Është vendosur në pranga Flamur Rraja, vëllai i ish-deputetit të PS-së, Rrahman Rraja.
Advertisements
Flamur Rraja ishte shpallur në kërkim pasi akuzohet se ka dhunuar pjesëtarët e një familje.
Dyshohet se vëllai i ish-deputetit të PS-së ka dhunuar më 24 Tetor, Kujtim Cacën dhe familjes së tij, për shkak të konflikteve për pronën.
Advertisements
Ngjarja u raportua dy ditë më vone dhe është mbajtur e fshehtë nga policia.
Në kërkim është shpallur dhe djali i Flamur Rrajës, Arjel Rraja.
I riu është ndalur dhe më herët nga policia për posedim dhe shitje të lëndëve narkotike.