Category: Lajme

  • Befasohen njerëzit/ Gruaja ngrihet vetë nga arkivoli 8 orë pasi kishte vdekur! (Video)

    Befasohen njerëzit/ Gruaja ngrihet vetë nga arkivoli 8 orë pasi kishte vdekur! (Video)

    Një ngjarje e pazakontë, në kufijtë e mrekullisë, ka ndodhur në Ekuador, ku një grua e cila ishte shpallur e vdekur, është riktheyr në jetë.

    Ajo u deklarua e vdekur në spitalin në Babahoyo, kështu që trupi iu dorëzua familjes, e cila u përgatit për ceremoninë mortore. E moshara qëndroi brenda një arkivoli nga ora 14:00 e pasdites, deri në orën 18:00, po atë ditë.

    Kur familjarët hapën arkivolin për ta ndërruar, ata vunë re se ajo po lëvizte, në përpjekje të dëshp[ëruar për të marrë frymë. Të hskuara, ata i dhanë ndihmën e shpejtë, duke thërritur edhe ambulancën.

    I gjithë momenti është filmuar, teksa familja ngre akuza për neglizhencë për stafin e spitalit.

  • “Punoj si leg*n aty, ajo hipën në…”/ Emigranti shqiptar çmendet pas tradhtisë së të fejuarës: Ia q**** familjen, e di unë se ça do i bëj (Video)

    “Punoj si leg*n aty, ajo hipën në…”/ Emigranti shqiptar çmendet pas tradhtisë së të fejuarës: Ia q**** familjen, e di unë se ça do i bëj (Video)

    Një tjetër histori tradhtie u tregua në puntatën e radhës “1 herë mat”.

    Dedektivja Shkënda Lili priti në zyrën e saj kësaj here një djalë që dyshonte se e fejuara e tij e tradhtonte.

    Djali në fjalë prej vitesh jeton në Gjermani ku dhe zotëron një kompani të tijën dhe tregoi se po punonte shumë që ta merrte dhe të fejuarën me vete.

    Klienti niset menjëherë nga Gjermania pas telefonatës së Shkënda Lilit, e cila i tregon fotot e shkrepura në zyrë.

    Emigranti shqiptar nuk ruan dot qetësinë pas asaj që sheh: “Unë punoj si legen aty, ajo hipën në makina të shtrenjta.

    Ka dhe dashnor ë, unë i paguaj qiranë, kush janë këta çunat. Rrobat ja blen tjetri, natën rrugëve, edhe me shisha, shumë bukur. Nuk do iki në Gjermani derisa ta kap vetë, do vi me ty, vazhdo investigimin. Unë vetëm mos e kapsha atë djalin, do ta kap atë, kam 4 vite që punoj për të. Di unë se ça do t’i bëj, më kap me video. Vetëm mos i kapsha. Ia q**** unë familjen asaj,” tha klienti.

    Ndërsa Shkënda u mundua ta qetësonte duke i thënë se investigimi do të vazhdojë por pa praninë e tij për shkak se është shumë gjaknxehtë.

  • Kur Berlusconi s’mbante dot të qeshurën në konferencë me Berishën: Na sillni vajza të bukura shqiptare, unë jam beqar… (Video)

    Kur Berlusconi s’mbante dot të qeshurën në konferencë me Berishën: Na sillni vajza të bukura shqiptare, unë jam beqar… (Video)

    Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi është komentuar jo pak për batutat e tij pikante në vitin 2010, kur asokohe qeveriste Partia Demokratike.

    Gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin e kohës, Sali Berisha në Romë, Berlusconi ka bërë disa batuta lidhur me moratoriumin e skafeve.

    Berisha sapo i kishte premtuar se deri në fundit të qeverisjes së tij nuk do të hiqej ligji i moratoriumit të skafeve.

    “Unë nuk dua që trafikantët të mbysin shqiptarët në det”, tha Berisha.

    Berlusconi iu kthye: “Mund të bëjmë një përjashtim, lejohen vetëm ata që sjellin vajza të bukura”.

    Një tjetër mundësi fotoje, dhe Berluskoni nuk i lë shakatë “ju e dini se unë jam beqar…”.

  • “Të gjitha seksi i…”/ Befason modelja e “She’s on Top”, puth vajzën në vendin e papritur

    “Të gjitha seksi i…”/ Befason modelja e “She’s on Top”, puth vajzën në vendin e papritur

    Vajzat e rubrikës “She’s on Top” në “E Diell” kanë bërë së fundmi një lojë me dënime “pikante”.

    Njërës modele i ra si dënim që të puthte ‘vajzën më seksi sipas saj’ dhe vendin do e zgjidhte vetë ajo.

    Teksa zgjodhi se kë do puthte tha: “ Këtë nuk ke ku e puth se të gjitha seksi i ka”.

    Më pas ajo i thotë konkurrentes që të kthehet dhe e puth në të pasmet, duke i habitur të gjithë me veprimin e saj.

  • “Ndaloje makinën dhe zbrit”! Të dehurit zihen me policët në mes të natës

    “Ndaloje makinën dhe zbrit”! Të dehurit zihen me policët në mes të natës

    Arrestohen dy persona, procedohen në gjendje të lirë 2 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin Z. T., 59 vjeç, banues në Dushk, Lushnjë, dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit I. T., 24 vjeç dhe R. T., 54 vjeç, pasi qarkullonin me një automjet që e drejtonte në gjendje të dehur, shtetasi Z. T., dhe gjatë kryerjes së veprimeve procedurale për këtë rast, kanë kundërshtuar me forcë, punonjësit e Policisë.

    Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori dhe u shpall në kërkim shtetasi K. A., 37 vjeç, banues në Lushnjë, pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, nuk u gjet në banesë, duke thyer kështu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Përndjekja”.

    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin G. V., 43 vjeç, banues në Pojan, Fier, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

  • Berlusconi! Fundi i një epoke! Politika, biznesi dhe Milani

    Berlusconi! Fundi i një epoke! Politika, biznesi dhe Milani

    Silvio Berlusconi ka vdekur. Mëngjesin e sotëm në orën 09:30 u shua pasi u shtrua në spitalin San Raffaele në Milano, ku Paolo Berlusconi mbërriti mëngjesin e sotëm dhe menjëherë pas fëmijëve të tij Marina, Eleonora, Barbara dhe Pier me makina të ndryshme. Ai ishte i shtruar në spital që prej të premtes së kaluar për analizat e lidhura me leuçeminë kronike nga e cila vuante prej disa kohësh.

    Shkrimi i “La Repubblica”

    “Është e vështirë të imagjinohet një Itali pa Silvio Berluskonin” shkruan “La Republica”. Ai u nda nga jeta sot në moshën 86-vjeçare. Në pesëdhjetë vitet e fundit nuk ka pasur asnjë ditë që emri i tij të mos përmendet, në TV, në gazeta, në Parlament, në lokale, në stadium; “il Berlusca” ka përçarë opinionin publik. Kontraktor ndërtimi, manjati televiziv, president i Milanit dhe më pas i Monzas, themelues i një partie të quajtur Forza Italia, tre herë kryeministër, i pandehur në gjyqe të bujshme. Gjithçka tek ai ishte e tepruar. Në një moment, popullariteti i tij ishte i tillë që në botë identifikohej me gjykatën italiane.

    Është e vështirë të përmbledh këtu, në një artikull, historinë e tij të pabesueshme publike dhe private. Ai ishte një nga njerëzit më të pasur në Itali. Një pasuri e shfaqur me gëzim. Por ai nuk kishte lindur i pasur, ai kishte ndërtuar pasurinë e tij të madhe, fillimisht si një kontraktues ndërtimi, pastaj si një vizionar, me një shtysë kaq të paskrupullt sa të shtynte më shumë se një Prokurori Publike të shihnin qartë. Shkrimtari Giuseppe Fiori i cili i kushtoi një nga biografitë e para atij në vitin 1995 e titulluar “Shitësi”. Bindja, joshja, kënaqja e të tjerëve: kjo ka qenë gjithmonë karakteristikë e Silvio Berlusconit. Oportunizmi i një njeriu që zgjedh politikën jo për vokacion, por për vetëmbrojtje cinike. Është vënë në dukje se virusi i populizmit, i cili në një moment infektoi botën, u përhap pikërisht nga kalorësi politik.

    Berlusconi i vitit 1994, ato të zgjedhjeve të para, sjell me vete të gjitha kurthet e demagogëve të ardhshëm që do të shkelin më vonë në skenë: refuzimin e partive dhe të “atyre që ishin më parë”, disponimet antiparlamentare. Në fund të fundit, gjithçka filloi me “Silvio”.

    Ai ishte vogëlushi borgjez i ardhur nga askund, figura me të njëjtin emër të një sezoni të gjatë. Kjo i pëlqeu italianit mesatar, i bindur se do t’i bënte të pasur, ashtu siç i kishte bërë kompanitë e tij jashtëzakonisht të begata. Me kalimin e kohës ai e rrethoi veten me një grup ndjekësish besnikë, për të cilët -ishte një lloj hyjnie imun ndaj çdo kritike: “Një grup besimtarësh që ofrojnë vetëm legjenda rozë”. Ky popull këndonte në mitingjet e tij “falë Zotit Silvio është këtu”; nga ana tjetër qëndronin kundërshtarët e tij, “komunistët”, Italia tjetër.

    I lindur në vitin 1936. “Vendi po shkon gjithnjë e më shumë majtas” i tha ai Mario Piranit në La Repubblica të 15 korrikut 1977 për të justifikuar blerjen e një aksioni në “il Giornale”. Ai fliste si njeriu në rrugë. Tregonte afërsi me njerëzit e thjeshtë, me amvisen që ndiqte programet e tij duke rregulluar shtëpinë. I falën gjithçka. Në filmin e Sabina Guzzantit Draquila, i xhiruar në mes të skandalit Olgettine, një grua nga L’Aquila thotë: “Dhe çfarë nuk shkon nëse i pëlqejnë femrat? Është burrë!”.

    Falë televizioneve Fininvest, me themelimin e Canale 5 në vitin 1980, të cilit iu shtuan Italia Uno dhe Rete 4, imponohet. Ai e perfeksionon talentin e tij me një kapacitet monstruoz për punë. Legjenda thotë se në mbrëmje, para televizorit, ai shikonte programet e Fininvest-it duke vënë në dukje në çast defektet e secilit program, që nga zgjedhja e të ftuarve, te inkuadrimi, te dritat.

    Në realitet Berlusconi nuk ka qenë kurrë i huaj për pushtetin, përkundrazi ai ishte menjëherë pjesë përbërëse e tij. Ai kultivoi marrëdhënie shumë solide me socialistët e Bettino Craxi , atëherë fort në qeveri në një dizajn thelbësisht antikomunist. Kristiandemokratët e panë atë me dyshim dhe ata të së majtës së DC, nga Scalfaro te Mattarella, ishin kundërshtarët e tij më të hidhur. Megjithatë, nëse ka një para dhe pas, kjo ndodh në shkurt 1986, me blerjen e Milanit, kryeveprës së tij absolute. Ai rithemelon një klub të lavdishëm, por tani në kufijtë e futbollit të madh, zgjedh një trajner që vjen nga serie “B” dhe që kishte bërë mirë te Parma, Arrigo Sacchi. Blen tre lojtarët kryesorë holandezë, Van Basten, Gullit dhe Rijkaard, dhe inauguron një futboll me shampanjë që do të dominojë futbollin evropian për njëzet vjet.

    I dominuar nga obsesioni për të bërë përshtypje, ai e shndërron vilën e tij në Arcore në një lloj pallati, me piktura flamande, piktura të Rilindjes, një Tintoretto, duke e bërë atë udhëkryq të fateve publike. Gjithçka kalon prej andej, në një pikë të caktuar, nga Versaja në zonën e Brianzës. Berlusconi paraqitet si një monark absolut, në konkurrencë me Gianni Agnelli, i cili në ato vite ishte mbrojtësi i Juventusit, mbreti i vërtetë në imagjinatën kolektive.

    Ai themeloi “Forza Italia”. Premton një milion vende pune, një ëndërr të re. Ai ngrihet pas çdo humbjeje, duke treguar aftësi të padyshimta luftarake. Pothuajse tridhjetë vjet më vonë, megjithatë, cila është trashëgimia politike? Shumë pak reforma, në prapavijë. Është e vështirë të gjesh një kuptim dhe një trashëgimi. Megjithatë Silvio Berlusconi në fund ishte i moshuar, i izoluar dhe pak melankolik. Vendin e tij e kishin zënë të tjerë. Dhe tani është e çuditshme të mendosh se ai ka ikur, sepse ai ishte një udhëheqës. Në të mirë a në të keq, pasqyra e vendit tonë (Italisë).

  • Për çfarë u dënua me burg përjetë i moshuari që u vetëvra në qeli?

    Për çfarë u dënua me burg përjetë i moshuari që u vetëvra në qeli?

    Njazi Ceka 86 vjeç i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje ka ndërruar jetë në Qendrën Spitalore të Burgjeve.

    Nga vlerësimi paraprak, konstatohet se vdekja e pacientit ka qenë pasojë e vetëvarjes në tualetin e dhomës së tij.

    Sipas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese më 2013 i moshuari ishte dënuar për një vrasje të dyfishtë në vitin 1997.

    Njoftim për shtyp:

    Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, informon opinionin publik se me datë 12.06.2023, rreth orës 05:20 në Qendrën Spitalore të Burgjeve ka ndërruar jetë shtetasi Njazi Raki Ceka, i datëlindjes 30.03.1937, (86 vjeç) i dënuar me burgim të përjetshëm per kryerjen e vepres penale “vrasje me paramendim dhe vrasje me dashje” të parashikuara nga neni, (78-22;76-25) i Kodit Penale.

    Nga vlerësimi paraprak, konstatohet se vdekja e pacientit ka qenë pasojë e vetëvarjes në tualetin e dhomës së tij. Institucionet e prokurorisë dhe policisë gjyqësore janë duke kryer hetimet për shkaqet e ndërrimit të jetës të shtetasit, Njazi Raki Ceka,

    Shtetasi Njazi Raki Ceka, i burgosur me dënim të përjetshëm, ishte shtruar në Spitalin e Burgjeve me datë 01.06.2023, për probleme kardiake i ardhur nga IEVP FDurrës, ku ishte i akomoduar në Seksionin e Kujdesit të Veçantë, për arsye të gjendjes së tij shëndetësore.

    Stafi i Qendrës Spitalore, në momentin e konstatimit të ngjarjes nga ana e punonjësit të shërbimit, është përpjekur ti jap ndihmën e parë pacientit, por pa rezultat.

    Pas konstatimit të faktit, janë njoftuar familja e të ndjerit si dhe organet hetimore.

    Një ekip i DPB me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm, është paraqitur në vend, për të vlerësuar situatën dhe veprimet e stafit, nga ora 07.00 e datës 12.06.2023.

  • Jeta e luksit në Instagram, Graciano e thotë troç: Ose janë eskorta, ose…

    Jeta e luksit në Instagram, Graciano e thotë troç: Ose janë eskorta, ose…

    Në rubrikën “Trotuar” në “E diell” është diskutuar për jetën e luksit që bëhet nga vajzat shqiptare në Instagram. Kjo temë ka shkaktuar shumë debate mes te ftuarve mirëpo një deklaratë e bërë nga balerini i njohur Graciano Tagani mori shumë vëmendje.

    Ai u shpreh se vajzat ose blejnë produkte fallco dhe i reklamojnë si origjinale ose ato janë eskorta dhe me lekët që fitojnë arrijnë të sigurojnë produkte të shtrenjta dhe origjinale.

    “Ato vajza që reklamojnë në Instagram ose bejme produket false me shumë pak lekë ose janë eskorta.”, tha Graciano.

  • Duke u puthur në mes të lokalit/ Shqiptari s’mban nervat pas kapjes mat të të fejuarës tek Blloku: Unë atë do ta… (Video)

    Duke u puthur në mes të lokalit/ Shqiptari s’mban nervat pas kapjes mat të të fejuarës tek Blloku: Unë atë do ta… (Video)

    Një tjetër histori tradhtie u tregua në puntatën e radhës “1 herë mat” në E Diell në Top Channel.

    Dedektivja Shkënda Lili priti në zyrën e saj kësaj here një djalë që dyshonte se e fejuara e tij e tradhtonte.

    Djali në fjalë prej vitesh jeton në Gjermani ku dhe zotëron një kompani të tijën dhe tregoi se po punonte shumë që ta merrte dhe të fejuarën me vete.

    Klienti niset menjëherë nga Gjermania pas telefonatës së Shkënda Lilit, e cila i tregon fotot e shkrepura në zyrë.

    Emigranti shqiptar nuk ruan dot qetësinë pas asaj që sheh: “Unë punoj si legen aty, ajo hipën në makina të shtrenjta. Nuk do iki në Gjermani derisa ta kap vetë, do vi me ty, vazhdo investigimin. Unë vetëm mos e kapsha atë djalin, do ta kap atë, kam 4 vite që punoj për të. Di unë se ça do t’i bëj, më kap me video. Vetëm mos i kapsha. Ia q**** unë familjen asaj,” tha klienti.

    Ndërsa Shkënda u mundua ta qetësonte duke i thënë se investigimi do të vazhdojë por pa praninë e tij për shkak se është shumë gjaknxehtë.

    Në ndjekjen e radhës që ekipi i Shkënda Lilit i bën objektivit, e shohin atë me të njëjtin person në makinën luksoze ku ulen në një lokal në Bllok.

    Aty shihen dhe provat konkrete ku dyshja puthet e përqafohet. Reagimi i nervozuar i klientit u mundua të ndalohej nga Shkënda dhe moderatori Ervin Kurti.

  • “Mamaja ime ka vdekur”/ Detaje nga shpëtimi i 4 fëmijëve në xhungël, e ëma vdiq 4 ditë pas rrëzimit të avionit

    “Mamaja ime ka vdekur”/ Detaje nga shpëtimi i 4 fëmijëve në xhungël, e ëma vdiq 4 ditë pas rrëzimit të avionit

    Janë publikuar detaje të tjera drithëruese nga shpëtimi i katër fëmijëve ne xhungël. Mësohet se nëna e katër fëmijëve të shpëtuar pas 40 ditësh në xhunglën e Amazonës kishte vdekur katër ditë pasi avioni u rrëzua. Magdalena Mucutuy u tha fëmijëve të saj që të largoheshin dhe të kërkonin ndihmë ndërsa ajo ishte në pamundësi fizike për të lëvizur.

    ‘”Ju fëmijë largohuni nga këtu. Babai juaj do t’ju japë juve dashurinë njësoj si unë”, kanë qenë fjalët e fundit të saj.

    Punonjësi i shpëtimit Nicolas Ordonez Gomes kujtoi momentin kur zbuluan fëmijët.

    “Vajza e madhe, Lesly, me të voglin në krahë, vrapoi drejt meje dhe tha: “Unë jam e uritur. Një nga dy djemtë ishte shtrirë. Ai u ngrit dhe më tha: ‘Mamaja ime ka vdekur”.

    Ndërsa më i vogli kishte kërkuar bukë dhe sallam. Për fat të mirë tani fëmijët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe ndodhen me babain e tyre.