Author: editor

  • Kjo nuk pritej! Deri dje e kishte idhull, Luizi ndërpret koncertin, ja çfarë tha për Berishën

    Kjo nuk pritej! Deri dje e kishte idhull, Luizi ndërpret koncertin, ja çfarë tha për Berishën

    Luiz Ejlli ndodhet së Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të mbajë disa koncerte për shqiptarët e diasporës, të cilët kanë qenë të shumtë që e kanë mbështetur gjatë eksperiencës në “B|ig Brother Vip”.

    Mbrëmjen e djeshme, këngëtari shkodran ka dhënë një koncert në Michigan, por i ka ndodhur një episod mjaft interesant me një të moshuar.

    Luizi i ka afruar mikrofonin të moshuarit dhe ky i fundit ka bërtitur “O Luiz o hero, Sali Berisha ty të do”, duke shkaktuar të qeshura mes të pranishmëve.

    “Më fort të dua ty se Sali Berishën”, ishte përgjigja e Luizit për të, siç mund ta shihni dhe dëgjoni tek video e mëposhtme. Në fillim të eksperiencës në BBV, Luizi deklaronte se e kishte idhull ish-kryeministrin Sali Berisha dhe ngrinte dolli për të.

    Por, pas daljes nga BBV, ai doli hapur në mbështetje të kandidatit socialist për Shkodrën Benet Becin dhe shkoi në podcast-in e kryeministrit Edi Ramës.

  • Erdhi në Tiranë me të dashurin, turistja franceze denoncon të riun shqiptar: Më vodhi varësen me dhunë dhe tentoi më të më puthte

    Erdhi në Tiranë me të dashurin, turistja franceze denoncon të riun shqiptar: Më vodhi varësen me dhunë dhe tentoi më të më puthte

    Një turiste franceze i është drejtuar policisë së Tiranës për të denoncuar një të ri, duke e akuzuar atë se e ka ngacmuar seksualisht dhe më pas i ka vjedhur edhe varësen.

    Sipas BW, i riu është vënë në pranga pas denoncimit të turistes franceze ndërsa kjo e fundit ka marrë mbrapsht varësen e saj.

    Mësohet se turistja kishte ardhur me të dashurin shqiptar, në Tiranë. Mbrëmjen kur ka ndodhur ngjarja ata kishin dalë në një klub nate në zonën e ish Bllokut.

    Pasi janë njohur me dy shqiptarë, i kanë kërkuar atyre që t’i shoqërojnë për në banesën që kishin marrë me qira.

    Gjatë rrugës, njëri prej tyre i ka marrë varësen me dhunë dhe ka tentuar që ta puthte.

  • Aktori i njohur i humorit rrëfen ngjarjen që për pak u kthye në tragjedi: Kur u ktheva nuk i gjeta në shtëpi…

    Aktori i njohur i humorit rrëfen ngjarjen që për pak u kthye në tragjedi: Kur u ktheva nuk i gjeta në shtëpi…

    Aktori i humorit, Irgen Çela ka rrëfyer si kurrë më parë pjesë nga fëmijëria e tij, mes komedive dhe tragjedive të jetës.

    Aktori tek ‘S’e luan topi’, ka treguar periudhën kur prindërit e tyre janë përfshirë në një aksident dhe babi i tij mbeti i lënduar, ku i është dashur që të kalojë sfida në lidhje me shëndetin e tij.

    Ndër të tjera ai ka treguar se i është dashur të punojë edhe gjatë periudhës së adoleshencës për të përballuar sfidat ekonomike.

    Si ka qenë fëmijëria jote?

    Mami ka qenë mësuesja ime e parë, dhe nuk më ka llastuar fare. Ka qenë marrëdhënie e çuditshme që të kisha mamin mësuese, mërzitesha kur nuk më mbante me hatër, ka qenë e rreptë si zysh. Jam fëmijë i vetëm.

    Momenti nga fëmijëria?

    Ka qenë një moment kur prindërit bënë aksident dhe periudha e rëndë psikologjike e familjes zgjati rreth 10 vite, babi u dëmtua më shumë. Nuk kam qenë me ta kur ka ndodhur aksidenti, ka ndikuar shumë ajo periudha, u rrita para kohe. Babi më çoi me makinë kur do ikja në Maqedoni, kur u ktheva gjeta dajën në shtëpi, por e kuptova se diçka ka ndodhur. Neglizhenca e mjekëve e mori më qafë babin, ndodhën komplikacione. Kam një akumulim ndaj atyre mjekëve, periudhë kasapësh.

    Ka kaluar shumë operacione babai. Ai sot është mirë, është heroi im, jam me fat që e kam në jetë. Babi bën shumë humor edhe në momente më të vështira. Është shumë i lumtur që jam bërë aktor. Në kaluam nga një moment që ishim shumë mirë ekonomikisht, më vonë gjithë investimet shkuan për shëndetin. Gjatë gjimnazit kur unë kisha nevojë për të pirë ndonjë kafe, kam punuar kamerier që të kisha lekët e mia dhe t’i hiqja barrën ekonomike familjes.

  • U aksidentua në autostradë, ndërron jetë në spitalin e Kosovës një grua shqiptare

    U aksidentua në autostradë, ndërron jetë në spitalin e Kosovës një grua shqiptare

    Prishtinë- Ka vdekur të shtunën mbrëma në QKUK një grua – shtetase e Shqipërisë, e cila ishte aksidentuar me 4 qershor në autostradën “Ibrahim Rugova”.

    Viktima po trajtohej në QKUK, ajo u transportua për në spital, pas një aksidenti automobilistik.

    Sakaq, burime bëjmë me dije se trupi i viktimës i është dorëzuar familjarëve të saj.

    Njoftimi i plotë i policisë:

    AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET/

    Autostrada Ibrahim Rugova 04.06.2023 – 12:05. Më 10.06.2023 si pasojë e lëndimeve të marra në aksident, gjersa ishte në tretman mjekësorë në QKUK ka ndërruar jetë viktima femër shqiptare shtetase e Shqipërisë.

    Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës u është dorëzuar familjarëve të viktimës.

  • Humbja e Interit, shqiptari thyen televizorin (Video)

    Humbja e Interit, shqiptari thyen televizorin (Video)

    Jo të gjithë e kanë marrë me sportivitet disfatën e Interit në finalen e Champuons League.

    Ka nga ata qe festojnë për mënyrë se si e interpretoi skuadra ndeshjen, por ka edhe nga ata që thyejnë televizorin nga inati siç është rasti i këtij shqiptari.

    Shkojeni;

  • Kush është 19-vjeçari i shumëkërkuar për vrasjen e 4-fishtë në Velipojë (Emri)

    Kush është 19-vjeçari i shumëkërkuar për vrasjen e 4-fishtë në Velipojë (Emri)

    Një 19-vjeçar i shpallur në kërkim për vrasje dhe për armëmbajtje pa leje është arrestuar në Itali me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë.

    Pas verifikimeve të thelluara të kryera ndërmjet Policisë shqiptare dhe asaj italiane, mëngjesin e sotëm është bërë identifikimi i shtetasit të shoqëruar Elmidin Dyli, thuhet në njoftim.

    Policia bën me dije se Dyli ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga Interpol Tirana, për veprat penale “Vrasja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në vitin 2021, në Velipojë, ku mbetën të vrarë me armë zjarri, 4 shtetas.

    Policia e Shtetit falënderon homologët italianë dhe zyrën e Interforcës italiane në Shqipëri, për bashkëpunimin e shkëlqyer policor në interes të të dy vendeve dhe më gjerë.

  • Vjen reagimi zyrtar pas zjarrit në lokalin e babait të Noizy-t, zbulohet shkaku

    Vjen reagimi zyrtar pas zjarrit në lokalin e babait të Noizy-t, zbulohet shkaku

    Një shkëndijë elektrike dyshohet të jetë shkaku i zjarrit në lokalin në Durrës, në pronësi të Bashkim Rajkut, babait të Noizy-t.

    Në faqen zyrtare të Instagram-it të lokalit bëhet me dije arsyeja, ndërsa klientët njoftohen se do të mund të kthehen përsëri në një moment të dytë për të vizituar ambientin pranë Currilave.

    Për shkak të dëmtimeve të shkaktuara nga një shkëndijë elektrike GATE03 do të jetë përkohësisht i mbyllur deri në një njoftim të dytë. Ju mirëpresim së shpejti”, thuhet në njoftim.

    Nga flakët e orëve të para të mëngjesit të së dielës, pati vetëm dëme materiale.

  • “Më ndjek çdo moment me GPS”, kush është gruaja që “përndjek” Arbër Hajdarin? (Video)

    “Më ndjek çdo moment me GPS”, kush është gruaja që “përndjek” Arbër Hajdarin? (Video)

    Arbër Hajdari i ftuar në emisionin “S’e luan topi”, ka folur gjatë për jetën e tij private, që nga fëmijëria deri më tani.

    Ai shpreh se nënën e ka pikë të dobët dhe është e vetmja grua në jetën e tij që i ka dhënë të drejtën ta ndjekë me GPS gjatë gjithë kohës. Arbëri shprehet se ia ka dhënë këtë mundësi të ëmës sepse është gjithë kohës e shqetësuar dhe e merakosur për fëmijët e saj.

    “Të dy prindërit më mirëkuptojnë shumë. Mamit i kam dhënë mundësinë që gjatë gjithë kohës të më ndjekë me GPS kudo që jam sepse di që atë nuk e le meraku. I vetmi njeri që më kontrollon mua nëpërmjet GPS është mami. Por që i falenderoj me gjithë zemër edhe mamin edhe babin që më kanë dhënë krah në punën që bëj dhe më kanë mirëkuptuar për të gjitha ato mungesa që kam bërë.

    Këto janë dy momentet e jetës sime, një moment kur isha fëmijë që nuk e patëm mamin afër dhe një moment, tani që u rrita dhe jam prapë i obliguar për shkak të angazhimeve për të qenë larg saj dhe gjithmonë vras mendjen, ajo është e sëmurë, i ri mendja tek ne dhe nuk po gjej atë pjesë të kohës që duhet t’ja dedikoj asaj dhe që kam shumë boshllëqe që janë krijuar nga fëmijëria”, u shpreh Arbër Hajdari.

  • Këmbimi valutor për ditën e sotme/ Euro në ‘pikiatë’, ja çfarë po ndodh me monedhat e tjera

    Këmbimi valutor për ditën e sotme/ Euro në ‘pikiatë’, ja çfarë po ndodh me monedhat e tjera

    Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar amerikan do të blihet me 98.5 lekë dhe do të shitet me 101.5 lekë.

    Monedha evropiane euro do blihet me 106 lekë dhe do shitet me 109 lekë, ndërsa franga zvicerane do blihet me 108.5 lekë dhe do shitet me 112 lekë.

    Ndërkohë paundi britanik do blihet me 123.5 lekë dhe do shitet me 127.5 lekë.

  • Çfarë ka mbetur brenda lokalit në pronësi të babait të Noizy-t, dyshohet se zjarri ishte i qëllimshëm

    Çfarë ka mbetur brenda lokalit në pronësi të babait të Noizy-t, dyshohet se zjarri ishte i qëllimshëm

    Një lokal në Durrës në pronësi të babait të këngëtarit të njohur Noizy është përfshirë nga flakët.

    Deri më tani, sipas burimeve, pista kryesore e hetimit është zjarrvënia e qëllimshme, pasi dyshohet se zjarri është vënë qëllimisht.

    Janë konstatuar dy-tre vatra zjarri që janë shuar nga zjarrfikësit në orët e para të mëngjesit të sotëm, por ka vetëm dëme materiale në lokalin e Bashkim Rajkut (babai Noizyt).

    “Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 1, ka rënë zjarr në lokalin në pronësi të shtetasit B. R. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale”, njofton policia.

    Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.