Aksident në Lushnjë! Makina i pret rrugën mjetit me targa gjermane, dy të plagosur në gjendje të rëndë

by editor

Pas përplasjes, një nga makinat përfundoi në kanalin anësor të rrugës

Advertisements

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Lushnjë, ku dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë.

Advertisements

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në aksin rural Kasht bardhë-Krutje, në kryqëzimin e fshatit Qerret i vjetër. Mjeti tip fuoristrada me targa gjermane udhëtonte nga Kasht bardha në drejtim të Krutjes dhe mjeti tip Pasat i ka prerë rrugën në kryqëzim. Nga përplasja, kanë mbetur të plagosur rëndë personat që ndodheshin në mjetin Pasat, pasi makina përfundoi në kanal.

Raportohet se gjendja e tyre është e rëndë, teksa janë transportuar për në spital.

Në vendngjarje ndodhet policia e qarkullimit dhe zjarrfikësit e Lushnjes, teksa pritet ekspertiza për të saktësuar shkaqet e aksidentit.

You may also like