BOKS/ Londra ‘vishet’ kuqezi, Alban Bermeta dhe Nelson Hysa fitojnë me ‘K.O.’

by editor

Në ‘York Hall Arena’ të Londrës dy boksierët nga Shqipëria, Alban Bermeta dhe Nelson Hysa fituan ndeshjen respektive me knockout, duke veshur kuqezi arenën, me shumë bashkëkombas që i mbështetën.

Advertisements

LONDËR – Në ‘York Hall Arena’ të Londrës dy boksierët nga Shqipëria, Alban Bermeta dhe Nelson Hysa fituan ndeshjen respektive me knockout, duke veshur kuqezi arenën, me shumë bashkëkombas që i mbështetën.

Advertisements

Nelson Hysa

Nelson Hysës i mjaftoi vetëm një raund e gjysmë për të gjunjëzuar me knockout kundërshtarin e tij për peshat super të rënda, argjentinasin Brakamonte. Një super paraqitje kjo e Nelsonit i cili mbi 90% të ndeshjeve të tij që janë të gjitha fitore, i ka me knockout.Pasi e rrëzoi dy herë kundërshtarin, për argjentinasin ishte e pamundur për të qëndruar në superndeshjen e mbrëmjes së gjatë, që startoi në arenën më të famshme të boksit në Londër.

Advertisements

Alban Bermeta

Boksieri nga Tirana, Alban Bermeta arriti të fitojë po me knockout përballë kampionit të Bullgarisë Mario Verger. Pas 4 raundesh nga 8 që do të zhvilloheshin, Bermeta arriti të hedh me knockout kampionin e Bullgarisë në Your Hall Arena duke e çuar në 14 numrin e fitoreve me KO nga 18 ndeshjeve të fituara, ndërkohë që nuk ka asnjë humbje.

You may also like