Në seancën plenare të radhës në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Bledjon Nallbati, kundërshtoi deklaratat e bëra nga kolegu i mazhorancës në Devoll, Genti Lakollari, mbi investimet dhe zhvillimin ekonomik në zonë.
Nallbati e akuzoi Lakollarin se po paraqet një realitet të shtrembëruar, ndërsa premtoi se do ta demaskojë sa herë që, sipas tij, paraqiten të pavërteta. Ai hodhi poshtë pretendimet se Devolli ka përfituar investime të rëndësishme, duke sjellë si shembull mungesën e projekteve konkrete dhe gjendjen tërësisht të degraduar të objektit të spitalit bashkiak.
“Mos mendo se këto fjalë që po them janë një sulm ndaj teje. Sepse si individi të kam respektuar gjithë jetën, por si deputet sa kohë të rrish atje të mbash karrigen duke u ngritur me recitime që ti shkruaj në një kohë kur Devolli është fshirë nga lista e investimeve do të bëjë leckë jo vetëm ty, por këdo që ka mashtruar devollinjtë në çdo fushatë dhe sa marrin votat nuk i konsiderojnë në asnjë moment”, tha Nallbati, teksa më tej ftoi publikisht Lakollarin, së bashku me kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, dhe kryetarin e Bashkisë së Devollit, që të përballen në një debat të hapur në qendër të qytetit, për t’u ballafaquar drejtpërdrejt me qytetarët mbi gjendjen reale të zonës.
Reagimi erdhi menjëherë nga kreu i Kuvendit. Niko Peleshi e qortoi Nallbatin për tonin e përdorur, duke i kërkuar të ruajë etikën parlamentare dhe respektin ndaj kolegëve. Me ironi, ai shtoi se nëse dikush heziton të hyjë në debat me të, arsyeja duhet kërkuar te vetë Nallbati dhe jo te mungesa e guximit të të tjerëve.
Pjesë nga fjala e Nallbatit:
Në fakt do doja të kisha këtu kolegun tim nga mazhoranca se e dëgjova me vëmendje fjalimin që mbajti në parlament seancën e kaluar dhe ndihem i lumtur në fakt që pas 5 vitesh që jam në këtë sallë përfaqësuesi i mazhorancës që përfaqëson qytetarët e Devollit më në fund foli se 5 vite rresht nuk kisha dëgjuar askënd. Ky është një përparim i dukshëm, vetëm përpara.
Por i dashur koleg besoj që do kesh mundësinë ta dëgjosh i thuaj atyre që ta shkrujnë fjalimin që unë nuk i shoh aspak gjërat me syrin politik. Por i shikoj me syrin real e shikoj të vërtetën ashtu si është të bardhës i them të bardhe dhe të zezës i them të zezë. Kam kurajon të përshëndes edhe të duartrokas edhe kolegët e mazhorancës kur thonë të vërtetën dhe do kisha dashur që për ty të duartrokisja më fort por s’ma dhe mundësinë. Dole dhe the në Devoll ka pasur zhvillimi ekonomik se qeveria ka një vëmendje të hstuar por cilat janë këto.
Fole për spitalin rajonal rikostruksionin e krocës harrove të thuash që ti bashkë me zotërinë këtu lart gënjyet se në fushatë thatë do të bëjmë rikonstruksionin bashkiak të devollit që është kthyer në një ngrehinë të shkatërruar pa mjekë dhe infermierë. Shumë mirë që do bëhet spitali i Korçës por devollinjtë a ekzistojnë gjëkundi për ty që të kanë votuar? A ekzsiton sikundër të thashë në seancën e kaluar në tabelen e shpenzimeve prej 9.2 miliardë euro emri Devoll në atë listë. jo nuk ekziston.
Mos mendo se këto fjalë që po them janë një sulm ndaj teje. Sepse si individi të kam respektuar gjithë jetën, por si deputet sa kohë të rrish atje të mbash karrigen duke u ngritur me recitime që ti shkruaj në një kohë kur Devolli është fshirë nga lista e investimeve do të bëjë leckë jo vetëm ty, por këdo që ka mashtruar devollinjtë në çdo fushatë dhe sa marrin votat nuk i konsiderojnë në asnjë moment. Por që ta dish ti djalë mirë nuk janë këto ato që të turpërojnë dhe të çnderrojën ty. Ajo që të çnderron ty është veprimi që kanë bërë këta me ty, që edhe pse je i ulur nuk të konsiderojnë aspak.
