E zbulon Rama, ja kur do nisë shpërndarja e BONUSIT për pensionistët

Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e sotme në Njësinë numër 2 në Tiranë për një takim me socialistët, teksa shpjegoi buxhetin e vitit 2026 për bashkinë e Tiranës.

Rama foli për pensionet duke përmendur shifrën 1.7 mld euro në dizpocizion të pensionistëve këtë 4-vjeçar. Ai shtoi se bonusi i fundvitit do jepet në fillim të dhjetorit. Ndërkohë, theksoi edhe një herë se rritje pensionesh do ketë çdo janar deri në 2030.

“Është e domosdoshme që secili dhe secila të bëjnë atë që duhet brenda mundësive dhe pozicioneve që kanë që gjërat në bashkinë e Tiranës të shkojnë mirë. Këto ditë duke folur për buxhetin e Tiranës të flasim për buxhetin kombëtar, më në fund kemi vendosur atë që kemi dashur të bëjmë prej kohësh, por na është dashur që ta bëjmë, rritjen e mbështetjes reale, për pensionistët.

Që faktikisht do të zenë pjesën kryesore në financimin e shtetit në këtë mandat të katërt, ku mbështetja ekstra për pensionet do të shkojë në shifrën 1.7 mld euro.

Të cilat janë të ndara në 4 vite, janë të përcaktuara në buxhetin afatmesëm të qeverisë, qoftë për pjesën që do të na mundësojë objektivin ku duam të çojmë pensionin mesatar në kategorinë e pensionit të plotë urban dhe pensionin minimal në pensionin rural.

Është një moment që e përmbush atë që ka qenë ambicia jonë kryesore, që rritje e vazhdueshme ekonomike, FMN u shpreh me nota shumë pozitive për ekonominë, të jetë një rritje e cila është gjithpërfshirëse.

Fakti që sot edhe pensionistët përfshihen në këtë ambicie dhe do të prekin këtë rritje të vazhdueshme është një fakt që më lehtëson edhe për pensionistin.

Për ta bërë të qartë se çfarë nuk thuhet dhe çfarë nuk përflitet ku 95% e gjërave që qarkullojnë të rreme ose edhe më keq, gjysëm të vërteta. Është thënë edhe faktikisht vitin e ardhshëm do shpërndajmë në muaj bonusin e vitet të ri.

Është e pavërtetë, bonusi i fundvitit do jepet si vitin e shkuar, duke filluar nga fillimi i dhjetorit, është një bonus që shkon për festa e fundvitit. Vitin e ardhshëm nga janari do fillojmë të rrisim mbështetjen për pensionistët. Rritja e çdo janari që vjen do jetë dyfishi i janarit pasardhës.”– tha
Rama.

Next