Author: editor

  • Dyshonte se kishin lidhje intime, vjehrri vret nusen dhe dhëndrin

    Dyshonte se kishin lidhje intime, vjehrri vret nusen dhe dhëndrin

    Një 44-vjeçar ka vrarë dhëndrin dhe nusen e tij në Itali pasi dyshonte se mes tyre kishte lidhje intime.

    Ngjarja ka ndodhur në Sant’Antimo, në provincën e Napolit. Trupat e 29-vjeçarit Luigi Cammisa dhe ai i 24-vjeçares Maria Brigida Pesacane u gjetën në zonën e Piazza Sant’Antonio dhe Via Caruso.

    Trupi i 29-vjeçarit u gjet në rrugë, ndërsa trupi i 24-vjeçares u gjet në një apartament.

    Në lidhje me këtë krim është vetë dorëzuar në polici Raffaele Caiazzo, vjehrri i të dy viktimave.

  • Pikiata vazhdon! Tjetër ditë e zezë për Euron dhe Dollarin

    Pikiata vazhdon! Tjetër ditë e zezë për Euron dhe Dollarin

    Forcimi i Lekut ndaj Euros po vazhdon me ritme të pandërprera dhe po e tërheq monedhën vendase në nivele rekord edhe kundrejt shumicës së valutave të tjera.

    Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye sot në minimumin e ri historik prej 106.39 lekësh, në rënie të mëtejshme me 0.56 lekë krahasuar me ditën e djeshme.

    Kursi i këmbimit mes Euros dhe Lekut ka rënë me gati 11.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

    Rënia e euros po zhyt edhe kursin e valutave të tjera me monedhën vendase.

    Paundi Britanik shënoi gjithashtu një rekord të ri historik, prej 123.58 lekë.

    Dollari Amerikan ra sërish, në nivelin e 99.15 lekëve, duke prekur vlerën më të ulët që nga shtatori i vitit 2011.

    Franga Zvicerane është gjithashtu në rënie të fortë dhe u këmbye të enjten me 109.06 lekë, niveli më i ulët në katër vitet e fundit.

  • Ankandi për targat e personalizuara, sa e ka blerë Noizy të makinës së tij (Video)

    Ankandi për targat e personalizuara, sa e ka blerë Noizy të makinës së tij (Video)

    Për herë të parë në Shqipëri është aplikuar një sistem rezervimi online për targat e serive të veçanta. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka publikuar ankandin e parë të targave të personalizuara.

    Targa më e lakmuar dhe e paguar është Targa “ZZ77ZZ” dhe u shit për 430,000 lekë, e pasuar nga targa “7ZZZ7″ dhe targa “1K1NG”!

    Përfaqësuesi nga Drejtoria e Përgjithshme e shërbimeve të transportit rrugor DPSHTRR i ftuar në “Shqipëria Live”, Sokol Duma foli në lidhje kombinimet e targave që janë bërë më shumë.

    “Ka pasur disa kombinime që luanin dhe me ironinë. Kërkesat kryesore kanë qenë për qytetet, emrat e individëve, ose kombinime si psh ZZ 777 ZZ , që shprehin një lloj ekuivalence numra dhe shkronja.

    Noizy mund të ketë qenë një ndër të parët që ka marrë një targë të personalizuar, por që vlerën e saktë nuk di të ta them”, tha Duma.

  • Vjehrri vret nusen dhe e hedh në rrugë në Itali

    Vjehrri vret nusen dhe e hedh në rrugë në Itali

    Një 44-vjeçar ka vrarë dhëndrin dhe nusen e tij në Itali pasi dyshonte se mes tyre kishte lidhje intime.

    Ngjarja ka ndodhur në Sant’Antimo, në provincën e Napolit. Trupat e 29-vjeçarit Luigi Cammisa dhe ai i 24-vjeçares Maria Brigida Pesacane u gjetën në zonën e Piazza Sant’Antonio dhe Via Caruso.

    Trupi i 29-vjeçarit u gjet në rrugë, ndërsa trupi i 24-vjeçares u gjet në një apartament.

    Në lidhje me këtë krim është vetë dorëzuar në polici Raffaele Caiazzo, vjehrri i të dy viktimave.

  • Humb jetën në Itali kamionisti shqiptar, shpëton mrekullisht djali i tij. Plagosen 8 të tjerë

    Humb jetën në Itali kamionisti shqiptar, shpëton mrekullisht djali i tij. Plagosen 8 të tjerë

    Një aksident shumë i rëndë ka ndodhur në Itali gjatë natës. Një kamionist shqiptar ka humbur jetën. Fatmirësisht ka shpëtuar djali i tij i cili po flinte gjumë në pjesën e sipërme të kabinës në momentin e aksidentit.

    Sipas detajeve të para nga mediat italiane, kamioni po lëvizte në drejtim të veriut në zonën e Torino di Sangro pranë Chieti-t.

    Por për arsye që nuk janë sqaruar plotësisht shoferi nuk ka vënë re sinjalistikën dhe ka hyrë në një kantier rrugor ku po punohej. Për pasojë, kamioni është përplasur me një rimorkio ku ishin të vendosura disa barriera betoni.

    Nga përplasja humbi jetën menjëherë 45-vjeçari shqiptar. Fatmirësisht djali i tij shpëtoi i dëmtuar. Aksidenti ishte i rëndë pasi 8 persona të tjerë, italianë dhe të huaj, që po punonin aty mbetën të lënduar. Ata u dërguan menjëherë në spital.

    Mësohet se babë e bir po transportonin qershi. Dyshimet e para janë që ngjarja mund të ketë ndodhur si pasojë e hutimit, përgjumjes apo një sëmundjeje të papritur që kanë bërë që shqiptari të mos shihte paralajmërimet në rrugë dhe të shmangte korsinë. /tvklan.al

  • Brenda dasmës së Kleas dhe Elgitit, Romeo Veshaj i përlotur: Imagjinoj veten dhëndër!

    Brenda dasmës së Kleas dhe Elgitit, Romeo Veshaj i përlotur: Imagjinoj veten dhëndër!

    Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u transmetuan xhirime dhe intervista ekskluzive nga dasma e Klea Hutës dhe Elgit Dodës që kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë të dielën e shkuar.

    Një prej të intervistuarve ishte Romeo Veshaj, mik i ngushtë i Elgitit, por njëkohësisht edhe shoqërues i dhëndrit në altar.

    “E kam zemrën shumë të dobët. Të gjithë mendojnë se jam i fortë, por unë jam më i dobët se Donaldi realisht. Më bëhet shumë qejfi për Elgitin që u kurorëzua sot. Pashë dhe veten si mund të isha dhëndër. Mua kur s’ më mbajnë këmbët shoqërues, imagjino dhëndër… Uroj të jenë të qeshur, të lumtur , të gëzuar gjithë jetës e pse jo me 2-3 fëmijë të tjerë që të mos e lënë Kridin vetëm“-tha Romeo i përlotur.

  • Nëna harron fëmijën në makinë, vdes foshnja 6-muajshe

    Nëna harron fëmijën në makinë, vdes foshnja 6-muajshe

    Një ngjarje ë rëndë ka ndodhur në Belgjikë, ku një foshnje 6-muajshe vdiq, pasi nëna e saj e harroi në makinë.

    Mediat e shkruajnë se nëna, e cila punon në spitalin Saint-Joseph de Gilly në qytetin Charleroi, e harroi foshnjën në makinë në vend që ta çonte në çerdhen e spitalit.

    Foshnja ka ndërruar jetë nga hipertermia, ndërkohë që nuk pritet të bëhet autopsi pasi shkaqet e vdekjes së fëmijës janë të qarta dhe janë evidentuar nga mjeku që ndodhej në vendngjarje.

  • Milaim Zeka për Luizin dhe Kiarën: Siç nuk kishte dashuri mes Beatriksës dhe Donaldit…

    Milaim Zeka për Luizin dhe Kiarën: Siç nuk kishte dashuri mes Beatriksës dhe Donaldit…

    I ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, Milaim Zeka foli edhe për romancën e Luizit me Kiarën. Milaimi i bindur u shpreh se vazhdon të dyshojë te lidhja e tyre pasi sipas tij çdo gjë ka nisur shumë shpejt “brenda një burgu siç është BBV”.

    Ai theksoi se të njëjtin mendim ka pasur edhe për lidhjen e Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj, të cilët u ndanë sapo dolën nga ky reality show.

    Moderatorja: Të kemi parë goxha në sulm në lidhje me Luizin. Ke thënë që nuk të ka pëlqyer si personazh.

    Milaim Zeka: Ka qenë në fillim, unë e kam kritikuar sepse u hap llafi që ai ka gënjyer për punën e sëmundjes. Kam qenë dhe jam prap i bindur që lidhja e tij me Kiarën ka qenë dhe është lojë.

    Moderatorja: E mendon përsëri?

    Milaim Zeka: Si kam menduar për Beatrix që kam thënë se nuk ka dashuri mes saj dhe Donaldit, përsëri mua mu ka përforcuar mendimi. Një njeri pa hezituar dhe pa menduar mirë nuk ndëron mbiemrin e vet. Martesat e shpejta ose lidhja e tyre në kushte shumë të jashtëzakoshme siç është Big Brother ka qenë lidhja brenda një burgu. Aty kam dyshuar dhe prapë vazhdoj të dyshoj.

  • Aksident i katërfishtë, raportohet për viktima

    Aksident i katërfishtë, raportohet për viktima

    Të paktën 2 persona humbën jetën dhe disa të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor në Milano të Italisë.

    Sipas të dhënave nga vendngjarja, janë të paktën 4 makinat që u përfshinë në përplasjen e dhunshme që ndodhi në autostradën A4 të Milanos.

    Dy viktimat udhëtonin në një prej makinave të aksidentuara, teksa një grua rreth 50 vjeç u dërgua në gjendje të rëndë në spitalin e Monzas.

    Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka hapur një hetim për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti të rëndë që shkaktoi probleme me qarkullimin për disa orë.

  • 20- vjeçari plagos me thikë të miturin, dalin detajet e para

    20- vjeçari plagos me thikë të miturin, dalin detajet e para

    Goditi me mjet prerës një shtetas, vihet në pranga autori i dyshuar. Sekuestrohet mjeti prerës (thika) e përdorur nga autori gjatë krimit.

    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan një të mitur 17-vjeçar, banues në Tiranë.

    17-vjeçari ditën e sotme, rreth orës 14:30, në rrugën “Shefqet Musaraj”, për motive të dobëta është konfliktuar dhe dyshohet ka goditur me mjet prerës shtetasin A. B., 20 vjeç, banues në Tiranë.

    Si pasojë shtetasi A. B., është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

    Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.