Behar Mera, një nga aktorët më të dashur për publikun shqiptar feston ditëlindjen. Sot artisti mbush 62-vjeç. Kjo ditëlindje është speciale për aktorin, pasi ai po i rikthehet ekranit. Behar Mera do të jetë në show-n më të ri të humorit, në “PaPare Najt” në Vizion Plus. Kimia në skenë e Behar Merës dhe Agron Llakajt është një nga më të duartokiturat nga publiku i cili ka shfaqur një interes të lartë për “PaPare Najt”.
Advertisements
Behar Mera lindi më 28 shtator 1962. Ai erdhi në Estradën Profesioniste të Tiranës nga lëvizja amatore, falë dhuntive të tij të shprehura komike. Ai është një ndër aktorët më në zë të kësaj trupe, pasi zotëron aftësi të mira vokale, mimikë ekspresive, dhe gjeste që i japin jetë personazheve që ai sjell në skenë. Aktrimi i Beharit spikat për veçanësinë e të vepruarit, ndryshueshmërinë e karaktereve të personazheve, të papriturat e këndshme, zmadhimet dhe ekzagjerimet brenda një formati të pranueshëm, e po ashtu edhe për të folurën në zhargonin popullor.
Advertisements