Armand Shkullaku: Rama nuk e dorëzon Veliajn, po ra njëri bie edhe tjetri

by editor

Gazetari i njohur Armand Shkullaku, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, shprehet i bindur se Edi Rama, nuk do ta “dorëzojë” në asnjë mënyrë Erion Veliajn edhe pse bën sikur jep sinjale për të kundërtën.

Advertisements

Shkullaku tha se rënia e Veliajt, do të nënkuptonte edhe rënien e vetë Ramës dhe se ata “janë një”.

Advertisements

“Tani, që këta kanë vjedhur, kanë vjedhur, është bërë nami. Ky tipi i bashkisë, ka arritur kulmin. Kanë ikur qindra miliona dhe nuk ka incenerator. Dikur, punohej dhe kishte 12-20% qe merrje, tani është 100%. Këto të dy element ishin aq të fortë që e detyruan SPAK të hapte hetime për “5D”.

Çështja është, SPAK dy gjëra nuk guxon të prekë, dy kolonat e regjimit, korrupsionin zgjedhor dhe korrupsionin e qeverisë dhe Bashkisë që vjedhin vota për të vjedhur Shqipërinë dhe Shqipërinë për të vjedhur vota. Në këtë situatë, Edi Rama krijon atë idenë, që këtë rradhë edhe mund ta lëshojë, ka forcuar Belën, emërimet i bën Bela, etj. Pra këto nuk janë real politik.

Kush është modeli i Velaijt? Unë qeveris dhe kush ha kumblla dhe dardha ku di gjë unë. Po kështu dhe Rama. Pra Veliaj zbaton modelin e përcaktuar nga Rama.

Rama është pragmatik, nuk i hap avaze vetes në Tiranë, duke ditur që milionë euro që rrjedhin nga korrupsiuoni, shkojnë te media të cakturaa, propaganda e caktuar, blerja e kundërshtarëve politikë. Me Ogertën dhe Elisën, krijon ide, ta lexojë kush të dojë si mesazh që po e tkurr. Rama dhe Veliaj janë një. Rënia e njërit, çon te rënia e tjetrit”, tha Shkullaku.

You may also like