Burri e mbyti në sy të dy fëmijëve të mitur, rrëfehet nëna e viktimës dhe tregon telefonatën e fundit me Eleonorën

by editor

E ëma e Eleonora Toçit, e cila u mbyt nga bashkëshorti i saj Lulzim Toçi në krevat në banesën e tyre në Itali, ka rrëfyer si mori vesh lajmin tragjik.

Advertisements

Në një program televiziv Natasha Gjura ka rrëfyer se kanë qenë familjarët që i kanë treguar se “vajzën ua ka vrarë burri”, duke shtuar se kishin folur me vajzën disa orë para krimit të rëndë.

Advertisements

“Kemi dhimbje të madhe, shkoi në Itali për një jetë më të mirë, këtu nuk kishte kushte.
E morëm vesh kur erdhën njerëzit dhe na treguan ‘vajzën ua ka vrarë burri’. Ma ka treguar vëllai im dhe vëllezërit e burrit. Na e treguan njerëzit e burrit.

Nuk e kisha ndezur televizorin, se kisha punë. Edhe burri ishte në punë.
Në darkë u ulëm të shikonim lajmet, burri i vajzës së madhe na tha ‘të shikojmë filma’, ai e dinte.
Mbrëmjen e krimit kemi folur me vajzën, s;na tha që kishte probleme. Kemi folur me datën 3 tetor, po bënte darkën, kur erdhi burri e mbyllëm telefonin”, tha ajo.

Advertisements

You may also like