Babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin: Do më japësh një 2 mijë lekësh të blej tost? S’do marr gjëra të shtrenjta

by editor

“Babush po iki për shkollë. Do më japësh një 2 mijë lekësh të blej tost”? Këto ishin fjalët e fundit që dëgjoi nga i biri, Martini, Angel Cani para se të ndodhte ngjarja tragjike.

Advertisements

Babai i Martinit, 14-vjeçarit që u vra me thikë të hënën pas sherrit me bashkëmoshatarin Mario Perlleshi, rrëfeu bisedën e fundit që kishte me të në një intervistë për emisionin Top Story në Top Channel.

Advertisements

Para se të shkonte në shkollë, 14-vjeçari i kishte kërkuar para për të blerë tost, duke i thënë se s’do blinte gjëra të shtrenjta.

Babai i Martinit: Sikur na e lehtëson pak dhimbjen gjithë ky popull. Më tha Babush po iki për shkollë! Një ditë para se të shkonte në shkollë më tha do më japësh një 2 mijë lekësh, do marr një tost s’do marr gjëra të shtrenjta.

Shpeshherë ai i thoshte se donte të bëhej futbollist kur të rritej, rrëfen babai mes lotësh, i cili shton se gjithmonë e kishte mbështetur në ëndrrën e tij që u la në mes.

Babai i Martinit: Çdo shok i tij, çdo komshi thoshte që Martini ishte i bukur, i çiltër, talent, dëshira e tij ishte futbolli mësimet, bëhu futbollist i thoja do të të ndihmojë babi. Shpresoj të largohemi për Amerikë, vëllai na ka bërë dokumentet për bashkim familjar dhe presim përgjigje.

E gjithë Shqipëria u trondit të hënën pas ngjarjes tragjike, ku 14-vjeçari Martin Cani, u vra me thikë dhe një tjetër u plagos nga një bashkëmoshatar i tyre.

Ngjarja ndodhi pak metra larg shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”, ku pas një sherri që dyshohet se kishte nisur disa ditë më parë. 14-vjeçari, Mario Perlleshi. i arrestuar tashmë goditi disa herë me thikë Martin, plagë të cilat i morën jetën.

Katër plagë ka marrë edhe një tjetër i mitur, shok me viktimën, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës nën kujdesin e mjekëve.

Pas ngjarjes, në rrjetet sociale janë shpërndarë disa foto të autorit të dyshuar, i cili pozon “me krenari” pas krimit, teksa shfaqet i ulur në sendiljen e pasme të një mjeti.

Në foto ai tregon edhe dorën e tij të gjakosur e të fashuar, pasi është lënduar gjatë sulmit. Po ashtu, kanë qarkulluar edhe foto të thikës me përmasa të mëdha, me të cilët dyshohet se ka kryer aktin e rëndë.

Seanca gjyqësore për caktimin e masës së adoleshentit, do të mbahet nesër në orën 9:30. Ai ndodhet në një spital privat, pas plagëve që mori gjatë sherrit ku mbeti i vdekur bashkëmoshatari.

You may also like