Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Fatbardh Licit. Sipas dosjes hetimore, dhe siç SPAK ka bërë me dije publikisht me anë të një njoftimi zyrtar, Lici është ekzekutuar pas vrasjes së ish-policit Boran Bërçana.
Advertisements
Kjo për shkak se fisi Bajri kishte dyshime se miku i tyre, Boran Bërçana, i cili ka qenë punonjës policie deri disa muaj para ngjarjes, ishte ekzekutuar në makinë nga Ibrahim Lici. Por duket se nisja e këtyre vrasjeve ishte thjesht “shkarkesa” e atyre që po luhej prej kohësh “nën rrogoz”.
Advertisements
Sipas SPAK, Behar Brajoviq dhe Safet Rustemi (Bajri) kanë qenë në Tiranë më datë 9 gusht 2018, pra një ditë para ngjarjes. Bashkë me ta kanë qenë edhe Gjin Boriçi (i vrarë me urdhër të Behar Bajrit), Denis Brajoviq, Arjan Zogaj e Eria Ago. Ndërsa Astmer Bilali ka qenë në Velipojë. Plani i vrasjes mund të ketë nisur shumë më herët, por vetëm mbrëmjen e 9 gushtit, Safet Bajri e ka marrë Astmerin në telefon dhe i ka kërkuar që t’i bashkohet grupit në Tiranë. Gjatë kësaj kohe, si Behar Bajri, edhe Bilali kanë pasur komunikime të vazhdueshme me Ibrahim Licin; madje edhe kanë debatuar.
Ibrahim Lici e ka akuzuar Astmer Bilalin se ka vjedhur “rikat” e Arjan Zogajt. Rikat janë të voglat e rosës, por në këtë kontekst nuk dihet përse janë përdorur. Lici akuzon Bilalin se ka vjedhur “rika jeshile”, 2 ose 3 copë, por ka gjasa që termi të mos jetë përdorur literalisht për shpendin, por si nënkuptim për diçka tjetër. Se çfarë, kjo ende nuk është zbuluar nga grupi hetimor.
Në biseda telefonike, Behari flet me Ibrahimin, të cilin e ka bërë kumbarin e djalit të tij. Kryefjala e bisedës është Astmer Bilali dhe “rikat” e vjedhura. Duket se Lici ka nisur që të ketë dyshime tek familja Bajri dhe tek personat e afërt me ta. Po ashtu, në atë bisedë Behar Bajri vihet në dijeni se “rikat” e vjedhura kanë qenë të Arjan Zogës. Ky i fundit nuk dihet se kush është dhe se me çfarë aktiviteti merret në qytetin e Shkodës. Megjithatë pavarësisht tensioneve dhe mosbesimit që kanë ndaj njëri-tjetrit, gjithë kohës i referohen njëri-tjetrit si ‘kumbarë’.
BISEDA ME BEHAR BAJRIN MË 09.08.2018:
Behari: O kumar!
Ibrahimi: Hë mor kumar.
Behari: O kumar, m’a thuj kur ja ka vjellë Arjanit rikat.
Ibrahimi: Ktij ja ka vjell, ja ka q.. nënë p… ka ka herë i ka kalu një mur nja 10 metra lart a nja njëzet metra, ja ka vjell rikat Behar, ai bir k….
(Në sfond dëgjohet një zile telefoni në tavolinën ku është Behari dhe Ibrahimi dyshon se bisedën po e dëgjojnë dhe të tjerë).
Ibrahimi: E fute intrigën itash. Është 100%, por për me e fut t’a thashë mos çaj kryet thuaja dhe Astmerit dhe Arjanit.
Behari: Unë Astmerin nuk e kam shok vlla. Unë me Arjanin jam rrit.
Ibrahimi: Po s’ka lidhje s’e ke shok, e fut ti atë, shok apo shok nuk i ke asnjeni ti shok ata, dhe njërit dhe tjetrit ja thua ti të dyve.
Behar: Unë Arjanin e kam shok.
Ibrahimi: E di mo, e di që e ke shok.
Behar: Kurse atë atë.
Ibrahimi: A ka hyr Arjani te ajo gjilpëra, a e ka nxën Arjanin gjilpëra, te bira e gjilpërës?
Behar: Arjanin e kam vlla,vlla mysliman
Ibrahimi: Vlla mysliman është ai besimtar.
Behari: Arjani ka hyrë në shtëpinë time dhe kur dikë fut në shpin time është diçka tjetër.
Ibrahim: Po rikat pash zotin, nja dy rika jeshile, po ça kan ken, e di Arjani shumë mirë atë punë, po dyshon Arjani dhe te ky dhe te dikush tjetër, po ky ja vjedh po ky.
Behar: E pyeta a të ka hup noj rike. Po më tha, para nja katër vjetësh.
Ibrahim: Po bravo, njashtu ka qenë.
Behari: Po jo në shtëpi time po diku tjetër.
Ibrahimi: Po ta tijat ça di unë ka kapërcyer një mur të lartë, kam hek keq me e kaprcy. Dyshonte te Sidriti, jo te Astmeri. Po është gjë e vogël kjo se çfarë po i bën Arjanit se i ka vjedh dy rika, po ulen e po pijnë kafe, se kanë interesa të përbashkëta, s’prishen kollaj.
Behari: Po për krye të nënës nuk kam punë lomshi…
Ibrahimi: Po kan interesa, nuk prishen për dy rika. Kanë interesa të perbashkëta. I kan dhënë informacione njëri – tjetrit, njeni ai e tjetri ky janë bo shok, nuk është se prishen për dy rika, është gjë e vogël.
Behari: Shokë nuk janë po…
Ibrahimi: Janë. Të kam thënë unë ty, të kam thënë kur shkojn njerzit te prifti rrëfehen mekatesh, rrefehen gjithçfarë ka dhe zënë shok të ri.
Behari: Jo mo kumar, jo mor kumar.
Ibrahimi: E di kumara mirë ku pikon çatia, i njeh kumara carangat dhe mushkonjat, i njeh mirë.
Behari: S’di gjë në këto punë.
Ibrahimi: E çfarë të thotë kumara i ke të sakta.
Behari: Kurse shoku jot ka qenë gjarpër uji, është bërë gjarpër toke.
Ibrahimi: Qesh. A e di çfarë ka kenë ai. Unë e kam dasht fort prapë.
Behari: Ka qenë gjarpër uji, është bërë gjarpër toke, i është forcu helmi.
Ibrahimi: Gjarpër e kam bërë unë mor kumar. Ai kurr s’mund me kafshu mu. Është shumё i vogël. Jo mor kumar, nja qa sa të kashon ty Daku, nja ty me u prish me ty nja aq sa te kafshon ty, ai dhe kushdo në Shkodër.
Behari: Jo mor jo.
Ibrahimi: Ku kan me zenë mua, ah po me m’thir për kafe nuk i shkoj. A me thir për noj muzikë nuk i shkoj kujt kumar se nuk i dihet.
Behari: Mos i shko kujt kumar dhe mos ja kthe shpinën Kirasit.
Ibrahimi: E nëpër kafe e nëpër shpija, nuk i shkoj kujt për kafe, se aty nuk ka gjë në dorë kumara.
Behari: Jo normal, për mua u befsh 100 vjeç kumar.
Ibrahimi: E ti për mua se jam kumara e djalit tat.
Behari: Kam qef me ndje mirë për ty, por janë disa njerëz që janë gjarpër uji bëhen gjarpër toke, u forcohet helmi. Nuk kam gjë tjetër me të thënë o kumar.
Ibrahimi: E di mor kumar, po nuk ka brum mor kumar. Duhet me pas n’rrënjë. A ke ni, dardha me ranë nën dardhë, a kupton, a ka helm Bal Bilali? Nuk ka ku e mer helmin, ka noj vagabond gjashtëmujor e u rrah me noj në boks, me u rrah me noj një në grusht mа tepër nuk përbën kush kërcënim për mua kumar.
Behari: Nuk është shoku im.
Ibrahimi: E di sa shok e ke.
Behari: Jo nuk është shoku im për mu.
Ibrahimi: E ke pas nja dy javë apo nja tre javë se ke ardh me m’a lëvdu kumar se ma kë lëvdu pak si tepër.
Behari: Normale ka qef ropi me i dit, kam pas dash me dit disa gjëna.
Ibrahimi: Ke pas shok disa ditë, se m’a ka lëvdu pak si tepër, po tash ka ndërru mendim kumara unë kam pas ndryshu mendim dhe ja kam thënë atë ditë te shpia ime kur të thashë ty me m’a thirr. Kam detyrime për ty dhe s’kam keq me ty njate ja kam kallzu, se ai ka mendu se unë di pak për të, por ka gabu se unë di më shumë për të po ja kam kallzu që s’kam keq me ty, nji kaq, pse nuk kam keq. Kam hangër bukë me të. Kam detyrime për të dhe është shumë i vogël me përbë rrezik për mua, për nji këta gjona mos ke ken njëra nga këta trija gjëra do t’ja kisha thënë noj gjë tjetër.
Behari: A po ma nigjo një fjalë.
Ibrahimi: E kuptoj.
Behari: Qenija qifte ropt atij se nuk e kam shok.
Ibrahimi: Jo mo ishalla nuk ni keq për të, se ndoshta shok nuk e kam, me thënë të drejtën, por detyrime kam pas për të para, mbrapa ishalla ni vetëm mirë, por si i ka hyrë kësaj rruge, rrah një e rrah një tjetër, ka me rënë noj burg.
Behari: Shok nuk e kam (flasin të dy përnjëherësh).
Ibrahimi: Marr vesh.
Behari: Për mua vlla rrah njerëz lart e poshtë.
Ibrahimi: Gjynah se ka hyrë në rrugë të keqe.
Behari: Vari lesht.
Ibrahimi: Çfarë kena me i bë mo kumar?
Behari: Ро.
Ibrahimi: Si më the për ata atje që nuk carave ashtu janë ata bën pa marke
Behari: Nuk ka burrë kumara e deri dje ka nejt me ty dhe ka ardh te na dhe nuk me interson puna e atij hiç, nuk më intereson puna e atij hiç atij k…
Ibrahimi: A më ke thanë ka hëngër e m’a ke kallzu vetë tana. M’i ke thënë ti dhe si ka dasht që me të hanger thashë me dy lugë. Ja kam thënë atë ditë që thashë thirre dhe ja kam thënë atë detyrim për të. Ja kam thën që s’kam asgjë me të
Behari: Ai rrin me djemt e axhes të mi, se mua nuk më intereson fare për të.
Ibrahimi: As mua s’me intereson, por s’ka qenë djalë i keq.
Behari: Po duke rrah njerëz rrugëve se nuk e ka mirë.
Ibrahimi: Nuk e ka mirë.
Behari: E duke ju thënë.
Ibrahimi: E di vetë ai punët e veta.
Behari: Tu i rrah e duke ju thënë a ju ka fol kush keq për mua.
Ibrahimi: Për çfarë i ka thënë kush aty se me ken ai kishte thënë me emra e po s’ka pas normal nigjo mu e kap keq atë gjë, po me pat përmen emra e ke pas parë punën e tij, po ai kush që do t’i thon ai dikush e ka fry po dikush e ka fry, po s’me ka borxh mua ai se e ka fry nuk me ka borxh gjë mua.
Behari: Vari lesht. Nuk më ka kurr borxh. I kshu puna e Arjanit. Ishallah nuk po bëjnë bam. Dhe po ja ka vjedh rikat mirë nuk ka bërë
Ibrahimi: Ishalla s’po i vjedh më për ner, qa i gjë nuk është se ka bo dëm të madh. /ZËRI