Category: Lajme

  • ASPAK NORMALE/ I thirrur disa herë në SPAK, Benet Beci shfaqet në lokal me prokurorin Arben Kraja

    ASPAK NORMALE/ I thirrur disa herë në SPAK, Benet Beci shfaqet në lokal me prokurorin Arben Kraja

    Një ditë pasi anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Bardh Spahia, i kërkoi Prokurorisë së Posaçme që të mos zvarrisë më shumë hetimin ndaj kryetarit të Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, ky i fundit shfaqet në shoqërinë e ish-kreut të SPAK-ut, tashmë prokuror në këtë strukturë, në një lokal privat.

    Detaje nga biseda e tyre deri në këto momente nuk ka, por ajo që dihet është se kryebashkiaku Beci është thirrur disa herë në SPAK, lidhur me hetime që ky institucion po zhvillon ndaj tij.

    Benet Beci është nën hetim nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për dyshime mbi shkelje të kryera gjatë detyrave të tij të mëparshme, veçanërisht gjatë kohës kur ai shërbente si drejtor i Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

    Sipas burimeve nga SPAK, hetimet lidhen me procedura tenderimi ku dyshohet se janë kryer shkelje që kanë shkaktuar dëm financiar buxhetit të shtetit. Në nëntor të vitit 2024, Beci u paraqit në zyrat e SPAK-ut për të dhënë shpjegime në lidhje me këto akuza. Pas daljes nga prokuroria, ai nuk pranoi të komentonte për mediat.

    Kujtojmë se ish-numri dy i Qeverisë, Arben Ahmetaj ka deklaruar se një urdhër-arresti për Benet Becin është grisur nga SPAK.

    Ndërkaq ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia në një reagim në rrjetet sociale ditën e djeshme, theksoi se Benet Beci e ka vendin tek qelia ku është mbyllur së fundmi kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

    “Tani është koha që kryehajdutit të Tiranës Erion Veliaj, t’i bashkohet edhe kryehajduti i Shkodrës, Benet Beci”- u shpreh Spahia në një postim në rrjetet e tij sociale.

    Spahia tha se jeta luksoze e pajustifikuar e Benet Becit është tregues i dukshëm për SPAK-un”.

    “SPAK duhet të hetojë urgjent pasuritë dhe pronat e Benet Becit dhe familjes së tij të cilat janë vënë duke vjedhur dhe varfëruar shqiptarët.

    Vilat, luksi dhe pasuritë e Benet Becit janë tallje për qytetarët e ndershëm, janë tallje për të varfërit dhe të papunët. Benet Beci erdhi në krye të Bashkisë Shkodër në bashkëpunim me krimin dhe me paratë e korrupsionit.

    Çdo ditë që ai qëndron në zyrë është një ditë e keqe për Shkodrën dhe për demokracinë“- tha Bardh Spahia, duke ftuar qytetarët t’i bashkohen PD-së për të larguar së bashku Edi Ramën në 11 Maj!

  • “Do e kap me zor…”/ Egli nuk duron dot më injorimin e Gjestit: Po më plas shpirti

    “Do e kap me zor…”/ Egli nuk duron dot më injorimin e Gjestit: Po më plas shpirti

    Mbrëmjen e djeshme banorëve të “BBV” iu dha mundësi t’i shkruajnë një letër personit të zemrës me rastin e Shën Valentinit.

    Egli vendosi t’ia shkruajë Gjestit, por ky i fundit edhe pas kësaj e ka injoruar dhe mbit të gjitha ai i kishte shkruar letër ish të dashurës.

    Egli teksa ishte në krevat me Livian deklaroi se: “Ta kap me zor? Nuk rri dot, po më plas shpirti. Të vi të flas, të komunikojë jo të më injorojë se nuk i kam bërë asgjë”.

  • BIRN: Blerjet luksoze të Ajola Xoxës, “Imelda Marcos” e Tiranës

    BIRN: Blerjet luksoze të Ajola Xoxës, “Imelda Marcos” e Tiranës

    Në Tiranë, një nga kryeqytetet më modeste në Evropë, ku paga mesatare është 600 euro në muaj; Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryetarit të bashkisë Erion Veliaj, dyshohet se shpenzonte mbi 100 mijë euro në vit vetëm për blerje në internet.

    Hetimi i Prokurorisë Speciale Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) ka zbuluar rreth 130 deklarata doganore në emrin e saj ose të bashkëpunëtorëve të ngushtë midis 2016 dhe 2021, për një shumë totale prej 860 mijë euro.

    Mallrat e luksit të importuara përmes shitësve online si Net-a-Porter, Moda Operandi dhe Mercedes Distribution Moda, përfshin një gamë të gjerë të fustanesh, bizhu, bikini, çorape, aksesorë, ‘make-up’, si dhe produkte të tjera luksi nga marka si ‘Louis Vuitton’ dhe ‘Prada.’

    “Veprimet hetimore të kryera në lidhje me shpenzimet e bëra nga Ajola Xoxa dhe të afërmit e saj në shifrën e 86,721,175 (tetëdhjetë e gjashtë milion e shtatëqind e njëzet e një mijë e njëqind e shtatëdhjetë e pesë) lekë për rroba, produkte kozmetike, buzëkuq, vathë, etj,” shkruan SPAK në kërkesën për masën e sigurisë ndaj Xoxës dhe Veliaj.

    Kryebashkiaku jetëgjatë i Tiranës u arrestua të hënën me urdhër të Gjykatës Speciale nën akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave. Ai dyshohet se ka krijuar një skemë të mirëmenduar korruptive për të përfituar ryshfete nga fondet e Bashkisë së Tiranës, nëpërmjet një rrjeti OJF-sh dhe kompanish të kontrolluara nga bashkëshortja e tij.

    Të mërkurën në mbrëmje, Gjykata Speciale konfirmoi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ ndaj Veliajt, ndërsa la në ‘detyrim paraqitje’ Ajola Xoxën, duke qenë se është nëna e një fëmije të mitur.

    Në një deklaratë në faqen e tij në ‘Facebook’, kryebashkiaku Erion Veliaj deklaroi se blerjet online të bashkëshortes ishin të ligjshme.

    “Blerjet online janë të gjitha të deklaruara dhe në një shumë disa herë më të vogël, janë bërë për shfaqjet artistike të fondacionit kulturor të sime shoqeje,” tha Veliaj.

    “Faturimi i asaj shume në një akt-akuzë, si një lumë parash i derdhur për luks, është një perversitet kriminal,” shtoi ai.

    Erion Veliaj është prej gati një dekade kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe një prej figurave kryesore të Partisë Socialiste në pushtet. Përpara se të zgjidhej në krye të bashkisë më të madhe në vend, Veliaj ka shërbyer si ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë nga viti 2013 deri në vitin 2015. Përpara ardhjes në pushtet të Partisë Socialiste, ai njihej si aktivist i shoqërisë civile dhe themelues i Lëvizjes “Mjaft!”.

    Ajola Xoxa është një juriste shqiptare, e specializuar në të drejtën e energjisë. Ajo është bashkëthemeluese e platformës së artit bashkëkohor “Harabel“, e cila fokusohet në promovimin e artit dhe kulturës në Shqipëri. Veliaj dhe Xoxa u martuan në vitin 2014 në një dasmë me qindra të ftuar në kështjellën e Gjirokastrës dhe janë prindër të një djali.

    Me pamjen e saj të kujdesur dhe veshjet e stiluara, Xoxa ka qenë shpesh subjekt i faqjeve rozë dhe publikeme të lidhura me modën dhe stilin e jetës në Tiranë. Sipas SPAK, nga viti 2016 deri në vitin 2021, Xoxa shpenzoi mesatarisht 14.4 milionë lekë (140 mijë euro) për blerje online në dyqane mode dhe mallrash luksi.

    Ndryshe nga sa shprehet kryebashkiaku i Tiranës, këto blerje nuk kanë qenë transparente dhe as nuk janë deklaruar në Inspektoriatin e Kontrollit dhe të Deklarimit të Pasurive (ILDKPKI).

    Sipas SPAK, jo vetëm që është shkelur detyrimi ligjor për të raportuar shpenzimet, por Xoxa gjithashtu ka krijuar një skemë për të kamfluar blerjet online, duke përdorur Erlad Ismailin – një nga punonjësit e kompanisë së saj ‘Partners Law’ për zhdoganimet.

    Gjatë deklarimit në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale, shtetasi Erald Ismaili ka rrëfyer se ndryshe nga sa sugjerojnë zhdoganimet, ai bën një jetë modeste, me të ardhura familjare rreth 2,4 milionë lekë në vit si dhe madje as nuk disponon automjet, për shkak se makina është shpenzim i madh për të.

    I pyetur nëse kishte blerë ndonjëherë rroba të markave si “Louis Vuitton apo Prada”, shtetasi Erald Ismaili e ka mohuar një gjë të tillë. Kur është ballafaquar me faktin se për vitet 2016 deri në vitin 2021, në emër të tij janë paguar produkte të cilat janë zhdoganuar me 130 praktika doganore, në vlerë 55,4 milionë lekë, pa përfshirë pagesat doganore dhe taksat, Ismaili është shprehur i habitur dhe ka sqaruar se këto blerje nuk janë bërë nga ana e tij, por nga shtetësja Ajola Xoxa.

    “Deklaruesi kujton se i ka dhënë Ajolës njëherë kartën e identitetit, pasi e kërkonte posta, por nuk ka dijeni se si është përdorur,” shprehet SPAK.

    “Ky deklarim është në unitet me të gjitha provat e tjera të administruara, pasi shtetasi Erald Ismaili nuk ka asnjë mundësi financiare për të bërë blerje online të veshjeve dhe sendeve të tjera personale, si make up etj, në një vlerë të përgjithshme prej rreth 65 milionë lekë në harkun kohor të rreth 4 viteve (bashkë me TVSH),” shton organi i akuzës.

    Gjatë deklarimit në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale, edhe shtetësja Adela Kondakçiu – që ka shërbyer si financiare e Qendrës ‘Harabel’, ka mbështetur rrëfimin e Erald Ismailit.

    Ajo ka treguar se si i “kanë paguar cash zhdoganimet e Eraldit me urdhër apo me kërkesë të Ajolës”.

    “Lekët për pagesat e doganave i jepte gjithmonë Ajola,” deklaron Kondakçi. “Nga paketimi kam konstatuar se ishin marka të shtrenjta të rrobave,” ka shtuar ajo.

    Hetimet e SPAK rreth mënyrës së jetesës së Xoxës nuk kanë të bëjë vetëm me zakonet e saj të blerjeve në internet, por shenjestrojnë me burimin e fondeve që financojnë këtë luks.

    Edhe pse bashkëshorti i saj mbante postin e kryebashkiakut të kryeqytetit, pagat zyrtare ishin të pamjaftueshme për të përballuar këtë nivel marramendës shpenzimesh.

    Hetimet e SPAK hedhin dyshime se këto blerje luksi janë financuar nëpërmjet fondeve të transferuara në formë ryshfeti nga kompani kontraktore dhe OJF përfituese të fondeve të Bashkisë së Tiranës, si dhe kompani që merrnin leje ndërtimi në kryeqytet.

    Rasti i Ajola Xoxës ngjall krahasime me figura të tjera të bashkëshorteve të politikanëve, të cilat u kthyen në ikona mode, si Imelda Marcos e Filipineve dhe Leila Ben Ali e Tunizisë – gra që përfundimisht u bënë simbole të korrupsionit dhe mungesës së shtetit ligjor në vendet e tyre./BIRN

  • Zjarr në një hotel në Korenë e Jugut, humbin jetën 6 persona

    Zjarr në një hotel në Korenë e Jugut, humbin jetën 6 persona

    Gjashtë persona kanë humbur jetën nga një zjarr në një kantier ndërtimi hoteli në qytetin port të Busan të Koresë së Jugut, sipas agjencisë së zjarrit të qytetit, me një helikopter të përdorur për të nxjerrë rreth 14 njerëz në siguri pasi ishin strehuar në një çati.

    Rreth 100 njerëz ishin evakuuar në kantierin e gjerë të ndërtimit, ku po punohej në tre ndërtesa që përfshinin 12 kate mbi tokë.

    Një zyrtar i agjencisë së zjarrfikësve Busan tha në një televizion të drejtpërdrejtë se rreth 25 njerëz kishin pësuar lëndime të lehta, duke përfshirë disa për shkak të thithjes së tymit.

    Agjencia e zjarrfikësve theksoi se zjarri duket se ka shpërthyer në materialin izolues të ngarkuar pranë një pishine të brendshme në katin e parë, të njërës prej ndërtesave.

    Presidenti në detyrë i Koresë së Jugut Choi Sang-mok urdhëroi të përdoren të gjitha burimet në dispozicion për të shuar zjarrin.

  • Egli i shkon nga pas duke ju përgjëruar, Gjesti e injoron?

    Egli i shkon nga pas duke ju përgjëruar, Gjesti e injoron?

    Ditën e sotme, Egli duke diskutuar me Livian ka shprehur dëshirën që ka. Ajo do që Gjesti ti flasë, por duket se kjo nuk është në planet e tij.

    Egli pasi pa që nuk ka asnjë reagim vendosi të shkojë e ti flasë, ajo i kërkon shpjegim për sjelljen, teksa ai nuk i reagon aspak. Në një formë dukshëm po e injoron.

    Madje Gjesti i ka pohuar edhe Rozanës që për momentin nuk do të flasë me Eglin.

  • Koromani: Ndikimi i përjashtimit social te adoleshentët dhe rëndësia e shëndetit mendor

    Koromani: Ndikimi i përjashtimit social te adoleshentët dhe rëndësia e shëndetit mendor

    Një vajzë 17-vjeçare i ka dhënë fund jetës në qytetin e Gjirokastër, si pasojë e bullizmit në shkollë.

    Për të folur më shumë në lidhje me ndikimin e përjashtimit social te adoleshentët dhe rëndësinë e shëndetit mendor, e ftuar në studion e lajmeve në “Ora News”, ishte psikologia Rudina Koromani.

    Reshjet e dendura të dëborës zbardhin Vermoshin, Bogën dhe Thethin
    “Ajo vetë nuk është se vuante pjesën e veshjes sepse në ato që janë publikuar, pra në fillim u tha se ishte në letër pastaj u tha që janë pjesë të ditarit të saj, pak rëndësi ka, e rëndësishme është që janë fjalë të vajzës.

    Vajza adoleshente njihte sakrificat e prindërve të saj dhe i vlerësonte dhe nuk e vuante pjesën e veshjeve, veshjet e mia kështu janë. Ajo vuante pjesën e përjashtimit nga grupi.

    Sepse për një adoleshente është shumë e rëndësishme të jetë pjesë e një grupi, sepse është hapi i parë që adoleshentit i jep sinjalin që po futet në botën e të rriturve.

    Dhe prandaj ajo shprehej ‘ah kjo është bota? Kjo botë mua nuk më pranon’, dhe merr vendimin për të ekzekutuar veten e saj.

    Fenomeni i vetëvrasjes është shkaku i dytë i vdekjeve i moshave adoleshente nga 15 deri në 19 vjeç në të gjithë botën”, u shpreh Koromani.

  • Moti i keq/ Përmbytje të mëdha në Itali, evakuuohen banorët (Video)

    Moti i keq/ Përmbytje të mëdha në Itali, evakuuohen banorët (Video)

    Moti i keq ka goditur mbrëmë ishullin Elba, i cili ndodhet përballë bregdetit të Toskanës.

    Zjarrfikësit janë mobilizuar menjëherë për të shpëtuar dhjetëra banorë, të cilët nuk kanë mundur të largohen nga banesat e tyre pasi niveli i ujit për shkak të shiut të pandërprerë ka ardhur vazhdimisht në rritje.

    Spitali i ishullit u mbyll për shkak të rrugëve të përmbytura, ndërsa shumë makina u përfshinë nga ujërat e vrullshëm. Njëzet e tetë shoferë, të bllokuar brenda makinave të tyre, u shpëtuan falë ndihmës së zjarrfikësve dhe anëtarëve të Mbrojtjes Civile.

    Një shkollë kërcimi, e cila strehonte nëntë fëmijë dhe tre mësues, u evakuua gjithashtu.

    Deri më tani nuk raportohet për të lënduar. Kryebashkiaku u kërkoi banorëve të shmangin udhëtimet, ndërsa shkollat ​​në ishullin Elba do të qëndrojnë të mbyllura deri të hënën.

  • Me djegie dhe mavijosje në trup, 4-vjeçarja dërgohet në spital pas ditësh vuajtje në shtëpi! Arrestohet nëna

    Me djegie dhe mavijosje në trup, 4-vjeçarja dërgohet në spital pas ditësh vuajtje në shtëpi! Arrestohet nëna

    Një vajzë 4-vjeçare është dërguar me djegie në Spitalin e Fëmijëve në Athinë së bashku me nënën e saj pasditen e së mërkurës së kaluar.

    Sipas informacioneve, mjekët që e kanë ekzaminuar vogëlushen nga Siria kanë konstatuar se ajo kishte djegie të shumta në fytyrë, qafë, gjoks, bark, si dhe në vende të ndryshme në krahë dhe këmbë.

    Në të njëjtën kohë, ajo kishte edhe mavijosje të shumta në trup.

    Nga provat e mbledhura nga policia rezultoi se fëmija prej të paktën katër ditësh ndodhej në këtë gjendje kritike, i pafuqishëm në shtëpinë e tij. Nëna vendosi ta çonte vogëlushen në spital kur shëndeti i saj u përkeqësua ndjeshëm.

    Departamenti i Mbrojtjes së të Miturve po heton rrethanat në të cilat i janë shkaktuar lëndimet fizike fëmijës katër vjeçar.

    Nëna e katër vjeçares është arrestuar.

    Për rastin janë njoftuar prokurori i prokurorisë penale dhe prokurori i të miturve, ndërsa ndaj vajzës katërvjeçare është urdhëruar ekspertiza mjeko-ligjore.

  • Keni plane për fundjavën? Moti ‘bën kthesën’ e papritur, meteorologia Porja zbulon çfarë do të ndodhë

    Keni plane për fundjavën? Moti ‘bën kthesën’ e papritur, meteorologia Porja zbulon çfarë do të ndodhë

    Fundjava do të jetë nën ndikimin e motit të paqendrueshëm. Meterologia Lajda Porja thotë se të paraditen e së shtunës do të ketë reshje shiu, teksa temperaturat maksimale do të shkojnë në -2 gradë celcius.

    “Kjo fundjavë do të jetë në ndikimin e motit të paqëndrueshëm në territorin shqiptar, ku vranësirat kanë qenë prezente që në orët e para të mëngjesit. Pjesa e dytë e ditës së sotme, do të sjellë zhvillim të vranësirave duke sjellë rebeshe shiu në zonat jugore, po ashtu në zonat veriore, reshje më të pakta do të ketë në qendër të vendit. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme kanë zbritur -1 gradë në Peshkopi dhe maksimalja do të ngjitet në 15 apo 16 gradë. Mbetet me reshje edhe paraditja e ditës së shtunë, megjithatë reshjet do të jenë me intensitet të ulët.

    Duke filluar që nga pjesa e dytë e së shtunës dhe të dielën, do të kemi ndërprerje të reshjeve, megjithatë vranësirat do të jenë prezente. Temperaturat minimale do të jenë -2 gradë gjatë kësaj fundjave dhe maksimale, jo më shumë se 15 apo 16 gradë”, theksoi ajo.

  • I FUNDIT/ Gjykata shpall të pafajshëm Gazment Bardhin

    I FUNDIT/ Gjykata shpall të pafajshëm Gazment Bardhin

    SPAK kërkon shpalljen fajtor të deputetit Gazment Bardhi për “shpifje” ndaj Edmond Sula, ish drejtuesit të Policisë së Shkodrës, dhe pafajësi për “fyerje”.

    Në seancën e sotme, pas riçeljes së pjesshme të shqyrtimit gjyqësor gjykata ka administruar përgjigjen e SPAK për kodet skyecc të pohuara nga deputeti Bardhi.

    SPAK ka konfirmuar se kodet përkatëse i përkasin dosjes së një çështjeje nën hetim, por për shkak të sekretit hetimor nuk i ka vënë në dispozicion përmbajtjen e bisedave të kërkuara.

    Sulaj paditi Bardhin për “shpifje” e “fyerje” për shkak të deklaratave të këtij të fundit në një seancë plenare të Kuvendit në shtator 2024, ku pretendoi se Sulaj ishte emëruar nga bandat në krye të policisë së Shkodrës.