Author: editor

  • “Janë të aksidentuara jashtë shtetit”/ Eksperti tregon hilet e tregëtarëve: Marrin makina që janë hequr nga qarkullimi, i shesin si të reja në Shqipëri

    “Janë të aksidentuara jashtë shtetit”/ Eksperti tregon hilet e tregëtarëve: Marrin makina që janë hequr nga qarkullimi, i shesin si të reja në Shqipëri

    Eksperti Eno Zeneli në Wake-Up ka ndarë disa sekrete për të gjithë teleshikuesit se si të mos mashtrohen nga shitësit kur blejnë një makinë të re.

    Ai gjithashtu ka treguar hilen e fundit të tregëtarëve, teksa shton që një pjesë e mirë prej tyre marrin makina të aksidentuara jashtë vendit i riparojnë dhe i shesin sit ë reja në Shqipëri.

    “Ulja e kilometrazhit ka ndodhur edhe do të ndodhë. Këtu në Shqipëri ka filluar të matet. Që në momentin që mjeti regjistrohet për herë të parë regjistrohet dhe kilometrazhi.

    Vetë BE e ka problematik në Belgjikë një pjesë e mjeteve që janë për shitje ishin të trukuara në kilometrazh.

    Shumica e tregëtarëve për të gjetur një çmimi sa më të mirë marrin automjete të dëmtuara ose mjete që janë hequr fare nga qarkullimi. Riparohet këtu dhe shitet si e re.”- tha Eksperti Eno Zeneli.

  • Tronditet ky vend/ Sulm me thikë në një park lojrash, plagosen 8 fëmijë

    Tronditet ky vend/ Sulm me thikë në një park lojrash, plagosen 8 fëmijë

    Tetë fëmijë të vegjël dhe një i rritur janë plagosur nga një 32-vjeçar në një park lojrash në qytetin francez Annecy.

    “Disa persona, mes tyre edhe fëmijë, u plagosën nga një person i armatosur me thikë në një shesh në Annecy. Agresori u arrestua falë ndërhyrjes shumë të shpejtë të policisë”, shkroi në Twitter ministri i Brendshëm Gérald Darmanin.

    Sipas asaj që shkruajnë mediat franceze i arrestuari është një azilkërkues sirian ndërsa ende nuk dihen motivet e krimit të rëndë.

    Në Asamblenë Kombëtare të Francës është mbajtur një minutë heshtje nga deputetët./Klan News

  • Përfundon seanca gjyqësore ndaj ish-kryebashkiakut Vangjush Dako, togat e zeza tërhiqen për vendim, ja çfarë pritet

    Përfundon seanca gjyqësore ndaj ish-kryebashkiakut Vangjush Dako, togat e zeza tërhiqen për vendim, ja çfarë pritet

    Ka përfunduar seanca gjyqësore ndaj Vangjush Dakos në GJKKO.

    Togat e zeza janë tërhequr për caktimin e masës së sigurisë ndaj tij.

    Gjatë seancës, Dako ka hedhur poshtë akuzat e ngritura ndaj tij nga SPAK për shpërdorim detyre.

    Ish-kryebashkiaku ka kërkuar masë më të butë sigurie se ajo e arrestit në burg.

  • Tërmeti i fortë ‘shkund’ vendin fqinj, ja ku ishte epiqendra dhe magnituda

    Tërmeti i fortë ‘shkund’ vendin fqinj, ja ku ishte epiqendra dhe magnituda

    Një tërmet ka goditur vendin fqinj, Greqine këtë pasdite.

    Tërmeti me magnitudë 5.1 ballësh është ndjerë dhe në kryeqytetin grek, në Athinë dhe disa qytete të tjera.

    Tërmeti kishte një thëllesi prej 10km. Nuk është raportuar për demtime.

  • Akuza për shpërdorim detyre, Vangjush Dako flet para togave të zeza, ja kërkesa e papritur që i bën gjykatës

    Akuza për shpërdorim detyre, Vangjush Dako flet para togave të zeza, ja kërkesa e papritur që i bën gjykatës

    Në lidhje me pallatin që prokuroria thotë se është dhënë leja në kundërshti me ligjin, Vangjush Dako i tha Gjykatës se nuk ka dijeni, madje nuk e di dhe sa kate është.

    Ai ka dhënë sqarime dhe në lidhje me tenderin për projektin për zhvillimin e vijës bregdetare, nga zona e Brrylit deri në Currila, me pretendimin se nuk kam pasur dijeni dhe gjithçka ka qenë në dorën e specialistëve.

    Sipas Dakos kjo procedurë prokuromi publik është zhvilluar nga specialistët dhe se ai nuk ka qenë në dijeni.

    Burime brenda seancës bëjnë me dije se kryebashkiaku ka thënë se nuk e ka shkelur në asnjë moment procedurën e prokurorimit për këtë tender.

    Ish kryetari i Bashkisë Durrës, Vangjush Dako, i ka kërkuar gjykatës masë më të butë sigurie.

    Avokati i tij mbrojtës Petrit Ismalili përpara gjykatës është shprehur se Dako nuk ka lidhje me akuzat, e për këtë ai ka kërkuar masa më të buta si ajo e arrestit shtëpiak, detyrim për tu paraqitur, apo edhe garanci pasurore.

    Ndërkohë, seanca vijon ku janë të pandehurit e tjerë që po japin shpjegimet e tyre për akuzat e ngritura nga SPAK.

  • Çfarë po kurdisin Luizi dhe Dea? Dyshja shfaqen bashkë fill pas largimit të Kiarës në Turqi

    Çfarë po kurdisin Luizi dhe Dea? Dyshja shfaqen bashkë fill pas largimit të Kiarës në Turqi

    Luiz Ejlli dhe Dea Mishel Hoxha, ishin dy ndër banorët më të komentuar gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP.

    Gjatë spektaklit dy ish-finalistët kanë pasur përplasje të forta mes njëri-tjetrit, mirëpo duket se inatet dhe mëritë kanë mbetur brenda në shtëpinë e famshme.

    Kjo pasi së fundmi në rrjet, po qarkullon një video e Deas dhe Luizit brenda në makinë.

    Nuk dihet se çfarë fshihet pas kësaj video, por spekulimet kanë qenë të shumta kjo pasi edhe Kiara nuk ndodhet në Shqipëri, por në Turqi.

  • Agron Llakaj humb njeriun më të shtrenjtë: U pamë sot në mëngjes e nuk e dija se po të puthja për herë të fundit

    Agron Llakaj humb njeriun më të shtrenjtë: U pamë sot në mëngjes e nuk e dija se po të puthja për herë të fundit

    Aktori Agron Llakaj ka ndarë sot lajmin e hidhur me ndjekësit e tij. Babai i tij është ndarë nga jeta.

    Postimi i plotë:

    “Ahh ku ta dija o babushi im i mire, se do ishte ditelindja jote e fundit

    Babai im,gojemjalti ti,e qeshura jote ilac…aaahh mor bab cte te them e cte shkruaj per ty?!

    U pame sot ne mengjes dhe nuk mendova se po te puthja e perqafoja per here te fundit.

    Babi im, ike…,po te pret Bardha,bija jote dhe motra jone,tragoja gjithe mallin tone babi…

    Qofsh i parajses ashtu sic shpirtin e kishe babi im!

    Kam gjithcka nga ty dhe shpirti yt i mire, qe do t’i ruaj deri kur Zoti te na bashkoj serish!????

    Lamtumire o i shtrenjti yne, tregoi shtruar Zotit gjithe historite e tua, ashtu bukur dhe qeshur sic tregoje Ti

    Sa me mungon mor bab…ahhhh…’ shkruan aktori krahas fotos së publikuar me prindërit.”

  • Humbje e madhe për kinematografinë, ndahet nga jeta aktori i njohur

    Humbje e madhe për kinematografinë, ndahet nga jeta aktori i njohur

    Aktori Pat Cooper, i njohur më së shumti për rolet e tij në filmat “Analyze It” dhe “Analyze It Again”, ka vdekur në moshën 93-vjeçare.

    Cooper ka lindur në vitin 1929 në Brooklyn, Nju Jork. Ai filloi të performonte në klubet lokale dhe filloi karrierën e tij në The Jackie Gleason Show në 1963.

    Ai ka punuar në shumë klube duke bashkëpunuar me shumë artistë të rëndësishëm si Frank Sinatra, Ella Fitzgerald, Tony Bennett dhe të tjerë.

    Ai luajti kryesisht në komedi, duke përfshirë hitet e mëdha Break It Down dhe Break It Again me Robert De Niro dhe Bill Crystal, duke luajtur Salvatore Masiello.

  • ‘Jam i pastër, po më godisni qëllimisht’/ Çfarë deklaroi Vangjush Dako në gjygj?

    ‘Jam i pastër, po më godisni qëllimisht’/ Çfarë deklaroi Vangjush Dako në gjygj?

    Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako pritet të marrë masën e sigurisë.

    Sipas informacioneve duket se Dako nuk e ka pritur mirë prangosjen e tij me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

    “Nuk kam frikë nga drejtësia. Jam i pastër, po më godisni qëllimisht,”-mësohet se ka bërë me dije Dako në fjalën e tij në sallë.

    Ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako dhe bashkëpunëtorët e tij në bashki akuzohen për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh.

  • Emrat/ Kërcet arma në vend, reagon policia dhe zbardh detajet: 33-vjeçari tentoi të vriste një person

    Emrat/ Kërcet arma në vend, reagon policia dhe zbardh detajet: 33-vjeçari tentoi të vriste një person

    Tentoi të vriste me armë zjarri, një shtetas, shpallet në kërkim Ardit Aldedja. Shpallen në kërkim dhe: K. Aldedja, I. Belba, Xh. Korimani, pasi ndihmuan 33-vjeçarin të largohej pas ngjarjes.

    Është arrestuar në flagrancë shtetasi Agron Muça për veprën penale ‘Moskallëzimi i krimit.

    Tentoi të vriste me armë zjarri pistoletë, një shtetas pas një konflikti për motive të dobëta, identifikohet 33-vjeçari dhe vijojnë kontrollet për kapjen e tij.

    Shpallen në kërkim dhe 3 shtetas të tjerë, pasi ndihmuan 33-vjeçarin të largohej pas ngjarjes.

    Vihet në pranga një 30-vjeçar, pasi bashkëpunoi me këta 3 shtetas, për të ndihmuar 33-vjeçarin të largohej, duke e marrë në automjet.

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, pas marrjes së njoftimit se në qytetin e Peshkopisë, një shtetas kishte tentuar të vriste me armë zjarri një shtetas tjetër me të cilin ishte konfliktuar, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e autorit dhe për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.

    Si rezultat i veprimeve hetimore, shërbimet e Policisë kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasit:

    A. A., 33 vjeç, banues në Peshkopi, për veprën penale ‘Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë;

    K. A., 28 vjeç, I. B., 23 vjeç dhe Xh. K., 20 vjeç, të tre banues në Peshkopi, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.

    Në vijim të veprimeve është arrestuar në flagrancë shtetasi A. M., 30 vjeç, për veprën penale ‘Moskallëzimi i krimit”.

    Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi A. A., pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri pistoletë shtetasin S. A., 20 vjeç, banues në Peshkopi.

    Pas ngjarjes, shtetasi A. M. (tashmë i arrestuar), së bashku me shtetasit K. A., I. B. dhe Xh. K. (të shpallur në kërkim), kanë ndihmuar shtetasin A. A. që të largohej nga vendi i ngjarjes, duke e marrë në automjetin e tyre.

    Vijon krehja e zonës nga shërbimet e Policisë, me qëllim kapjen e shtetasit A. A. dhe të 3 shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim.

    Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.