A ka Shqipëria një datë të anëtarësimit në BE? Majlinda Bregu: Do t’i duhen edhe 106 vjet!

by editor

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Opinion’ në TV Klan.

Advertisements

Ndër të tjera, Bregu foli edhe për shanset për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Advertisements

Sipas Majlinda Bregut, Shqipërisë do t’i duhen edhe 106 vite për t’iu hapur kapitujt në BE.

Fevziu: A ka Shqipëria, sipas mendimit tuaj, një datë të përafërt të anëtarësimit në BE?

Majlinda Bregu: Të them të drejtën, unë nuk kam qenë dakord kur kam dëgjuar datën e fundit para një viti nga ish-presidenti i Këshillit Evropian, i cili caktoi vitin 2030.

Fatlume dita nëse ndodh në 2030. Por, për të ndodhur në 2030 anëtarësimi i Shqipërisë apo vendeve tona, do të duhej të ndryshonte i gjithë procesi i anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Sepse, nëse Shqipëria do të vazhdojë me të njëjtin model teknik te qasjes drejt BE-së, pra me të njëjtin model të negociatave, që në pjesën e tyre thelbësore nuk i kanë hapur kapitujt.

Duke llogaritur sa kohë i është dashur Malit të Zi, që është një vend më i vogël, i cili ka më pak probleme dhe një vend që është parë me sy të mirë deri dje për shkak të numrit të kufizuar të qytetarëve.

Dhe të ecim me të njëjtin ritëm të negociatave të Malit të Zi, Shqipërisë i duhen edhe 106 vjet.

Fevziu: Sa?

Majlinda Bregu: 106 vjet. Pra, as për mua, as për ty dhe as për fëmijët tanë. Por ka një shans. Në rast se ndryshon mënyra sesi BE-ja ka vendosur të trajtojë procesin e zgjerimit dhe anëtarësimeve të reja, atëherë ka një mundësi sikurse ju dha Ukrainës, edhe pse në lufte, ju dha një mundësi për të ecur përpara./Opinion.al

You may also like