Author: editor

  • I mori jetën 4 pjesëtarëve të familjes shqiptare/ 64-vjeçari dënohet 4 herë me burgim të përjetshëm

    I mori jetën 4 pjesëtarëve të familjes shqiptare/ 64-vjeçari dënohet 4 herë me burgim të përjetshëm

    Një 64-vjeçar, i akuzuar për vrasjen e një familje shqiptare në 3 mars 2022 është dënuar 4 herë me burgim të përjetshëm.

    Gjykata e Patrës ka vendosur për 61 vjeçarin dënimin më të madh duke e shumëzuar me katër herë, sa ishin dhe viktimat e tij, një çift dhe dy djemtë e mitur 1 dhe 2 vjeç, duke i’u bashkuar plotësisht akuzës të ashpër të prokurorit për një vrasës të egër.

    Sipas akuzës, vrasësi e bëri çdo gjë në gjakftohtësi, ku pasi vrau çiftin dhe një nga djemtë, mbyti dhe foshnjen me duart e tij, e më pas ndërroi rrobat e u largua nga zona.

    Ngjarja e frikshme e vrasjes së një familjes shqiptare vetëm për 2 qira të papaguara në 3 mars të 2022 ka ngrirë jo vetëm banorët e Andravidas, por gjithë Greqinë ndërsa akoma dhe sot shumë banorë deklarojnë, se jo vetëm që shtëpia ku djali i madh i familjes gjeti trupat pa jetë të prindërve dhe vëllezërve të mitur nuk banohet nga askush, por edhe shumica e tyre nuk munden akoma të kalojnë as nga rrugica ku ndodhet.

    Dënimi maksimal dhe tepër i rreptë për vendasin 61 vjeçar përmban dhe 21 muaj për armëmbajtje pa leje dhe 900 euro gjobë.

  • Detaje të frikshme/ Vrasja që tronditi Italinë, 29-vjeçarja shtatzënë u qëllua 37 herë me thikë nga i dashuri i saj

    Detaje të frikshme/ Vrasja që tronditi Italinë, 29-vjeçarja shtatzënë u qëllua 37 herë me thikë nga i dashuri i saj

    Giulia Tramontano u qëllua për vdekje me 37 plagë me thikë, dy prej të cilave fatale në qafë.

    Kjo u zbulua nga autopsia e kryer në trupin e gruas së vrarë, në muajin e shtatë të shtatzënisë, në Senago nga i dashuri i saj Alessandro Impagnatiello.

    Një ngjarje e cila tronditi opinionin publik në Itali.

    Nga analizat rezultoi gjithashtu se 29-vjeçarja nuk ka tentuar të mbrohet.

    Plagët me thikë ishin thuajse të gjitha në pjesën e sipërme të trupit, duke përfshirë edhe fytyrën, dhe njëra e ka prekur në mushkëri, ndërkohë që nuk ka shenja të plagëve me thikë në stomak.

  • Nuse-vjehrrë, Horoskopi ju prezanton kombinimet më të këqija ndonjëherë

    Nuse-vjehrrë, Horoskopi ju prezanton kombinimet më të këqija ndonjëherë

    Sipas disa rregullave të pashkruara, marrëdhënia mes vjehrrës dhe nuses nuk është aspak e lehtë. Sigurisht, ka shumë përjashtime të ndritura, por është disi e qartë se kryesisht në këtë marrëdhënie mes dy grave, diçka ende nuk shkon.

    Pse është kështu? Do t’ua lëmë psikologëve të merren me këtë pyetje dhe ne u përpoqëm ta shpjegojmë në një mënyrë pak më “të parëndësishme”, duke parë yjet dhe kombinimet astro.

    Këto janë kombinimet më të këqija astrologjike të nuses dhe vjehrrës.

    Nusja LUAN, vjehrra GAFORRE

    Një nga kombinimet më të këqija astrologjike kur bëhet fjalë për marrëdhënien mes vjehrrës dhe nuses. Vjehrra Gaforrja është e prirur ta bëjë të birin “të sajin” dhe t’ia kalojë të gjitha familjes së djalit. Dhe në atë rast, djali është i pafuqishëm, sepse nëna e tij ka shumë ndikim në të gjitha aspektet e jetës së tij, dashuria e saj kthehet në kujdes të tepruar dhe mbrojtje të tepruar. Kjo shpesh kthehet në një marrëdhënie patologjike dhe më pas kunata e Luanit, e cila natyrisht dominon, bëhet një kërcënim i rrezikshëm.

    Luanesha dominon dhe nuk dëshiron të ketë askënd sipër saj, sidomos jo një person si Gaforrja. Vjehrra Gaforrja është e prirur të luftojë për dominim mbi të dhe ta tregojë hapur dhe disi agresivisht, sepse familja e saj, veçanërisht djali i saj, këta janë trofetë e saj, nuk duhen prekur. Pra, kjo marrëdhënie është e dënuar që në fillim në konkurrencë të përjetshme dhe supremaci mbi djalin.

    Nusja Dashi, vjehrra Akrepi

    Ky është kombinimi i dytë “më i rrezikshëm”. Në fillim është një luftë e madhe, shumë e hapur dhe gjithmonë plot me fjalë të këqija dhe argumente. Në këtë rast më së shumti vuan djali që fshihet gjithmonë, sepse nuk e duron dot energjinë e tyre negative. Vjehrra e Akrepit është një person xheloz dhe posesiv nga natyra dhe kjo është diçka që ajo nuk mund ta kontrollojë. Emocionet e saj janë shumë të thella dhe rrallëherë i tregon dhe nusja e Dashit tregon hapur dashurinë e saj për partnerin e saj, gjë që mund të jetë shumë irrituese për vjehrrën.

    Nusja Dashi është shumë e drejtpërdrejtë, kokëfortë dhe nuk e ka problem të thotë gjithçka që mendon. Askush nuk mund ta ndalojë kur ajo planifikon diçka, dhe vjehrra e saj nuk e duron dot kur dikush dominon dhe kur dikush është shumë i hapur dhe i sinqertë. Dashi udhëhiqet nga Marsi, dhe Akrepi udhëhiqet nga Plutoni, ata janë planetët më luftarak, ata janë natyrshëm të kundërshtuar. Këtu “fitoren” zakonisht e fiton nusja.

    Nusja Virgjëresha, vjehrra Binjakët

    Ky është një kombinim shumë i ndërlikuar sepse Mërkuri është planeti sundues i Binjakëve dhe Virgjëreshës. Në fakt tregon se këtu komunikimi është shumë dominues dhe aktiv. Në një periudhë mund të heshtin dhe të mos flasin, ose mund të ketë një fazë grindjesh dhe debatesh të vazhdueshme. Vjehrra e Binjakëve tenton të përdorë vazhdimisht komunikimin si një mjet për të dominuar të gjithë, por nuk mund ta arrijë këtë mbi nusen e Virgjëreshës e cila gjithashtu e përdor shumë komunikimin si gjënë më të rëndësishme në jetë.

    Marrëdhënia e tyre po dëshmon vazhdimisht se kush është më i aftë dhe elokuent dhe kjo ndikon negativisht në marrëdhënien e tyre sepse nuk ka vend që lidhja të jetë e relaksuar dhe spontane. Të dyja përpiqen të jenë më të zëshme dhe problemi themelor është se nuk “dëgjojnë” dhe nuk e nxjerrin dot fjalën. E kur ka një periudhë “heshtjeje”, atëherë pyetja e madhe është se kush do të dorëzohet i pari. Drejtuesi kryesor i komunikimit të tyre është djali apo bashkëshorti, i cili është “çelësi” që ofron zgjidhje.

  • E mbani mend Gjinon që u martua 14 vjeç me Marigonë? Ja si duket ai sot

    E mbani mend Gjinon që u martua 14 vjeç me Marigonë? Ja si duket ai sot

    Filmi “14 vjeç dhëndër” na ka go zhduar të gjithëve para ekranit të televizorit dikur.

    E sigurisht, që kemi qeshur të gjithë me batuat e djaloshit, që në film mbante emrin Gjino dhe që e martuan që 14-vjeç.

    Aktori që luajti rolin e Gjinos, quhet Admir Sorra. Sot ai ka ndryshuar shumë dhe shumë pak ngjason me Gjinon e dikurshëm.

    Aktualisht ai jeton në Vlorë, por disa vite më parë ai ka jetuar edhe jashtë shtetit.

    Aktori sot është një burrë i pamshëm, por buzëqeshjen naive të Gjinos e ka ruajtur ende.

  • “Çiftet që flenë të ndarë janë më të lumtur”, psikologu: Shqipëria nuk e ka në kulturë këtë praktikë

    “Çiftet që flenë të ndarë janë më të lumtur”, psikologu: Shqipëria nuk e ka në kulturë këtë praktikë

    Sipas disa studimeve në SHBA çiftet që flenë në dhoma të ndara janë më të lumtur.

    Por sa përputhet ky konstatim me kulturën shqiptare? Psikologu Edmond Dragoti ishte i ftuar mëngjesin e kësaj të premteje në “Good Morning Albanians”, ne Euroneës tha se në kulturën shqiptare nuk praktikohet shumë fjetja e ndarë.

    Sakaq ai tha se një mik i tij ka gjithë jetën që fle i ndarë nga gruaja.

    Psikologu u shpreh se miku i tij i cili fle në aneks, ndihet shumë mirë duke qenë se kur flenë ndarë “i shpëton” dominancës së gruas.

    “Ne nuk e kemi në praktik të shpesht këtë fjetjen të ndarë, ndërkohë shoku im e shkoi gjithë jetën në aneks, sepse guran e kishte dominante. Varet edhe nga marrëdhëniet që krijohen në familje. Ajo përcaktonte se kur duhet të flinte dhe kur nuk duhet të flinte ky në dhomin e gjumit. Ai filloi të ndihej i kënaqur kur flinin të ndarë, se kështu i shpëtonte dominancës së gruas”, tha psikologu Edmond Dragoti./albeu.com/

  • Rrezik lufte? Ish-ushtaraku plas deklaratën e fortë dhe paralajmëron: Ushtria mund të rikthehet e detyrueshme në Shqipëri

    Rrezik lufte? Ish-ushtaraku plas deklaratën e fortë dhe paralajmëron: Ushtria mund të rikthehet e detyrueshme në Shqipëri

    Ish-ushtarët Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj në një intervistë për Panorama e Mëngjesit thanë se sistemi ushtarak në vendin tonë duhet të kthehet i detyrueshëm, në mënyrë që të trajnohen minimalisht të rinjtë pas shkollës së mesme.

    Zotaj tha se ushtria me detyrim në vendin tonë nuk duhet të ishte hequr dhe se një rikthim i mundshëm me ligj nuk do të sillte rezistencë nga ana e të rinjve.

    Ndërsa Goxhaj tha se Shqipëria nuk plotëson as nevojën e NATO-s.

    A duhet që të jetë i detyruar sistemi ushtarak në Shqipëri?

    “Funksionon në bazë të grupit, kur je tek mbase nuk e përballon kur je grup të shtyn të përballosh dhe atë që të duket e papërballueshme. Ndaj ushtria organizohet në grup, që çdokush të arrijë nivelin”, tha Goxhaj

    Zotaj: Ushtria me detyrim nuk duhet të ishte hequr, por në rast se ekspertët ushtarak apo ekonomik, do të kishin arsyet e veta për të treguar se pse nuk është më, Shqipëria duhet të ndjekë modelin e Zvicrës dhe t’i bëjë të rinjtë obligativ, të paktën pas shkollës të mesme dhe ti trajnojë. Ushtria ka shpenzime të mëdha, por të paktën 3 muaj.

    Goxhaj: Nuk duhet të ishte hequr, të paktën me një numër të vogël. Nuk plotësojmë as nevojën e NATO-s, as 2% e GDP-së. Nuk e mbulojmë sot dhe mashtrojmë NATO-n, kemi futur forca që nuk i përkasin, pasi nuk plotësojmë dot nevojat e rekrutimit, askush nuk do të hyjnë në ushtri dhe të marrë 600 mijë lekë, prandaj duhet shërbimi i detyrueshme ushtarak, të paktën të plotësojmë nevojat e NATo-s.

    Në kushtet që jemi nëse ushtria do të ishte e detyruar do ta pranonin të rinjtë?

    Goxhaj: Nëse bëhet e detyrueshme në parlament, është detyrim me ligj dhe nuk rezistencë. Rikthimi i ushtrisë nuk duket i largët, është vendimi i NATO-s, të rritet numri i ushtrisë i vendeve anëtare të aleancës. Lufta në Ukrainë e solli shumë afër.

  • Dy burra shqiptarë bëhen bashkë për të rrahur një grua, e pëson edhe 12-vjeçari

    Dy burra shqiptarë bëhen bashkë për të rrahur një grua, e pëson edhe 12-vjeçari

    Dy vëllezër me origjinë shqiptare janë arrestuar nga policia e Kretës me akuzën e dhunës në familje.

    Ngjarja ka ndodhur në zonën e Platanias në Chania.

    Dy vëllezërit nga Shqipëria, të moshës 43 dhe 46 vjeç, sulmuan bashkëshorten 39-vjeçare të njërit prej të dyve dhe filluan ta rrahin dhe shajnë.

    Sipas neakriti.gr, bashkëshorti 43-vjeçar dhe babai i një djali 12-vjeçar, më pas ka goditur fëmijën e tij.

    Ata janë pikasur nga banorët e zonës kur kanë tentuar të fusin në makinë 39-vjeçaren dhe fëmijën e mitur kundër vullnetit të tyre.

    Menjëherë është vënë në dijeni policia, e cila ka identifikuar dhe arrestuar autorët./Albeu.com/

  • Parashikimi i frikshëm i Baba Vangës për fundin e vitit 2023

    Parashikimi i frikshëm i Baba Vangës për fundin e vitit 2023

    Gruaja e njohur si “Nostradamusi nga Ballkani”, Baba Vanga bëri një parashikim të ashpër për përdorimin e armëve të shkatërrimit në masë në vitin 2023.

    Gjyshja e verbër bullgare, e cila më herët ka bërë parashikime të sakta të disa prej ngjarjeve më tronditëse në histori, duke përfshirë 11 shtatorin, nuk ngurroi të lëshonte një paralajmërim rrëqethës për këtë vit.

    Pavarësisht se ajo vdiq në vitin 1996, shumë nga parashikimet e saj janë verifikuar pas vdekjes, që do të thotë se parandjenjat e saj mund të ishin po aq të vlefshme.

    Lajmi i keq është se këto parashikime përfshijnë një fatkeqësi të tmerrshme bërthamore që do të ndodhë këtë vit. Ndjekësit e saj besnikë thonë se ajo pa katastrofën të shpalosej rreth një centrali bërthamor që do të shkaktonte ndotje toksike të ajrit mbi Azi që mund të çonte në përhapjen e sëmundjeve.

    Parashikuesi i verbër llogariti se në vitin 2023 një superfuqi do të përdorë një armë biologjike, e cila nga ana tjetër do të shkaktonte vdekjen e qindra mijëra njerëzve.

    Veçanërisht, parashikimet e saj për këtë vit vijnë në mes të trazirave të mëdha në botën e marrëdhënieve ndërkombëtare, me një numër superfuqish bërthamore të përfshira në një luftë nervash./abcnews.al

  • Aksident i rëndë, 64-vjeçari niset me helikopter drejt Tiranës

    Aksident i rëndë, 64-vjeçari niset me helikopter drejt Tiranës

    Një 64-vjeçar ka mbetur i plagosur pasditen e sotme pas një aksidneti të ndodhur në Devoll.

    Mësohet se Trifon Kordalli mbeti i plagosur rëndë pasi duke drejtuar një motomjet tip “Yamaha” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

    Ai është nisur me spital drejt spitalit të Traumës për shërbim të specializuar për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.

    Aksidenti ndodhi rreth orës 11:15, në hyrje të fshatit Tren. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të daljes nga rruga./Albeu.com

  • I nxehti “përvëlon” Shqipërinë, por pasditja sjell surpriza

    I nxehti “përvëlon” Shqipërinë, por pasditja sjell surpriza

    Sot pasdite dhe nesër priten reshje lokalisht mesatare në qarkun Kukës dhe reshje të dobëta në të gjitha qarqet e tjera (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

    TEMPERATURAT

    Nesër (e shtunë, dt.10) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

    në bregdet: 19 / 25 °C

    në vendet e ulëta: 17 / 26 °C

    në vendet malore: 11 / 23 °C

    ERA

    Sot pasdite (e premte, dt.09) dhe nesër (e shtunë, dt.10) era pritet të jetë e lehtë deri mesatare në të gjithë vendin.