Author: editor

  • Nga burgu në shtëpi, Idajet Beqiri ka një mesazh për Berishën pas lirimit të Saimir Tahirit: Do të bjerë dhe ty halli kur të të futet në burg…

    Nga burgu në shtëpi, Idajet Beqiri ka një mesazh për Berishën pas lirimit të Saimir Tahirit: Do të bjerë dhe ty halli kur të të futet në burg…

    Lirimi me kusht i Saimir Tahirit duhet të ishte bërë më herët. Ky ka qenë konkluzioni i avokatit Idajet Beqiri gjatë një bisede në një studio televizive.

    Beqiri tha se Gjykata ka dhënë një vendim të drejtë por të vonuar për shkak të politizimit të çështjes. Pra, sipas tij retorika politike nuk ka lënë drejtësinë të veprojë siç duhet.

    “Prokuroritë këtu tek ne marrin një pozicion të gabuar, që i bie ndesh ligjit. Prokurori ishte korrekt dhe i ka dhënë këtë masë. Vetëm se ishte ministër u fut në burg, se po të ishte qytetar i thjeshtë do ishte me kusht.

    Kjo do të thotë që politika këtu dëmton sistemin e drejtësisë. Me ashpërsi ne kemi rritur kriminalitetin. Duhet të zbusim shpirtin dhe konceptin tonë për ligjin dhe të drejtën etj. Burgu nuk zgjidh çdo gjë.”- tha Beqiri.

    Avokati ka patur edhe një koment për deklaratën e Berishës lidhur me lirimin e Tahirit. Beqiri thotë që mos të flasë para kohe, pasi edhe Shkelzen Berisha do të futet në burg dhe drejtësia do duhet të bëjë punën e saj.

    “Do qëndrojë në shtëpi në ato kushte që i ka thënë gjykata dhe që ka marrëveshje ai nga shërbimi i provës. Nuk ka detyrim të shkojë. Dëgjova këto deklaratat e Berishës janë çmenduri, që i bëjnë njerëz që na kanë drejtuar.

    Mos u fut në këto probleme se nuk janë as të pozitës, as të opozitës. Janë probleme të drejtësisë, lërë të veprojë. Lërë se të bie në kokë, do të futet në burg nesër Shkëlzeni. Do të bjerë vetë ky hall mbi kokë.”-thotë Beqiri.

    Shkëlzen Berisha u thirr në SPAK pasi emri i tij ka qenë shumë ‘popullor’ në shumë shkresa apo ‘koicidenca’ që kanë pasur të bëjnë me biznesin shumë fitimprurës të demontimit të armëve në Gërdec.

    Një shkresë për të e dalë nga Ministria e Drejtësisë dhe komunikime intensive me persona të përfshirë ishin disa prej këtyre rasteve.

    Vetë Shkëlzen Berisha është shprehur ‘i habitur’ jashtë SPAK në prononcimin e tij për mediat, teksa thotë se nuk e kupton se si ka mundësi që të njëjtët prokurorë që para 15 vitesh (Kur babai i tij ishte Kryeministër) mendonin se ai nuk kishte lidhje me këtë çështje dhe tani pas 15 vitesh mendojnë ndryshe për të.

  • Të shtëna me armë zjarri, humb jetën 19-vjeçari

    Të shtëna me armë zjarri, humb jetën 19-vjeçari

    Një qytet francez me 4,000 banorë u trondit nga të shtënat me armë që i morën jetën një 19-vjeçari dhe lanë të plagosur dy të tjerë, njëri prej tyre babi i viktimës. Menjëherë pas krimit autori u vetëdorëzua në polici, ndërsa ngjarja e cila ndodhi pranë një shkolle nuk konsiderohet një sulm tëerrorist.

    “Unë isha në një takim kur më thanë se kishte dy helikopterë që qarkullonin mbi Nantua, kështu që u ktheva me nxitim në komunë dhe më pas mësova se kishte pasur një problem mjaft të madh. Është një qytet ku nuk do ta prisnit këtë lloj problem”, tha Olivier Robin, nënkryetar i bashkisë së Nantua.

    Sipas mediave franceze në shënjestër të sulmit me armë zjarri mendohet se ishin i riu dhe babai i tij që është në gjendje të rëndë shëndetësore.

    30-vjeçari qëlloi disa herë mbi ta me armë, kur ata ishin ulur në tarracën e një kafeneje në qendër të qytetit Nantua.

    Pas njoftimit për ngjarjen dhjetëra forca policore dhe dy helikopterë blinduan vendin, e më pas nisën hetimet për të kuptuar më shumë rreth ngjarjes.

    “Ishte vajza ime ajo që më paralajmëroi e para, me mesazh. Dhe ne qëndruam në kontakt gjatë gjithë kohës, që ishte në shkollë. Isha e shqetësuar për sigurinë e saj”, deklaroi një dëshmitare.

    Nxënësit e shkollës u mbyllën në godinë për siguri, ndërsa banorëve iu kërkua të evakuoheshin ose të qëndronin brenda. Gjithashtu dyqanet në zonën e krimit qëndruan të mbyllura, deri në një njoftim të dytë.

  • Merr flakë pallati! Tym, flakë, viktima dhe të plagosur (Video)

    Merr flakë pallati! Tym, flakë, viktima dhe të plagosur (Video)

    Në Romë, një ndërtesë mori zjarr. Flaka ishte gjigande.

    Një person ka humbur jetën dhe 17 persona janë plagosur.

    Shtatë kanë pësuar djegie dhe tre prej tyre janë shtruar në gjendje të rëndë në spital.

    Megjithatë, dhjetë ishin të asfiksuar nga tymi.

    Trupi i pajetë i viktimës u gjet nga zjarrfikësit në shkallët e pallatit.

  • Tërmet në treg, euro nuk mban më! Thyhet rekordi negativ, sot si kurrë më parë

    Tërmet në treg, euro nuk mban më! Thyhet rekordi negativ, sot si kurrë më parë

    Euro ka zbritur sot në nivelin më të ulët historik duke thyer gjatë javës së fundit çdo ditë rekordin negativ.

    Banka e Shqipërisë raportoi pak më parë se një euro u ble sot me mesatarisht 108.73 lekë dhe u shit mesatarisht me 109.07 lekë duke shënuar një kurs me lekun si asnjëherë më parë që prej fillimit të përdorimit të saj.

    Euro është në rënie te lirë prej disa muajsh, gjë e cila u përshpejtua gjatë fushatës zgjedhore.

    Dy ditë më parë euro ra nën 110 lekë dhe tashmë duket se ai ishte kufiri psikologjik dhe tani rënie vijon nga ora në orë.

    Arsyet kryesore të rënies së euron lidhen me sasinë e madhe të monedhës europiane në treg për shkak se vendi është kthyer në një parajsë të pastrimit të parave, por edhe për shkak të nisjes së sezonit turistik.

  • Tronditëse! Burri që vrau gruan shtatzënë: Që të mos vuante e godita në …

    Tronditëse! Burri që vrau gruan shtatzënë: Që të mos vuante e godita në …

    Mediat italiane zbardhin detaje të reja për vrasjen e Giulia Tramontano-s, 29-vjeçares e cila ishte në muajin e 7 të shtatzënisë. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunës në Milano të Italisë, por u zbulua vetëm një ditë më parë.

    Giulia u vra nga i fejuari i saj, 30-vjeçari Alessandro Impagnatiello, pasi e reja kishte zbuluar se ai e tradhtonte. Alessandro, barist në një prej lokalet më në zë të Milanos e pranoi krimin dhe tregoi edhe rrethanat e ngjarjes së rëndë.

    Në rrëfimin e tij, Alessandro tha se kishte tentuar disa herë ta digjte trupin e Giulia-s, pasi e kishte mbajtur fillimisht në garazh e më pas në valixhe, për 3 ditë radhazi. Valixhen e braktisi më pas në rrethinat e Senago, aty ku u gjet pas rrëfimit të tij.

    Ai po ashtu mësohet se ka pretenduar para hetuesve se gjatë sherrit me 29-vjeçaren, kur kjo e fundit ishte rikthyer në shtëpi pasi kishte zbuluar tradhtinë e tij me një vajzë që po ashtu kishte mbetur shtatzënë, por e kishte abortuar fëmijën, Giulia kishte tentuar të vetëvritej. “E vrava që të mos vuante”, mësohet të jetë shprehur ai.

    “Teksa vinte drejt meje me thikën që po përdorte për të prerë domatet, nisi të priste veten në krahë, më thoshte që nuk donte më të jetonte. Kishte bërë disa prerje në qafë dhe kur iu afrova, në mënyrë që të mos vuante i bëra tre ose katër goditje të tjera në afërsi të qafës që të mos vuante.

    Thika ra në tokë, përpara divanit. Ajo ra përtokë dhe unë i thoja se gjithçka kishte mbaruar dhe se duhet të pushonte”, mësohet të ketë thënë para hetuesve italianë 30-vjeçari.

  • “Pas lirimit ish-ministri kthehet dot në politikë?”/ Spartak Ngjela zbulon profesionin e ri ku mund ta shohim Saimir Tahirin

    “Pas lirimit ish-ministri kthehet dot në politikë?”/ Spartak Ngjela zbulon profesionin e ri ku mund ta shohim Saimir Tahirin

    Avokat Spartak Ngjela shprehet se ish-ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri u lirua nga burgu pasi nuk iu provuan akuzat për korrupsion.

    Sipas tij, Tahiri ka plotësuar kushtet e vendosura në ligj dhe për këtë arsye gjykata ka vendosur që pjesën tjetër të dënimit ta kryejë në shtëpi.

    I pyetur nëse ish-ministri mund t’i rikthehet sërish politikës, avokati i njohur shprehet se:

    Tani nuk e lë dënimi. Mund të dalë avokat, ai ka formim juridik.

  • Lajm i keq për ata që kanë EURO/ Si kurrë më parë euro bie në nivelin më të ulët historik, ja sa blihet dhe shitet sot në treg

    Lajm i keq për ata që kanë EURO/ Si kurrë më parë euro bie në nivelin më të ulët historik, ja sa blihet dhe shitet sot në treg

    Euro ka zbritur sot në nivelin më të ulët historik duke thyer gjatë javës së fundit çdo ditë rekordin negativ.

    Monedha e euros u ble sot me mesatarisht 108.73 lekë dhe u shit mesatarisht me 109.07 lekë duke shënuar një kurs me lekun si asnjëherë më parë që prej fillimit të përdorimit të saj.

    Euro është në rënie te lirë prej disa muajsh, gjë e cila u përshpejtua gjatë fushatës zgjedhore.

    Dy ditë më parë euro ra nën 110 lekë dhe tashmë duket se ai ishte kufiri psikologjik dhe tani rënie vijon nga ora në orë.

    Arsyet kryesore të rënies së euron lidhen me sasinë e madhe të monedhës europiane në treg për shkak se vendi është kthyer në një parajsë të pastrimit të parave, por edhe për shkak të nisjes së sezonit turistik.

  • “Nga problemet shëndetësore të gruas te kujdesi për fëmijët e mitur dhe…”/ Klodiana Lala zbardh detaje të reja: Ja çfarë e shpëtoi ish-ministrin Tahiri nga qëndrimi në qeli

    “Nga problemet shëndetësore të gruas te kujdesi për fëmijët e mitur dhe…”/ Klodiana Lala zbardh detaje të reja: Ja çfarë e shpëtoi ish-ministrin Tahiri nga qëndrimi në qeli

    Zbardhen detaje nga lirimi i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Gjykata e Elbasanit ka vendosur që Tahiri të vijojë dënimin e tij të mbetur në shtëpi.

    Gazetarja Klodiana Lala deklaroi se në Gjykatë janë dorëzuar dy ekspertiza mjeko-ligjore, në të cilat thuhet se gruaja e Tahirit vuan nga probleme shëndetësore, ndërsa ai duhet të kujdeset për fëmijët e mitur.

    Ndërkohë, situata për familjen e tij është rënduar sipas avokatëve të Tahirit është rënduar dhe nga vdekja e babait të ish-ministrit pak kohë më parë.

    Lala përmendi si element që çoi në lirimin e Tahirit dhe të faktit për sjelljen e tij të mirë në burg.

    Duke iu parashtruar këto kërkesa, edhe prokurori i çështjes ka qenë dakord me kërkesën, që Tahiri të vuante ditët e tjera të dënimit në shtëpi.

  • Sulmi me armë zjarri ndaj 50-vjeçarit në Shijak/ Autori ende në arrati, dy vite më parë plagosi edhe..

    Sulmi me armë zjarri ndaj 50-vjeçarit në Shijak/ Autori ende në arrati, dy vite më parë plagosi edhe..

    Autori i dyshuar i plagosjes së një 50-vjeçari gjatë natës së kaluar në qytetin e Shijakut, është ende në arrati.

    Policia po vijon punën për kapjen e 38-vjeçarit të identifikuar si autor të ngjarjes që ndodhi rreth orës 22:10 të së enjtes në lagjen “Popullore” të Shijakut, aty ku banon i plagosuri Ardian Çyrbja.

    Konflikti mes dy banorëve të qytetit ka nisur më parë në lokalin e lagjes, për t’u zhvendosur më pas në rrugën poshtë pallatit, ku autori i dyshuar ka qëlluar tri herë mbi Çyrben me një pistoletë.

    Më pas, autori është larguar nga vendi i ngjarjes. Ngjarja është parë dhe nga bashkëshortja dhe njëri nga djemtë e mitur të 50-vjeçarit.

    Burime nga policia vendore bëjnë të ditur se i plagosuri nuk është person i panjohur për ta.

    Dy vjet më parë ai është ndaluar nga policia e Shijakut për plagosjen me thikë të një 21-vjeçari, gjithashtu banor i lagjes “Popullore”. Disa muaj më vonë, në shtator të vitit 2021, ndaj Çyrbes me vendim gjykate u pushua çështja penale për plagosje të rëndë me dashje.

    Ndërkohë mbrëmjen e vonë të së enjtes për shkak të një konflikti banal të nisur në lokal, 50-vjeçari u plagos me armë zjarri dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

  • I FUNDIT/ Tërmet në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra dhe forca goditëse

    I FUNDIT/ Tërmet në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra dhe forca goditëse

    Një tërmet prej 3.1 balle ka goditur Shqiperine rreth ores 12:30.

    Lëkundjet janë ndjerë në qytetin e Lezhës dhe në rrethinat e saj.

    Tërmeti ishte me një magnitudë 3.1 ballë dhe thellësi fokale 2km.

    Deri tani nuk është raportuar për ndonjë dëm të shkaktuar nga tërmeti.