“Autorin e çuan në spital privat!”- Vrasja e 14-vjeçarit pranë shkollës “Fan Noli”, gazetari jep detaje: I mituri postoi foto në rrjetet sociale pas ngjarjes! Janë përfshirë 7 adoleshentë

by editor

Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja me thikë në zemër e 14-vjeçarit Martin Cani mesditën e djeshme (18 nëntor) pranë shkollës 9-vjeçare “Fan Noli” në Tiranë, nga një bashkëmoshatar i tij.

Advertisements

Gazetari Igli Çelmeta u shpreh në Neës24, se 14-vjeçari i arrestuar si autor i dyshuar i kësaj ngjarje të rëndë, është dërguar në një spital privat në kryeqytet, në mënyrë që të shmangej përplasja me familjarë të viktimës apo të të plagosurit.

Advertisements

Ai tregoi se pas kryerjes së krimit, autori ka pozuar me grushtin lart dhe thikën, armën e krimit, në një makinë që drejtohej nga familjarë të tij.

“Autori së bashku me tre shokët e tij, pas përfundimit të mësimit, sulmuan viktimën dhe u larguan drejt Pazarit të Ri, ku dyshohet se familjarë e dërguan në një spital privat sepse edhe vetë u dëmtua gjatë sulmit. Autori postoi në rrjetet sociale foto nga arma e krimit, foto të bëra në makinën që drejtohej nga familjarë të tij, duke ngritur edhe grushtin në formë krenarie.

Ndër të tjera, ai tregoi se në konflikt janë përfshirë 7 adoleshentë dhe se ngjaja është filmuar nga kamerat e sigurisë.

“Viktima ka thirrur edhe ai 2 shokë të tij me të cilët luanin futboll, gjithçka është filmuar nga kamerat e sigurisë dhe është zbuluar që të përfshirë kanë qenë 7 adoleshentë. Histori horror, makabër. Motivi ende nuk dihet zyrtarisht, shokët japin variante të ndryshme”, tha ai.

You may also like