Futbollistët dhe stafet e Bristol Sitit me Miluoll kanë dhuruar skena të pazakonta. Bashkë u përplasën sapo u vërshëllye përfundimi i ndeshjes së vlefshme për Championship ku Miluoll fitoi(0-1).
Trajneri i Miluoll, Aleks Neil, refuzoi që të shtëngonte duart me rivalin Gerhard Struber. Për këtë reagoi kapiteni i Bristol Sitit, Xhejson që shtyu trajnerin rival.
Më pas të gjithë u përfshinë. Trajneri i Miluollit ndërkohë ka mohuar që refuzoi të shtrëngonte duart.
Anis Mehmeti u përfshi vetëm në një moment, duke u munduar që të ndajë ata të cilët u përfshinë. Humbja minimale në shtëpi djeg në javën e 19-të, pasi Bristoli tashmë qëndorn jashtë zonës së “play off”.
Përplasja mes dy klubeve: (VIDEO)
