Author: editor

  • I dashuri i tha të bënte të pasmet, nëna e 2 fëmijëve vdes pasi bëri ndërhyrjen nga burri që pretendonte se ishte… (Foto)

    I dashuri i tha të bënte të pasmet, nëna e 2 fëmijëve vdes pasi bëri ndërhyrjen nga burri që pretendonte se ishte… (Foto)

    Një influencuese e njohur braziliane thuhet se ka ndërruar jetë pas një ndërhyrje në të pasmet nga një ‘burrë që pretendonte se ishte infermier’.

    Lygia Fazio ndërroi jetë tragjikisht pasi i dashuri i saj e inkurajoi që t’i nënshtrohej kësaj procedure, e cila fatkeqësisht pati komplikime.

    Para se të vdiste, 40-vjeçarja ka dhënë një intervistë ku është shprehur:

    “Që kur nisa të punoj si modele vura se të gjithë donin të kishin të pasme më të mëdha se të tjerët. E shikoja veten në pasqyrë, kisha të pasme të vogla dhe doja ta përmirësoja”.

    Fazio ka shtuar se partneri i saj nuk ishte i kënaqur me rezultatet dhe e ka bindur atë që t’i nënshtrohej një tjetër procedure.

    “I dashuri më tha që ‘të pasmet e mëdha janë më të mira’, kështu që shkova në një vend klandestin ku bëra një operacion”, ka shpjeguar ajo.

    Ndërkohë i vëllai i 40-vjeçares, George Oliveira, është shprehur për mediat se ndërhyrja e parë ishte kryer nga një mjek. Ai ka shtuar se kur ka shkuar te mjeku në fjalë për ndërhyrjen e dytë, ai ka refuzuar që ta kryej.

    Lygia i ka thënë të vëllait se kishte gjetur një burrë, i cili pretendonte se ishte infermier dhe ai e kishte injektuar në shtëpinë e një shoku.

    Nëna e dy fëmijëve pas kësaj ndërhyrjeje kishte menduar që të bënte një operacion të tretë për të hequr mbushësin, por fatkeqësisht gjërat nuk shkuan aspak mirë.

    Infeksionet u përhapën nëpër trupin e saj pasi materiali mbushës rrodhi në gjak. Ajo gjithashtu pësoi një goditje që shkaktoi shtrimin e saj në spital rreth tre javë më parë dhe mjekët nuk ishin në gjendje ta shpëtonin.

  • Pas 20 viteve në burg për mbytjen e 4 fëmijëve të saj, gruaja shpallet e pafajshme

    Pas 20 viteve në burg për mbytjen e 4 fëmijëve të saj, gruaja shpallet e pafajshme

    Kathleen Folbigg, kaloi 20 vite në burg pasi dyshohej se ajo vrau katër fëmijët e saj të mitur djemtë Caleb dhe Patrick dhe vajzat Sarah dhe Laura. Por një hetim i fundit ka bërë shkencëtarët të besojnë se të miturit mund të kenë vdekur nga shkaqe natyrale.

    Rasti i 55-vjeçares është përshkruar si një nga gabimet më të mëdha të drejtësisë në Australi.

    Zonja Folbigg, e cila ka pretenduar gjithmonë pafajësinë e saj, u burgos për 25 vjet në 2003 për vrasjen e tre prej fëmijëve dhe vrasjen e djalit të saj të parë, Caleb. Çdo fëmijë i saj vdiq papritur midis 1989 dhe 1999, në moshën 19 ditë deri në 19 muaj, dhe prokurorët në gjyqin e saj pretenduan se ajo i kishte mbytur ata.

    Në hetimin e ri, të kryesuar nga gjyqtari në pension Tom Bathurst, prokurorët pranuan se kërkimet mbi mutacionet e gjeneve kishin ndryshuar kuptimin e tyre për vdekjet e fëmijëve.

    Si rezultat, guvernatori i NSW kishte nënshkruar një falje të plotë dhe urdhëroi lirimin e menjëhershëm të zonjës Folbigg nga burgu.

    Nëse dënimet e saj rrëzohen, ajo mund të padisë qeverinë për miliona dollarë kompensim. Ajo mund të marrë një zgjidhje të ngjashme me atë të Lindy Chamberlain, e cila u shpërblye me 1.3 milion dollarë në 1992 për dënimin e saj të gabuar për vdekjen e vajzës së saj Azaria.

    Gjyqi i zonjës Folbigg i vitit 2003 u përqendrua në prova rrethanore, veçanërisht në ditarë që shprehnin luftën e saj me amësinë. Por nuk kishte asnjë provë fizike për mbytje apo lëndime të fëmijëve të paraqitur në gjyq.

    Në hetimin e fundit, ekspertët sugjeruan se ditarët ishin një mekanizëm përballues i shkruar nga një nënë e pikëlluar me mbështetje të kufizuar dhe se nuk do të kishte gjasa që të katër fëmijët të mbyten pa lënë gjurmë.

    Provat kryesore që provuan pafajësinë e saj ishin nga një ekip imunologësh, të cilët zbuluan se vajzat e zonjës Folbigg, Sarah dhe Laura, kishin një mutacion gjenetik që mund të shkaktojë vdekje të papritur kardiake. U zbuluan gjithashtu dëshmi se djemtë e saj, Caleb dhe Patrick, posedonin një mutacion gjenetik të ndryshëm, i lidhur me epilepsinë.

  • “Arrest me burg” për 46-vjeçarin që plagosi gruan: E bëra për xhelozi, i gjeta 2 …

    “Arrest me burg” për 46-vjeçarin që plagosi gruan: E bëra për xhelozi, i gjeta 2 …

    Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Aleko Myrtollarin, 46-vjeçarin që plagosi me thikë bashkëshorten e tij, 38-vjeçaren, Marjola Myrtollarin.

    Myrtollari e ka pranuar krimin në seancën gjyqësore të mbajtur ditën e sotme.

    Korrespondentja e Klan News, Daniela Zisi raporton se Myrtollari ka thënë në sallën e gjyqit se ka pasur dyshime për mënyrën e jetetës së bashkëshortes pasi ka deklaruar se i ka gjetur 2 varëse floriri.

    “Kam qëndruar 7 muaj në Gjermani. Ika në Francë, u stabilizova atje. Ju dërgoja para në shtëpi, por kur erdha në shtëpi nuk i gjeta familje të rregullt. Fëmijët ishin të paedukuar dhe çupa nuk shkonte në shkollë. E bëra për xhelozi. Bëra veprim të nxituar për nënën e 3 fëmijëve”, mësohet të ketë thënë 46-vjeçari.

    Mes të tjerash, Aleko Myrtollari ka deklaruar në seancën për njohjen me masën e sigurisë se nuk ka pasur qëllim vrasjen e gruas, por se kanë pasur një debat dhe ka qenë një reagim emocional.

    38-vjeçarja vijon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin e Traumës./tvklan.al

  • Euro nuk mban më, sot kapi fundin fare! Leku “palos” edhe Dollarin me Paundin

    Euro nuk mban më, sot kapi fundin fare! Leku “palos” edhe Dollarin me Paundin

    Ajo që po ndodh në tregun e këmbimit valutor me forcimin e vazhdueshëm të Lekut ndaj monedhave të huaja dhe sidomos ndaj Euros është krejtësisht e paprecedentë. Monedha jonë kombëtare fitoi sërish pikë sot ndaj asaj europiane.

    Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, të publikuara pak më parë, 1 euro u këmbye sot me mesatarisht 106.39 lekë si KURRË më parë. Euro po humb pikë dita ditës ndaj Lekut, një cikël i cili është përshpejtuar sidomos gjatë ditëve pas zgjedhjeve lokale.

    Ndërkohë, pikë ndaj Lekut është duke humbur edhe Dollari Amerikan, i cili sot është këmbyer me 99.15 lekë.

    Në mos spekulim i madh në treg, duket se situata është krijuar për shkak të sasisë së madhe të parasë së pistë që po qarkullon në Shqipëri, e cila ka gjetur terrenin e përshtatshëm për t’u pastruar. /albeu.com

  • Historia rrëqethëse pas videos virale/ Pse babait s’i bënte zemra ta takonte të bijën nuse (Video)

    Historia rrëqethëse pas videos virale/ Pse babait s’i bënte zemra ta takonte të bijën nuse (Video)

    Në rrjetet sociale ka qarkulluar një video prekëse e një babai dhe vajzës së tij në ditën e dasmës.

    Në këtë video të publikuar nga vetë nusja në rrjetin social TiTok dhe të bërë më pas virale, babai nuk pranon t’i japë dorën dhe ta takojë atë në ditën më të lumtur, atë të dasmës.

    VIDEO nga momenti qe vajza do te takoje babain

    Pas kësaj video që ka prekur zemrat e shumë shqiptarëve fshihet një histori shumë e trishtë.

    Mësohet se babai nuk ka pranuar ta përshëndesë vajzën e tij pasi ai ka humbur dy fëmijë në lule të rinisë. Një djalë 21-vjeç i ka vdekur ndërsa vajza e re në moshë ka kryer vetëvrasje.

    Kjo është edhe arsyeja e dhimbshme pse babai nuk ka mundur të gëzohet në dasmën e vajzës dhe ta përshëndesë e takojë ashtu siç do donte.

    Me lot në sy ai i shmanget vajzës së tij të veshur me vellon e nusërisë.

  • A do të bjerë shi gjatë javës? Lajda Porja zbulon surprizat e motit, ja çfarë pritet deri në fund të qershorit..

    A do të bjerë shi gjatë javës? Lajda Porja zbulon surprizat e motit, ja çfarë pritet deri në fund të qershorit..

    Lajda Porja, meteorologe pranë Meteoalb tha për “Good Morning Albanians” se edhe këtë javë moti sipar parashikimeve te sinoptikaneve, pritet të vazhdojë të jetë po njësoj. Sipas saj paraditen do të nisin me diell, por nga mesdita do të ketë rreshje shiu.

    Porja tha se një situatë e tillë do të vazhdojë deri në fund të qershorit.

    “Ende nuk do e ndiejmë shumë të nxehtin. Kjo ditë ka nisur me diell e parashikohet të qëndroje e tillë duke përjashtuar këtu zxonat e juglindjes, Pogradec, Korçë, Ersekë, do rrezikohen në pjesën e dytë të ditës nga reshjet dhe nuk do mungojnë as rrebeshet apo stuhitë e breshrit. Parashikohet që sot e nesër moti do jetë me diell thuajse në të gjithë territorin. Temperatura do jetë rreth 30 gradë, ndërkohë minimalet janë 10 apo 11 në zonat malore.

    Nga e mërkura e deri të shtunën do të kemi sërish paqëndrueshmëri të motit, dita do nisë me diel, por pas mesditës do kemi vranësira dhe rreshje në pjesën më të madhe të territorit. Të enjten dhe të premten rrebeshet do jenë më prezente.

    Deri nga mesi i qershorit, ne nuk do kemi një ditë 24 orë me diell, por paraditet do jenë të nxehta e me diell ndërsa mesdita nga ora 2 deri në 6 mund të ketë, nga e mërkura deri të shtunën rrebeshe shiu. Nga e diela e në vijim do ketë një përmirësim të dukshëm në zonat bregdetare, por në shumë zona të ulëta do ketë rreshje”,-tha Lajda Porja.

  • “Brenda një burgu…”, Miliam Zeka habit me deklaratën për Luizin dhe Kiarën

    “Brenda një burgu…”, Miliam Zeka habit me deklaratën për Luizin dhe Kiarën

    Ditën e djeshme ai ishte i ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, ku ndër të tjera foli edhe për romancën e Luizit me Kiarën.

    Milaimi i bindur u shpreh se lidhja e fituesit të “Big Brother Vip” me moderatoren është vetëm për lojë, pasi sipas tij çdo gjë ka nisur shumë shpejt “brenda një burgu siç është BBV”.

    Ai theksoi duke thënë se të njëjtin mendim ka pasur edhe për lidhjen e dy ish-konkurentëve të “BBV 1” Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj, të cilët u ndanë sapo dolën nga ky reality show.

    Moderatorja: Të kemi parë goxha në sulm në lidhje me Luizin. Ke thenë që nuk të ka pëlqyer si personazh.

    Milaim Zeka: Ka qenë në fillim unë e kam kritikuar sepse u hap llafi që ai ka gënjyer për punën e sëmundjes. Kam qenë dhe jam prap i bindur që lidhja e tij me Kiarën ka qenë dhe është lojë.

    Moderatorja: E mendon përsëri?

    Milaim Zeka: Si kam menduar për Beatrix që kam thënë se nuk ka dashuri mes saj dhe Donaldit, përsëri mua mu ka përforcuar mendimi. Një njeri pa hezituar dhe pa menduar mirë nuk ndëron mbiemrin e vet. Martesat e shpejta ose lidhja e tyre në kushte shumë të jashtëzakoshme siç është Big Brother ka qenë lidhja brenda një burgu. Aty kam dyshuar dhe prapë vazhdoj të dyshoj.

  • Kështu mund të rregulloni një lidhje të dështuar!

    Kështu mund të rregulloni një lidhje të dështuar!

    Të gjitha lidhjet kanë momente të mira e të këqija. Zakonisht muajt e parë të një lidhjeje janë thjesht një mrekulli, e pas kësaj vijnë argumentet e zënkat nga më të ndryshmet…

    Mirëpo ju duhet të mësoni se si ta rregulloni një lidhje e cila po mbahet në fije peri dhe të bëni lidhjen tuaj edhe më të fortë.

    Ja disa këshilla:

    Dëgjoni;

    Kur flisni me partnerin tuaj, dëgjoni. Kushtoni atij/asaj vëmendje. Nuk është mirë që partneri juaj të flas, e ju thjesht ta injoroni atë.

    Kujtoni momentet e bukura;

    Momenti në të cilin gjendeni tani është i trishtë, dhe lumturia duket larg. Mirëpo kujtoni momentet e bukura me partnerin tuaj, dhe gjërat e çmendura që bëni së bashku. Mundohuni t’ia kujtoni ato edhe partnerit tuaj.

    Që të rregulloni gjërat në një lidhje, dy palët duhet të tregojnë përkushtim.

    Respektoni dhe besoni;

    Respekti është esencial në çdo lidhje. Qoftë ajo lidhje shoqërore, familjare apo dashurore.. Çdo njeri duhet të trajtohet me respekt. Gjithmonë respektoni partnerin tuaj!

    Mbani përgjegjësi për veprimet tuaja;

    Asnjëherë mos e hidhni fajin te partneri juaj, nëse ju keni bërë gabim.

    E kaluara mbetet e kaluar;

    Pavarësisht se çka ndodhur para 2 vitesh apo 6 muajsh, e kaluara mbetet e kaluar. Mos I kujtoni gjërat të cilat kanë ndodhur më parë.

  • “Ka ardhur furnizimi i ri te hyrja e burgut”, Artan Hoxha del me thirrje e papritur për “Visin” e cigareve: Duket si Marlboro, por qenka …

    “Ka ardhur furnizimi i ri te hyrja e burgut”, Artan Hoxha del me thirrje e papritur për “Visin” e cigareve: Duket si Marlboro, por qenka …

    Gazetari Artan Hoxha ka bërë një tjetër reagim në rrjetet sociale në lidhje me zhvillimet e ‘nxehta’ në vendin tonë, ku në fokus ka arrestimin e Vangjush Dakos me urdhër të SPAK.

    Në reagimin e tij, Hoxha ka rikthyer ‘skenën e famshme’ të burgosjes së ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit, ku avokati i tij, Maks Haxhia porosit ‘shoku’: “ O Viso, o Viso, coji dy paketa cigare aty”. Dhe duke marrë shkas nga kjo situatë Hoxha i bën thirrjen Visit se te hyrja e burgut ai që shet paketa me cigare ka marrë furnizim të ri për myshterinjtë e fundit.

    “Visi, Visi, ai qe te shet dy paketa me cigare te hyrja burgut, paska marre furnizim te ri per myshterinjte e fundit…

    Duket si Marlboro dreqi, por qenka Merhaba ”, shkruan Hoxha.

  • Historia si në filma e Robert Hanssen, agjenti i FBI që tronditi inteligjencën amerikane me tradhtinë e tij duke shitur informacion te Moska, nga dëshira për tu bërë “James Bond”, tek fundi i hidhur në qelinë e burgut

    Historia si në filma e Robert Hanssen, agjenti i FBI që tronditi inteligjencën amerikane me tradhtinë e tij duke shitur informacion te Moska, nga dëshira për tu bërë “James Bond”, tek fundi i hidhur në qelinë e burgut

    Robert Hanssen, një agjent federal amerikan që dorëzonte dokumente të klasifikuara amerikane në Moskë për më shumë se dy dekada, u gjet i vdekur këtë të hënë në qelinë e ADX Florence, një nga burgjet më të sigurta në botë, ku ai kishte vuajtur një dënim të përjetshëm, që nga fillimi i viteve 2000, për tradhti dhe spiunazh.

    Nën pseudonimin “Ramon Garcia”, Hanssen paralajmëroi agjentët rusë në vitet 1980 se qeveria federale e SHBA-së po gërmonte një tunel nën ambasadën sovjetike në Uashington, i ofroi Moskës një plan të SHBA-së për një përshkallëzim të luftës bërthamore dhe ekspozoi identitetin e disa agjentëve rusë të cilët i kalonin informacione të klasifikuara CIA-s, dhe për këtë u shpërblye me diamante, para në bankë dhe 1.4 milionë dollarë para të gatshme.

    Edhe sot e kësaj dite, FBI e konsideron rastin Hanssen “skandalin më të madh të inteligjencës në historinë e SHBA”. “Ai donte të ishte James Bond, por ishte i indinjuar që agjencia e tij mëmë e la thjesht një bibliotekar”, tha agjent Eric O’Neill, i cili drejtonte hetimin kundër Hanssen, për “The Washington Post”.

    Nisja e tradhtisë

    Një nëpunës i përkushtuar civil, katolik, një bashkëshort shembullor dhe baba i gjashtë fëmijëve, Hanssen u transferua në zyrën e FBI-së në Nju Jork në fillim të viteve 1980. Pas mbërritjes në vendin e tij të ri të punës, iu bë e qartë se në Nju Jorkun e shtrenjtë me rrogën e një nëpunësi publik, do të ishte shumë e vështirë të ushqente një familje prej tetë anëtarësh.

    Prandaj ai kontaktoi KGB-në, 9 ditë pastransferimit në punën e re dhe iu ofroi atyre dokumentin e parë konfidencial për 100,000 dollarë. Dhe kështu filloi gjithçka. Pasi agjentët federalë në mesin e viteve 1990 arrestuan Aldrich Ames, një tjetër amerikan që kishte spiunuar për rusët për vite me radhë, u bë e qartë për ta se ata kishin një “shënjestër” tjetër, një spiun tjetër në radhët e tyre.

    Kjo është arsyeja pse ata formuan një ekip special, për të identifikuar tradhtarin. FBI dhe CIA morën një dokument që i drejtonte ata te Robert Hanssen, në atë kohë një zyrtar në Zyrën e Misioneve të Jashtme të Departamentit të Shtetit. Ata e dinin se duhej të vepronin shpejt, sepse Hanssen tashmë po i afrohej pensionit.

    Ndjekja nga 300 agjentë

    Si pjesë e një strategjie, ata i ofruan ngritje në detyrë për ta joshur në zyrën e tyre, e cila, natyrisht, ishte e mirëplanifikuar paraprakisht. Për një muaj të plotë, më shumë se 300 agjentë federalë ndoqën nga afër çdo lëvizje të tij; që nga koha kur u largua nga shtëpia e tij në Fairfax, Virxhinia, deri në kohën kur u kthye prapë aty. Ata zbuluan se më 18 shkurt 2001 do të bëhej një dorëzim i ri i një pakete informacioni të klasifikuar, në një park jo shumë larg shtëpisë së Hanssen.

    Sapo ai la materialin e mbështjellë me kujdes në një qese plastike në vendin e rënë dakord, forcat speciale dolën në terren dhe e arrestuan. Në raportin zyrtar të arrestimit thuhet se Hanssen e kishte marrë situatën me shumë qetësi, duke komentuar shkurt “sa kohë u desh për ta kapur”.

    “Ju vetë duhet të përgjigjeni për neglizhencën dhe dështimet e sigurisë që më lejuan të kryeja një vepër penal”, i tha Hanssen gjykatës gjatë seancës së parë, duke theksuar se ai mori informacion konfidencial për sigurinë kombëtare dhe sekretet ushtarake përmes një procedure rutinë, si zyrtar në qeverinë federale; ashtu si edhe qindra mijëra amerikanë të tjerë.

    Fundi i hidhur

    “Besojmë se ai nuk ishte vetëm i motivuar nga paratë, por se e ka shijuar vërtet të gjithë aventurën. Në dijeni se ai kishte mashtruar punëdhënësin e tij, i cili në të njëjtën kohë kishte reputacionin e agjencisë më të mirë të spiunazhit në botë”, pohojnë agjentët që morën pjesë në ndjekjen e tij për “The Washington Post”.

    John J. Hamre , zëvendësministri i mbrojtjes në atë kohë, pohon se letrat që Hanssen i dërgoi KGB-së në fillim të karrierës së tij spiunazhi dukeshin si transaksione biznesi, ndërsa ato që ai dërgoi në fund dukeshin si letra të një sociopati të dëshpëruar. “Ai ishte i etur për vëmendjen që mendonte se meritonte, por s’po e merrte”, shpjegoi ai. Hanssen u dënua me burgim të përjetshëm pasi u deklarua fajtor në 2001.