Bekim Balaj tërhiqet nga Kombëtarja shqiptare, FSH: Më shumë se 10 vite kuqezi. Faleminderit

by editor

Bekim Balaj ka vendosur të tërhiqet nga Kombëtarja shqiptare.

Advertisements

Federata Shqiptare e Futbollit, ka njoftuar se sulmuesi ia ka komunikuar vendimin trajnerit Silvinjo dhe stafit teknik.

Advertisements

Mesazhi:

Më shumë se 10 vite kuqezi, 48 ndeshje të luajtura, 9 gola të shënuar, i pari i veçantë për mënyrën e realizimit dhe rëndësinë që pati, në fitoren e parë në histori me Portugalinë.

Bekim Balaj ka vendosur të tërhiqet nga Kombëtarja dhe Federata e Futbollit e falënderon për gjithçka që sulmuesi ka dhënë në fushën e lojës, duke nisur nga kombëtaret e moshave te Kombëtarja A. Faleminderit Bekim!

You may also like