushkë gjuetie bashkëshorten e tij, 30-vjeçaren Anjeza Zeneli, ngjarje e ndodhur në Rue Général-Paulet të Francës (13 Nëntor), ka treguar bisedën e fundit me të vëllain.
Motra e Andonit:
Unë dua që vëllain ta sjellin këtu, se nuk kemi kushte, se mamaja nuk ka me një rrogë lan borxhet, s’ka ç’bën vetë. Dua vetëm vëllain ta sjellin këtu, nuk duam gjë tjetër.
Me vëllain folëm dje, më tha që mirë jam po dal një xhiro se jam shumë i stresuar. Kishte si ankth, trembje, kaq më tha. Flasim më vonë më tha dhe nuk më telefonoi. I telefonova 2-3 herë nuk ma hapi më.
Sot e mora vesh, më erdhën më thanë vdiq vëllai të bëheni të fortë, kaq më thanë mua. Nuk dinim që kishte konflikte, sa herë që flisnim thoshte ‘mirë jemi, ti mos ki merak’, kaq folëm dhe nuk më mori më në telefon.
Kanë dy fëmijë. Thonë që fëmijët do t’i marri shteti, ne duam që fëmijët ti marrim këtu, i duam një ne dhe një nga gjyshja tjetër.
I kemi plagë në zemër fëmijët. Fëmijët janë 9 vjeç dhe 3 vjeç. Nuk kemi folur dhe nuk duam të flasim me familjarët e nuses.
