Një aksident është shënuar në një nga galeritë e kromit në Bulqizë të martën. Një 45-vjeçar është dëmtuar rëndë, por pa rrezik për jetën. Ndërkohë policia ka proceduar penalisht drejtuesin teknik të minierës.
Tentoi të fuste 50 mijë euro bizhuteri pa deklaruara, arrestohet 33-vjeçari në Morinë
Njoftimi i policisë:
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin Sh.D., 40 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Ky shtetas, duke qenë me detyrë drejtues punimesh i një subjekti privat, nuk ka marrë masat përkatëse të mbrojtjes në punë, dhe si pasojë, gjatë punës është dëmtuar punëtori, shtetasi O.B., 45 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
