Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Suedi, ku një autobus urban është përplasur në qendër të Stokholmit.
Sipas mediave të huaja, autobusi u përplas në një stacion pritjeje të udhëtarëve në lagjen Östermalm, duke plagosur disa persona.
Të njëjtat burime folën edhe për vdekje, informacion që u konfirmua nga policia, pa dhënë detaje të mëtejshme.
Policia tha se po e heton rastin si vrasje nga pakujdesia dhe shoferi i autobusit është arrestuar. Incidenti shkaktoi kaos në vendngjarje, ndodhi gjatë orës së pikut.
Zëdhënësja e Transportit të Stokholmit, Sophie Gunnarsson, tha se ishte një incident serioz.
Oscar Davila, menaxher i operacioneve për shërbimin e shpëtimit në Stokholm, konfirmoi se ka të plagosur në vendngjarje, disa prej të cilëve në gjendje të rëndë.
