“Nuk mund të jetë prezantuese, kur nuk di mirë shqip”, Beniada dhe Aulona përballen për herë të parë pas debatit të bujshëm

Në puntatën e djeshme të “Për’puthen”, krahë opinionistes Aulona Musta nuk ishte Laert Vasili por Beniada Nishani.

Aulona u përball me Beniadën pas një ‘përplasje’ që mori një vëmendje të madhe disa muaj më parë. Duke iu referuar Beniadës, Aulona kritikoi përdorimin e të gjuhës shqipe në një emision pasditeje.

“Për mua fakti që Beniada prezanton një emision pasditeje, kur nuk di të flasë shqip siç duhet…”-ishte komenti i Aulonës, i pasuar nga Beniada e cila tha- “Qentë le të lehin, karvani ec përpara”.

Sot të dyja vajzat ishin përballë njëra-tjetrës ku edhe komentuan situatën mes tyre.

Pjesë nga biseda:

Megi: Aulona më thuaj pak, a mundet që të jetë opinioniste dikush që nuk flet mirë shqip. Apo ishte shumë herët dhe e tepërt?

Beniada: Pyetja ishte për mua? Ngaqë po më sheh mua…

Megi: Po pyesja Aulonën. Të intereson përgjigja?

Beniada: Jo, fare por unë jam e edukuar dhe dëgjoj.

Aulona: Patjetër që një opinioniste që nuk flet mirë shqip mund të jetë dhe të japë mendimet e saj sepse kushdo ka të drejtë të japi mendime, patjetër edhe një vajzë që nuk e flet mirë shqipen. Megjithatë unë i qëndroj idesë time që një prezantuese nuk mund të jetë dot nëse nuk e flet mirë shqipen, njësoj siç unë nuk mund të bëj dot një emision politik. Nëse do të më thonin unë e di që po ta bëja do të isha një tmerr.

Megi: Beniada ke një replikë?

Beniada: Zemër, unë mendoj që secili prej nesh ka karakteristikat e veta dhe secili ka mënyra të ndryshme për t’u shprehur. Mbase ka njerëz që nuk e kanë gramatikën perfekte por më mirë të flasësh me komunikimin e zemrës sesa me komunikimin perfekt por me gjuhën e urrejtjes.

Megi: Do ta vazhdosh Aulona?

Aulona: Do ti që ta vazhdoj unë? Shiko përtej shakave, mua më pëlqen që në fakt është Beniada këtu dhe po ndajmë opinionet tona. Unë e kam vlerësuar Beniadën që në fillimet e saj dhe vazhdoj ta bëj kështu që… Ajo është një vajzë shumë solare, shumë e bukur dhe interesante absolutisht.

Next