Gjendet i pajetë një burrë te ‘Bulevardi i Ri’ në Tiranë, çfarë dyshohet

Trupi i pajetë i një të moshuari është gjetur brenda në një kanal me ujë ditën e sotme në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur afër një kantieri në “Bulevardin e Ri”, në Tiranë dhe viktima është H.S., 74 vjeç.

Sipas policisë së kryeqytetit, ai u gjet pa shenja jete dhe gjatë këqyrjes paraprake nuk u konstatuan shenja dhune. Hetimet po vijojnë për ekspertimin mjeko-ligjor për shkaqet e vdekjes dhe rrethanat e ngjarjes.

“Te Bulevardi i Ri, në një kanal me ujë afër një kantieri, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi H. S., 74 vjeç. Punohet për përcaktimin e shkakut dhe rrethanave të humbjes së jetës”, tha policia e kryeqytetit.

Paraprakisht dyshohet për një ngjarje aksidentale, rënien në kanal të viktimës dhe pamundësinë për të dalë nga uji, por pa përjashtuar edhe pistat e tjera.

Next