Të premten e javës që kaloi, ekipi ligjor i Ervin Salianjit, ka dorëzuar një kërkesë në Gjykatën e Tiranës nëpërmjet të cilës kanë kërkuar shtyrjen e ekzekutimit të vendimit të Gjykatës së Apelit, që e dënoi atë me 1 vit heqje lire për kallëzim të rremë.
Advertisements
Kërkesa në fjalë argumenton se: “Ekzekutimi i vendimit duhet të shtyhet për shkak të pasojave shumë të rënda që sjell për deputetin siç është ndërprerja e mandatit aktual dhe pamundësia e kandidimit në zgjedhjet parlamentare të 2025-ës”.
Advertisements
Ndërkohë që së bashku me këtë kërkesë, avokatët kanë përgatitur edhe shkresën për pezullim të vendimit në Gjykatën e Lartë, e cila do të dorëzohet së bashku me rekursin sapo të zbardhet vendimi i arsyetuar i Gjykatës së Apelit.
Gjithashtu, mësohet se sot pritet kallëzim penal në SPAK ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Partia Demokratike, ka ngritur akuza në drejtim për 5 vepra penale në drejtim të Xhafajt dhe hetimi do të kërkohet mbi lidhjet e pretenduara me ndërtues të cilëve u ka dhënë prona shtetërore, falsifikim të dosjes, pengim të së vërtetës dhe shpërdorim detyre.
Beteja ligjore e Ervin Salianjit po zhvillohet në tre drejtime.
Deputeti demokrat Ervin Salianji, u dënua me 1 vit burg nga Gjykata e Apelit, e cila la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, për kallëzim të rremë në rastin e dosjes “Babalja”. Audiopërgjimi i Agron Xhafajt, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj u rrëzua nga Prokuroria dhe u konsiderua provë e falsifikuar.
Advertisements
Prej pasdites së 27 shtatorit, Ervin Salianji, po vuan në Burgun e Fierit dënimin me burg, ndëshkim të cilin ai e konsideron të motivuar politikisht dhe hakmarrje nga ana e mazhorancës, për shkak të denoncimeve të vazhdueshme ndaj qeverisë dhe ministrave.
Trupa e gjyqtarëve që dënoi Salianjin përbëhej nga Iliba Bezati, Elona Toro dhe Genti Shala. Në një reagim për mediat, Gjykata e Apelit njoftoi se vendimi ndaj deputetit demokrat u mor në mënyrë unanime.