Është arrestuar nga departamenti i Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit e dashura e Safet Bajrit, pasi dyshohet të jetë përfshirë në vrasjen e Fatbardh Licit në gusht të 2018 në Shkodër.
Advertisements
Gazetarja Klodiana Lala, raporton se shtetasja me inicale E.A, pronare e një butiku rrobash në Myslym Shyr në Tiranë, është vënë në pranga 5 ditë pas partnerit të saj.j.
Advertisements
Mësohet se Gjykata e Posaçme caktoi ndaj saj masën e “arrestit me burg”, për akuzat e krijimit të kushteve për të kryer vrasje dhe përkrahje te autorit të krimit.
Emisioni “Në shënjestër” i gazetares Klodiana Lala zbardhi mbrëmjen e së mërkurës rolin e A.E në ngjarjen e 2018 që përplasi dy familjet Lici e Bajri.
E.A ndodhet aktualisht në burgun e grave në Pojskë të Pogradecit.