Një incident i rrezikshëm ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në Pedonalen e Shkodrës, ku ka shpërthyer një ngrohëse gazi në një lokal.
Raportohet se në momentin kur shpërtheu ngrohësja e gazit, lokali ishte i mbushur me klientë, të cilët janë larguar të alarmuar.
Në videon e publikuar nga JOQ, flakët vijojnë, teksa digjen edhe disa tavoline dhe karrige.
Ky incident vë në pikëpyetje sigurinë që ofrojnë bombolat e gazit, të cilat janë përhapur masivisht për ngrohje gjatë dimrit.
