Author: editor

  • “Luizi nga shtëpia jonë ka dalë”/ Eduart Grishaj “rrëfen” sekretet e BBV: Atij i humbi jetën babai dhe…

    “Luizi nga shtëpia jonë ka dalë”/ Eduart Grishaj “rrëfen” sekretet e BBV: Atij i humbi jetën babai dhe…

    I ftuar ditën e sotme në “ E Diell” ka qenë regjisori Eduart Grishaj.

    Ai ka treguar se Luizi ka dalë nga shtëpia e madhe e Top Channel, edhe pse ai paraprakisht njihej se kush ishte.

    Ndërkohë që ka treguar gjithashtu se dëshira për ta bërë pjesë të Big Brother fenomenin Luiz Ejlli ka qenë që në edicionin e parë.

    “Luizi nga shtëpia jonë ka dalë. Ka qenë një zbulim. Ne Luizin kemi dashur ta marrim që në BBV1 por atij i humbi jetën babai dhe nuk u realizua.”- tha Eduart Grishaj.

  • Pse qentë disa njerëzve i leh dhe disave jo? Përgjigja e një veterineri do ju habisë

    Pse qentë disa njerëzve i leh dhe disave jo? Përgjigja e një veterineri do ju habisë

    Qente jane shume te dashur me njerezit dhe jane shume besnik dhe jane nje ndihme e madhe per shtepite apo njerezit per ruajtjen e shtepive.

    Tek qente sipas specialisteve thuhet se ata ruan nje territor te caktuar dhe kur dikush afrohen ata lehin.

    Reagimet jane te ndryshme dhe sjelljet jane te ndryshme por kjo varet dhe nga rraca e qenit dhe sjellja se si je sjellur me te.

    Në një qen, ndjenja e erës është 10.000 herë më e mirë se ajo e njeriut, prandaj nuk mund ta imagjinojmë atë që ata e perceptojnë këtë botë dhe çfarë informacioni shtesë ata marrin. Është e ma vhnitshme se si qentë mund të dallojnë dy binjakë që jetojnë së bashku dhe të hanin të njëjtin vakt.

    Këto kafshë mund të njohin erën e vendeve ku kanë qenë dhe njerëzve që kanë kaluar disa orë së bashku.

    Nuhatja e qenit eshte nje studim me vete dhe kjo ndryshon dhe sjelljen e tyre ne baz te aromave qe kane njerezit.

    Ndaj ata lehin apo kane sjellje te ndryshme.

  • E njohu në Facebook, 44-vjeçarja braktis 9 fëmijët për të riun nga Afrika. “Gjeta dashurinë e vërtetë”

    E njohu në Facebook, 44-vjeçarja braktis 9 fëmijët për të riun nga Afrika. “Gjeta dashurinë e vërtetë”

    44 vjecarja nga West Boldon u larguan nga familja e saj per tu lidhur me djalin e ri qe njohu ne rrjetet sociale.

    Heidi Hepworth tha se si ajo e takoi Mamadou Jallow, 32 nga Kamboxhia në Facebook dhe biseduan per shume mauj me rradhe.

    Kur u pyetën: “A besoni se kjo është dashuria e vërtetë?” Ajo u përgjigj: “Po, jam shumë e lumtur qe gjeta nje njeri te till qe me lumturon pa mase”.

    Heidi dhe i da shuri i saj aktualisht mbajnë një m arrëdhënie në distancë dhe pret qe ta afroj ate ne shtepine e saj.

    Ajo tregon se: Ne biseduam në Facebook për tre apo katër muaj me radhe . Gjërat përparuan mes meje dhe Jallow dhe unë vendosa të shkoja në Kamboxhia ta takoja. Udhëtimi ishte i frikshëm, por ai më priti atje dhe u takuam. Ishte magjike dicka e re ne jete time dhe plot emocione”.

    Ajo thotë se Jallow nuk po e takon atë për përfitime financiare. “Ai nuk dëshiron asgjë. Ai ka tre biznese. Ai ka pasaportën e tij, vizën e tij – pse ai do të më kërkojë për vizë nëse ai ka një të tillë. Ai vjen rregullisht në Angli për të vizituar djalin e vëllait të tij. Kështu që vjen rregullisht.

  • “I lagur nga mesi e poshtë”, Monika Lubonja zbulon partnerin e ëndrrave (Foto)

    “I lagur nga mesi e poshtë”, Monika Lubonja zbulon partnerin e ëndrrave (Foto)

    Monika Lubonja ka nisur pushimet dhe nuk i ka kursyer postimet në rrjete sociale.

    Një postim i bërë së fundmi ka tërhequr të gjithë vëmendjen e ndjekësve pasi aktorja ka prezantuar partnerin e ëndrrave.

    Ajo ka publikuar foton e një burri në pishinë, të cilin nuk e dimë nëse e njeh apo jo, duke lexuar një libër.

    “Ja dhe partneri i ëndrrave të mija. I lagur nga mesi e poshtë dhe i ditur nga mesi e lart”, ka shkruar Monika.

  • Reshjet e dendura të shiut, IHMK paralajmëron përmbytje në Kosovë! Zonat më të rrezikuara

    Reshjet e dendura të shiut, IHMK paralajmëron përmbytje në Kosovë! Zonat më të rrezikuara

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar përmbytje në disa zona të Kosovës si pasojë e vërshimit të ujit për shkak të reshjeve të shiut.

    Përmes një njoftimi zyrtar, IHMK thotë se mot me shi do të mbajë edhe në ditët në vazhdim.

    “Duke u bazuar në situatën e përgjithshme meteorologjike në vend dhe në përgjithësi në rajon e cila është jo stabile, duke u përcjellë me reshje të shiut, të cilat deri më tani kanë qenë të karakterit lokal me intensitet prej të ulët deri mesatarë e në disa zona deri në mesatarisht të lartë, kanë kontribuar që rrjedhat lumore ti mbajnë të qëndrueshme nivelet dhe prurjet e tyre, ndërsa disa prej tyre aktualisht ndodhën në kuotat e tyre mesatare deri afër maksimaleve”- tha IHMK.

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës shton se këto reshje kanë ndikuar edhe në tejngopjen e tokave, sidomos nëpër zonat e ulëta dhe përgjatë rrjedhave lumore.

    “Situatë e tillë me reshje, parashikohet të mbajë edhe gjatë ditëve në vijim, ku duke filluar nga nesër dt: 12/06/2023, pritet që të ketë reshje në intervale të ndryshme duke përfshi pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në disa zona ato do të jenë më intensive të cilat mund të krijojnë vërshime të shpejta, të karakterit lokal, sidomos në lumenjtë me karakter të rrëkeve, të cilat zbresin prej viseve malore, ku si pasojë do të ketë tejkalim të kapaciteteve transportuese të tyre dhe mundësi të paraqitjes së vështirësive në sistemet e kanalizimeve, shembje të dheut, probleme në komunikacion, bujqësi etj”, thuhet në komunikatë.

    IHMK sqaron se nga këto prognoza fillimisht meteorologjike me reshje e pastaj hidrologjike me mundësi vërshime në interval afatshkurtër nga shiu, parashihet që të kenë ndikim sidomos në:

    -Pjesa veriore: Pellgu i Ibrit (Sistemet lumore të: Ibrit, Sitnicës Llapit, Drenica etj.) ku Probabiliteti për të tejkaluar një prag të periudhës së kthimit të përmbytjeve 20-vjeçare: është 20 % ndërsa 5-vjeçare: 24 %.

    -Ndërsa pjesa Perëndimore, jugore dhe lindore (Pellgu i Drinit të Bardhë, Lepencit dhe Moravës së Binçës), parashikohet një probabiliteti për të tejkaluar një prag të periudhës së kthimit të përmbytjeve 5-vjeçare, gjegjësisht sasi më e vogël e reshjeve.

    Vlen të theksohet se, Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës tha për mediet kosovare se mot i ngjashëm do të jetë deri më 18 qershor.

    “Do të ketë rritje të temperaturave, rritje e lehtë. Të shtunën dhe dielën mesdita do të jetë 1 apo 2 gradë më ulët, pastaj java tjetër do të ketë sërish rritje të temperaturave, por që vranësirat mbesin prezent dhe për shumë ditë, d.m.th. edhe për 9 ditë të ardhshme, deri më 18 qershor nuk parashihet ndonjë ndryshim rrënjësor, përveç që temperaturat do të kenë rritje të lehtë”, theksoi ai.

    Aliu po ashtu theksoi se ekziston rreziku që në zona të izoluara të kemi edhe breshër.

  • Jepet paralajmërimi i bujshëm, stuhia po vjen! Ku do të ketë reshje sot?

    Jepet paralajmërimi i bujshëm, stuhia po vjen! Ku do të ketë reshje sot?

    Sot pasdite dhe nesër priten reshje mesatare në qarqet Kukës dhe Korçë, dhe reshje lokalisht mesatare në qarqet e tjera (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

    Në qarqet Korçë dhe Gjirokastër priten që reshjet të shoqërohen me shtrëngata.

    TEMPERATURAT

    Nesër (e hënë, dt.12) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

    në bregdet: 20 / 24 °C

    në vendet e ulëta: 17 / 26 °C

    në vendet malore: 11 / 19 °C

    ERA

    Sot pasdite (e diel, dt.11) dhe nesër (e hënë, dt.12) era pritet të jetë e lehtë deri mesatare në të gjithë vendin.

  • “Ka filluar alkoolin”/ Lorenci flet për ndarjen e Olsi Bylykut dhe Eglit: Unë i kam prezantuar, por…

    “Ka filluar alkoolin”/ Lorenci flet për ndarjen e Olsi Bylykut dhe Eglit: Unë i kam prezantuar, por…

    Lorenc Hasrama ka treguar ditën e sotme detaje nga ndarja e dyshes Olsi Bylyku dhe Egli.

    Këngëtari ka treguar se ka qenë po ai që e ka njohur dyshen, ndërkohë që tashmë pas ndarjes ka marrdhënie shumë të mirë me të dy.

    “Unë me Eglin kemi qenë shok që në gjimnaz. I kam prezantuar unë. Me Olsin njihemi që në fëmijëri.

    Raportet me ta janë shumë ok. Njerëzit e dinë vetë se çfarë i bënë të lumtur dhe unë u uroj vetëm të mira.

    Unë edhe Olsi kemi super miqësi, jo më larg se mbrëmë kemi ndenjur në studio deri vonë.

    Olsi ka filluar të pij pak alkool, unë e mësova në fillim por tani ai po ma jep mua.”- tha Lorenci.

  • Nëna e aktorit “molla e sherrit” mes çiftit? Olsi Bylykut dhe partnerja e tij “zhdukin” gjurmët e njëri-tjetrit në rrjetet sociale, çfarë ndodhi mes tyre

    Nëna e aktorit “molla e sherrit” mes çiftit? Olsi Bylykut dhe partnerja e tij “zhdukin” gjurmët e njëri-tjetrit në rrjetet sociale, çfarë ndodhi mes tyre

    Lidhja e aktorit të humorit Olsi Bylyku me Egli Tako ka qenë vazhdimisht në qendër të mediave rozë. Prej disa javësh tashmë, dyshja po përfliteshin se i kishin dhënë fund romancës së tyre disavjeçare.

    Duket se gjithçka që i lidh tashmë Olsin dhe Eglin në jetën e tyre publike është një “follow”. Ata vazhdojnë të ndiqen në “Instagram”, por vetëm kaq. E së fundmi, zërat se ata nuk janë më bashkë i ka konfirmuar vetë Olsi në dasmën e Klea Hutës dhe Elgit Dodës.

    Aktori i humorit u shfaq i vetëm në ceremoni ndryshe nga herët e tjera ku ai shfaqej në çdo event apo festë krahë partneres së tij. Gjithashtu, në postimet e tij në “InstaStory”, këngëtari ka publikuar momente gazmore gjatë dasmës me miqtë e tij. Por, teksa kjo histori duket e mbyllur, në media kanë nisur të qarkullojnë edhe rreth shkakut të ndarjes.

    Në rrjet është përfolur se mamaja e aktorit të humorit mund të jetë “molla e sherrit” mes çiftit. Pavarësisht ndarjes së çiftit, nëna e Olsit dhe Egli vazhdonin të ndiqeshin në “Instagram”, por jo më. Tashmë Egli nga familja e ish-partnerit ndjek vetëm kunatën dhe vetë Olsin.

    Nisur nga kjo, nuk mungojnë aludimet se nëna e Olsit mund të jetë bërë shkak për ndarjen e çiftit edhe pse arsyeja mbetet ende mister. Të vetmet gjurmë të Olsit në profilin e Eglit kanë mbetur bashkëpunimet mes tyre, pasi ata janë një dyshe shumë e mirë kur flitet edhe për muzikën.

    Duket qartë që marrëdhënia e çiftit nuk është në ditët më të mira, por a është kjo një ndarje apo një krizë në lidhjen e tyre mbetet ta dëgjojmë nga artistët. Një tjetër detaj që na tërhoqi vëmendjen ishte edhe fakti që për ditëlindjen e mamasë së Olsit, ndryshe nga çdo vit tjetër, Egli zgjodhi mos të bënte një urim për të. Nga ana tjetër, me një foto krah saj, Olsi i dedikon fjalët më të ndjera.

    “Mos e publiko o non, festojmë ne me njëri-tjetrin, se robt kanë halle, pse duhet me u gëzu në që kemi ditëlindjen. Po e di mam, gjithmonë më le me edukatën dhe përgjegjësinë më shumë mbi të tjerët se mbi veten, por ti e meriton çdo ditë feste, çdo ditë ditëlindje, çdo ditë buzëqeshje si çdo nënë në botë. Gëzuar ditëlindjen debulesa ime më e madhe. U bëfsh 100 vjeç”, shkruan Olsi Bylyku.

    Ndërkohë, ndryshe nga ç’jemi mësuar të shohim vitet e kaluara, ku nga ana e Eglit nuk ka munguar një urim për nënën e Olsit, këtë vit nuk kishte asgjë. Edhe pse Egli ka treguar gjithmonë se me vjehrrën dhe kunatën ka një marrëdhënie speciale. Vetëm pak muaj më parë, Olsi foli për këtë lidhje, duke nënvizuar se nuk kanë debate dhe se kanë gjetur sekretin e jetëgjatësisë së kësaj lidhjeje.

    “Sekret është se edhe unë edhe Egli kemi qenë të përgatitur për lidhjen që duam të kemi. Ky është gjithë çelësi që shumë njerëz kanë debate. Mendoj unë. Njerëzit asnjëherë nuk përgatiten, gjenden në një lidhje dhe pastaj i merr malli për jetën që kanë pas, i merr malli për jashtë rutinës që kanë me partneren.

    Unë dhe Egli kemi qenë të përgatitur që duam të fillojmë diçka serioze dhe për këtë do marrësh disa risqe, të respektojmë dhe e duam njëri-tjetrin, dhe duam ta çojmë aty ku duam ta çojmë. Ky besoj është çelësi. Të tjerë përgjigjen: Nuk besoj se ka një sekret është dashuria. Jo, jo se si të kalojnë 4 vjet nuk ka më dashuri, po ka marrëdhënie, menaxhim, tolerim, për të suportuar njëri-tjetrin dhe pastaj nuk është më dashuri, por partner”.

    Në intervistën e dhënë për Roza Latin, aktori i humorit u shpreh dhe për planet e dasmës që kishin bërë. “Do martohem si jo. Do të bëj dy dasma se është bërë si traditë. Një dasmë të madhe me fisin, këtë do ta bëjë babi, e paguan babi këtë se do të marrë mbrapsht qokat që ka çuar. E dyta do jetë për qejfin tim, do ta bëj unë, dasma e shoqnisë”.

    Por, diçka ka ndodhur pas 4 vitesh dhe ndarja e çiftit nuk ka qenë aspak e lehtë.

  • “Nga e hëna ndryshon..” Paralajmërimi i sinoptikanes: Ja çfarë moti pritet deri në datën 17

    “Nga e hëna ndryshon..” Paralajmërimi i sinoptikanes: Ja çfarë moti pritet deri në datën 17

    Sipotikania e “Meteoalb”, Lajda Porja foli për situatën meteorologjike në vend për ditët në vijim.

    Porja bëri me dije se temperaturat dhe reshjet e shiut do të jenë prezente ditët në vijim. sakaq për nesër pritet reshje shiu në pjesën e dytë të ditës.

    Temperaturat janë rritur ndjehem dhe priten të rriten edhe ato minimale. më parë kemi qenë më freskët.

    Temperaturat priten të shkojnë deri në 32 gradë. Dita e nesërme do të sjelle rrjeshje shiu në pjesën e dytë të ditës. Nuk do të kemi ndryshim të situatës deri në datat 16 dhe 17.

    Reshjet do jenë prezentë deri në fund të qershorit, jo në mënyrë periodike. Do ndryshoje tabloja, e hëna do regjistrojë temperaturën 32 gradë.

    Nesër do kemi reshje pas orës 14:00, do jetë i favorizuar zonat e bregdeteve. Çdo pasdite do mbetet e rrezikuar, por sasitë do jenë jo problematike, u shpreh Porja.

  • ‘Ik ore surrat qofte…’! Jori Delli i kthehet keq Ronaldo Sharkës, çfarë ndodhi mes tyre?

    ‘Ik ore surrat qofte…’! Jori Delli i kthehet keq Ronaldo Sharkës, çfarë ndodhi mes tyre?

    Olsa Muhameti na ka zbuluar tashmë se së shpejti do të nisë sezoni i dytë i “Kepi i Tundimeve”.

    Dihet se ky sezon do të ketë shumë ndryshime dhe pjesëmarrës dinamik edhe pse tashmë kanë nisur të aludohen disa emra të personazhe VIP. Sezoni i ri do të jetë gjatë muajve të verës dhe shumë shpejt do të nisin xhirimet.

    Tashmë kanë filluar xhirimet e “Kepi i Tundimeve” dhe disa nga ish-banorët e “BBV2” janë pjesë e saj.

    Jori Delli dhe Ronaldo Sharka janë dy prej tyre dhe deri më tani kanë qenë shumë aktiv në rrjete sociale duke postuar video dhe foto shumë ‘funny’ së bashku.

    Një ndër to ka qenë edhe kjo e sotmja, ku Ronalda teksa ka qenë duke filmuar Jorin dhe Keisi Medinin, e cila është gjithashtu pjesë e “Kepi i VIP-ave”, i ka pyetur për bukurinë shqiptare dhe Jori i është përgjigjur keq, por më pas kanë vazhduar me të qeshura.

    Ronaldo: Vajza çfarë mendoni për bukurinë shqiptare?

    Jori: Flet ti për bukurinë shqiptare, ik o surrat qofte…

    Jori Delli dhe Krist Aliaj kanë qenë të ftuar në një nga rubrikat e emisionit “E Diell” dhe debatet mes tyre kanë qenë të shumta. Prej disa ditësh është aluduar se mes Kristit dhe Dea Mishel kishte diçka më shumë se shoqëri, por duket se Kristi paska një pëlqim për Jorin. Jo vetëm kaq por në një përballje mes tyre Jori është shprehur se Kristi ka tërheqje seksuale për të.