Bashkëshortja e Sali Berishës, Liri Berisha, ka folur për mediat, ku ka shprehur ngushëllime për vdekje e ish-deputetit demokrat Gerti Bogdani.
Advertisements
Pas homazheve në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë, për mediat Liri Berisha është shprehur se “asgjë nuk ka vlerë në këto momente se jeta e atij që iku”.
Advertisements
Më tej ajo u lut që familja e tij, prindërit e bashkëshortja, të gjejnë forcën për të kapërcyer këtë humbje të madhe.
“Asgjë nuk ka vlerë në këto momente se jeta e atij që iku. Në pozicionin e nënës dua të ngushëlloj prindërit dhe lutem bashkë me ta të gjejnë forcën për ta kapërcyer këtë dhimbje. Edlirën, para së cilës dalin duar të rënda dhe të vështira kryer. Ngushëllime miqve, shkove, me të cilët bëri një rrugëtim të shkurtër. Do ta kujtojmë më shumë dashuri, respekt dhe mirësi “, tha Liri Berisha.