Author: editor

  • Tjetër lajm i keq për EURON/ Monedha europiane “rrëzon” edhe dollarin e paundin britanik (Shifrat)

    Tjetër lajm i keq për EURON/ Monedha europiane “rrëzon” edhe dollarin e paundin britanik (Shifrat)

    Forcimi i Lekut ndaj Euros po vazhdon me ritme të pandërprera dhe po e tërheq monedhën vendase në nivele rekord edhe kundrejt shumicës së valutave të tjera.

    Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye sot në minimumin e ri historik prej 106.39 lekësh, në rënie të mëtejshme me 0.56 lekë krahasuar me ditën e djeshme. Kursi i këmbimit mes Euros dhe Lekut ka rënë me gati 11.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

    Rënia e euros po zhyt edhe kursin e valutave të tjera me monedhën vendase.

    Paundi Britanik shënoi gjithashtu një rekord të ri historik, prej 123.58 lekë.

    Dollari Amerikan ra sërish, në nivelin e 99.15 lekëve, duke prekur vlerën më të ulët që nga shtatori i vitit 2011.

    Franga Zvicerane është gjithashtu në rënie të fortë dhe u këmbye të enjten me 109.06 lekë, niveli më i ulët në katër vitet e fundit.

    Oferta e lartë dhe kërkesa e pakët për valutë në treg po sjell një forcim galopant të monedhës vendase. Rolin kryesor në këtë tendencë e ka ecuria e kursit të Euros, që është monedha e huaj referuese për ekonominë dhe përcakton edhe ecurinë e kursit ndaj valutave të tjera kryesore.

    Sipas agjentëve të këmbimit valutor nga tregu, kjo situatë mund të shpjegohet me disa faktorë. Rritja e turizmit hyrës ka patjetër një lloj ndikimi, megjithëse nuk e justifikon e vetme forcimin në këto përmasa dhe me ritme kaq të shpejta të Lekut.

    Një faktor tjetër, sipas tyre, është ndërtimi me ritme të larta dhe që në një pjesë shumë të madhe financohet me burime në Euro. Paralelisht, edhe transaksionet e blerjes thithin flukse të mëdha valutore hyrëse, qoftë nga shtetasit e huaj, qoftë nga emigrantët shqiptarë jashtë vendit. Këtu përfshihen flukse formale, por edhe ato informale.

    Megjithatë, agjentët mendojnë se përtej elementëve të mësipërm, një rënie kaq e shpejtë e kursit të euros nuk mund të shpjegohet pa konsideruar edhe faktorin psikologjik.

    Tashmë, duket se tregu ka krijuar pritshmëri të forta për forcimin e mëtejshëm të Lekut, duke pasur parasysh edhe faktorin sezonal. Kjo kushtëzon sjelljen e bizneseve dhe të konsumatorëve, duke i shtyrë të nxitojnë të shesin Euro, çka rrit më tej ofertën e ul edhe më shumë kursin e monedhës europiane.

    Përgjithësisht, në të shkuarën pritshmëritë e njëanshme në kursin e këmbimit janë korrigjuar në momentin e ndërhyrjes së Bankës së Shqipërisë. Por, banka qendrore deri tani është shprehur se forcimi i Lekut reflekton raportet normale të kërkesës dhe të ofertës në treg, ndaj nuk ka arsye për të ndërhyrë qoftë edhe përkohësisht në regjimin e lirë të kursit të këmbimit.

    Treguesi kryesor që mat panikun mes agjentëve të këmbimit është marzhi mes kursit në blerje dhe atij në shitje. Në rastet kur kursi lëviz me ritme shumë të shpejta, agjentët rrisin marzhet për të shmangur humbjet. Aktualisht, marzhet e tregtimit të euros nga agjentët e mëdhenj të këmbimit janë afër niveleve të zakonshme, fakt që tregon se në treg nuk duket të ketë panik të mirëfilltë.

    Megjithatë, një forcim në këto përmasa i monedhës vendase po bëhet problem serioz për një pjesë të ekonomisë. Këtu përfshihen eksportuesit e mallrave, bizneset e sektorit turistik, familjet që përfitojnë remitanca, por edhe ata që kanë kursime në euro dhe që po zhvlerësohen shumë nga forcimi i lekut.

    Ata që po përfitojnë më shumë në këtë situatë janë importuesit e mallrave dhe shërbimeve, qeveria dhe huamarrësit në valutë të huaj.

    Importuesit e mallrave po shpenzojnë më pak për blerjen e mallrave, si rezultat i forcimit të lekut. Deri tani, kjo nuk ka sjellë ulje të çmimeve të konsumit. Mund të supozohet se në këto kushte importuesit kanë rritur fitimet, ose i kanë përdorur këto marzhe për të mbuluar rritjen e pagave dhe kostove të punës.

    Leku i fortë e bën më të lirë turizmin e shqiptarëve jashtë vendit dhe mund të jetë shtysë që më shumë shqiptarë të udhëtojnë jashtë për pushime këtë vit.

    Qeveria shqiptare po regjistron një ulje të fortë të borxhit publik në Euro, falë forcimit të Lekut në kursin e këmbimit. Përfitime të ngjashme po regjistrojnë edhe huamarrësit privatë, që kanë kredi në euro dhe të ardhura në lekë, në formën e uljes së barrës së borxhit dhe uljes së shpenzimeve për këstet mujore të kredisë.

    Burimi: INSTAT/ Marrë nga Monitor
  • EMRI/ U kap në “shtëpi bari” në Angli, i riu shqiptar mohon akuzat para gjykatës

    EMRI/ U kap në “shtëpi bari” në Angli, i riu shqiptar mohon akuzat para gjykatës

    Një 20-vjeçar shqiptar ka rënë në pranga në Britani, pasi është kapur nga autoritetet në një ‘fermë’ kanabisi.

    I riu Artenis Shiehu tentoi të arratisej nga banesa në momentin që mbërritën efektivët e policisë.

    Policia gjeti dhe sekuestroi gjatë kontrolleve në banesë 50 bimë kanabisi me vlerë 250 mijë euro.

    I riu i ka mohuar akuzat gjatë seancës gjyqësore, teksa më datë 5 korrik do të mbahet një tjetër seancë gjyqësore për të.

  • “Ti Sali sa të jesh gjallë do hash atë që s’thuhet”/ Balla “shpërthen” kundër Berishës: Ky ka vrarë…

    “Ti Sali sa të jesh gjallë do hash atë që s’thuhet”/ Balla “shpërthen” kundër Berishës: Ky ka vrarë…

    Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla nga foltorja e Parlamentit i bëri thirrje Drejtësisë së re për të hetuar korrupsionin e Sali Berishës.

    Në fjalën e tij Balla tha: Ti Sali do vazhdosh (sa të jesh gjallë) t’i hashë atë që s’thuhet Partisë Socialiste.

    Ironia më e madhe e kësaj foltoreje është që të vijë Sali Berisha dhe të thotë se drejtësia vonon por nuk harron, që Sali Berisha të marrë nëpër gojë edhe Vangjush Dakon i cili ka shpërdoruar detyrën për një leje pallati, kur ky ka vrarë duke shpërdoruar detyrën.

    Unë nuk e di se çfarë bën Prokuroria e Tiranës duke qenë se atje mbahet peng dosja e Aleks Nikës dhe në dosje thuhet se është një vrasje pa autor, kur vetë Sali Berisha ka thënë në këtë foltore por edhe nëpër studio televizive që e ka vrarë ai, ka thënë vetë që ka qenë ai që ka dhënë urdhër që të qëllohet”, deklaroi Balla.

  • A do të ketë tërmete të tjera në Greqi? Ja si përgjigjen sizmiologët

    A do të ketë tërmete të tjera në Greqi? Ja si përgjigjen sizmiologët

    Një tërmet i fortë ka goditur mbasditene sotme Greqine. Sipas institutit të sizmiologjisë, forca e tërmetit ka qenë me magnitudë 4.8 e shkallës Rihter, ndërsa epiqendra ka qenë pranë zonës së Lokrida Fthiotidës. Lëkundjet u ndjenë veçanërisht në Athinë.

    Sipas Institutit Gjeodinamik, lëkundjet kanë ndodhur 13 km në jugperëndim të Atalantit, ndërsa thellësia fokale ka qenë 13.6 km.

    Kjo goditje u pasua nga dy më të vogla brenda më pak se 10 minutash. E para ishte 2,5 Rihter 9 km në VP të Orchomenos dhe e dyta 2,6 Rihter 5 km JP të Atalantit.

    Në deklaratën e tij për tërmetin e sotëm, presidenti i OASP-së, Efthymios Lekkas, theksoi se: “Është afër Atalantit, por nuk lidhet me thyerjen e Atalantit. Ka një histori me një tërmet me magnitudë 7 ballë. Kemi të bëjmë me një gabim nga ana e brendshme, Orchomenos dhe Amphikleia dhe jo nga gjiri Eube. Një magnitudë e ngjashme është prodhuar nga një tërmet në vitin 2013. Ai është ndjerë në zonën e gjerë deri në Athinë. Duhet të shohim evolucionin e fenomenit. Më pas do të shohim se cili defekt është i lidhur me këtë dridhje. Ka ardhur nga një çarje që është të paktën 20 kilometra nga Atalanti. Gabimet në Amphikleia dhe Orchomenos mund të prodhojnë dridhje prej 5 Rihter. Nuk dihet nëse do të ketë të tjera tërmete”.

    Raporti euromesdhetar jep lëkundjen me magnitudë 4.9 Rihter me një epiqendër 17 km në jug-jugperëndim të Livadias dhe një thellësi fokale prej 2 km.

  • Dea Mishel: Jam fillikat pa të dashur, dua dikë që të më udhëheqë (Video)

    Dea Mishel: Jam fillikat pa të dashur, dua dikë që të më udhëheqë (Video)

    Pas daljes nga ‘Big Brother VIP Albania’, disa nga banorët s’kanë më komunikim me njëri-tjetrin.

    E mesa duket kjo ndodhi dhe me Dean.

    Ish-finalistja e “Big Brother VIP 2”, ishte e ftuar në Top Albania Radio, ku ka folur për eksperiencën e saj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri si dhe për jetën e saj private.

    Biseda:

    Pyetje – Çfarë ka ndryshuar te ajo kjo eksperiencë?

    Dea: Jam pjekur, kam qenë pak më e papjekur.

    Është bukur jeta kur je e papjekur, nuk mendon shumë vepron ashtu si të vjen.

    Ishte shumë sfiduese si eksperiencë.

    Pyetje – A është në një lidhje Dea Mishel?

    Dea: Do doja shumë të kisha një (të dashur), po… Jam fillikat (qesh).

    Dua një mashkull që të jep siguri.

    Në jetën time të përditshme unë dua të kem kontroll mbi çdo gjë dhe dua që kur të jem me partnerin të jem unë e qetë dhe të jetë ai që udhëheq.

    Pyetje – Me cilët prej ish- banorëve të ‘BBV’ ka ruajtur Dea kontakte dhe shoqëri pas përfundimit të kësaj eksperience?

    Dea: Më keni parë mjaftueshëm me Jorin, Kristin.

    Me Oltën flas në telefon shpesh po akoma nuk jemi takuar.

  • Ish-shefi i NATO-s paralajmëron Rusinë: Vendet e aleancës ushtarake mund të dërgojnë trupa në Ukrainë, ja çfarë pritet

    Ish-shefi i NATO-s paralajmëron Rusinë: Vendet e aleancës ushtarake mund të dërgojnë trupa në Ukrainë, ja çfarë pritet

    Disa vende të NATO-s mund të jenë të gatshme të dërgojnë trupa në Ukrainë nëse shtetet e tjera anëtare nuk japin garanci sigurie për Kievin, thuhet se ka thënë një ish-sekretar i përgjithshëm i aleancës ushtarake.

    Anders Rasmussen u citua nga The Guardian të ketë thënë se ekziston një “mundësi e qartë” që shtetet e NATO-s mund të ndërmarrin veprime individualisht nëse grupi nuk mund të vendosë për një rrugë përpara për Ukrainën.

    “Ne e dimë se Polonia është shumë e angazhuar në ofrimin e ndihmës konkrete për Ukrainën. Dhe nuk do të përjashtoja mundësinë që Polonia të angazhohej edhe më fort në këtë kontekst në baza kombëtare dhe të ndiqet nga shtetet baltike, ndoshta duke përfshirë mundësinë e trupave nga toka”, tha ai.

    “Ne nuk duhet të nënvlerësojmë ndjenjat polake, polakët mendojnë se për një kohë të gjatë Evropa Perëndimore nuk i dëgjoi paralajmërimet e tyre kundër mentalitetit të vërtetë rus.”

    Anëtarët e NATO-s janë larguar nga vendosja e në tokë në Ukrainë ose vendosja e një zone ndalim-fluturimi mbi vend pasi kjo do të sillte Rusinë në konflikt të drejtpërdrejtë me forcat e tyre.

    Në vend të kësaj, ata kanë dhënë miliarda në ndihmë financiare, humanitare dhe ushtarake që nga shpërthimi i luftës.

  • I akuzuar për atentatin në ‘Don Bosko’, zbardhet dëshmia e Sherrnikut: Në momentin e vrasjes, kam qenë …

    I akuzuar për atentatin në ‘Don Bosko’, zbardhet dëshmia e Sherrnikut: Në momentin e vrasjes, kam qenë …

    I dyshuar si një nga personat e përfshirë në atentatin në Don Bosko, Nikoll Sherrniku përballë grupit hetimor ka mohuar të ketë dijeni për ngjarjen. Ai u shpreh se atë periudhë që është bërë atentati ka qenë në burg.

    I dyshuar si një nga personat e përfshirë në atentatin në Don Bosko, Nikoll Sherrniku ka mohuar të ketë dijeni për atentatin në Don Bosko të regjistruar mbrëmjen e 12 Marsit ku mbeti e vrarë banakierja e lokalit, Mimoza Paja.

    28-vjeçari i akuzuar për veprën penale të “Sigurimit të kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” ka pohuar ndër të tjera se gjatë asaj periudhe ai ndodhej në burg.

    Grupi hetimor ngre dyshime të forta se Sherrniku ka përfshirë edhe persona të tjerë për të siguruar targat gjermane po ashtu edhe automjetin tip ‘BMW’, i cili u gjetë i djegur në fshatin Likmetaj, Manëz, Durrës.

    Nikoll Sherrniku ndodhet në burg prej gushtit të viti 2022 pasi u arrestua për armbajtje pa leje dhe municione luftarake. Po ashtu ka qenë një person i dyshuar edhe për vrasjen e ish-efektivit Xhulio Prela, por për shkak të mungesës së provave u lirua.

  • Tentoi t’i japë fund jetës duke u vetëvarur, 26- vjeçarja përfundon në spital

    Tentoi t’i japë fund jetës duke u vetëvarur, 26- vjeçarja përfundon në spital

    Një vajzë e re nga fshati Dorëz i Librazhdit ka tentuar që t’i japë fund jetës.

    Mësohet se 26-vjeçarja me iniciale A.H në momentin që tentoi të vetëvarësh, u pikas nga familjarët.

    Mënjëherë ajo është dërguar në spitalin e Elbasanit për të marrë ndihmë mjekësore.

    Gjëndja shëndetësore e të resë është kritike, ndërkohë që nuk dihet se cilat ishin arsyet që e çuan të renë të tentonte vetëvarjen.

    Në pyetje po merren familjarët e saj nga policia në mënyrë që të zbardhen detaje nga ngjarja.

  • Krim i dyfishtë në familje, vjehrri vret nusen dhe dhëndrin, dyshonte se kishin lidhje të fshehtë

    Krim i dyfishtë në familje, vjehrri vret nusen dhe dhëndrin, dyshonte se kishin lidhje të fshehtë

    Një krim i dyfishtë ka ndodhur në një familje italiane. Raffaele Caiazzo, 44 vjeç vrau dhëndrin (bashkëshortin e vajzës) dhe nusen (bashkëshorten e të birit) pasi dyshonte se ata të dy kishin një lidhje të fshehtë.

    Ngjarja ka ndodhur në Sant’Antimo në provincën e Napolit.

    Trupat e 29-vjeçarit Luigi Cammisa dhe ai i 24-vjeçares Maria Brigida Pesacane u gjetën midis Piazza Sant’Antonio dhe Via Caruso, i pari në rrugë, i dyti në një apartament.

    Raffaele Caiazzo , 44 ​​vjeç dhe vjehrri i të dy viktimave, u dorëzua në komisariat.

    Pas krimit të dyfishtë, prej disa orësh ai ndodhej në arrati. Hipoteza e hetuesve është se ai ka vrarë dhëndrin dhe nusen e tij pasi dyshonte se kishin lidhje.

    Burri është babai i bashkëshortëve të dy viktimave. Motër e vëlla, Anna dhe Alfredo u martuan me Luigi Cammisa dhe Maria Brigida Pesacane. Secili prej çifteve ka dy fëmijë./Albeu.com/

  • Foshnja 6-muajshe gjendet e vdekur, e ëma e harroi gjithë ditën në makinë

    Foshnja 6-muajshe gjendet e vdekur, e ëma e harroi gjithë ditën në makinë

    Një foshnjë 6 muaj ka vdekur tragjikisht pasi nëna e tij e harroi në makinë.

    Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Belgjikë, në parkingun e spitalit Saint-Joseph de Gilles ku punonte gruaja.

    Siç raporton rrjeti televiziv rtl, babai i vajzës shkoi në çerdhe për të marrë vajzën e tij dhe zbuloi se ajo nuk ishte aty.

    “Babai, i cili shkoi në çerdhe në fund të ditës për të marrë fëmijën e tij, u shqetësua për mungesën e vogëlushes. Më pas ka kontaktuar me nënën e fëmijës. Kjo e fundit vrapoi te parkingu, te automjeti i saj dhe zbuloi fëmijën e saj të pajetë”, tha prokurori Vincent Fiasse.

    Viktima ka ndërruar jetë nga hipertermia, ndërkohë që nuk pritet të bëhet autopsi pasi shkaqet e vdekjes së fëmijës janë të qarta dhe janë evidentuar nga mjeku mjekësor që ndodhej në vendngjarje.

    Autoritetet po kryejnë hetime për të zbuluar se çfarë ka ndodhur. Së fundmi, vërehet se fëmija nuk ka shfaqur shenja dhune.

    Ky nuk është rasti i parë i raportuar. Ditën e sotme e njëjta tragjedi u regjistrua edhe në Romë. Babai harroi fëmijën e tij në makinë dhe më pas 1-vjeçarja u gjet e vdekur./Albeu.com.