Category: Horoskopi

  • Kujdes të enjten dhe të premten! Astrologia këshillon këto shenja të horoskopit

    Kujdes të enjten dhe të premten! Astrologia këshillon këto shenja të horoskopit

    Si çdo të premte astrologia Chrysanthi Kalogeri në emisionin “Shije Shtëpie” bëri parashikimin e javës që vjen. Sipas saj na presin ditë të qeta pa aspekte astrologjike. Megjithatë nuk do të mungojnë sfidat dhe përballjet për pjesën më të madhe të shenjave.

    Duke i paralajmëruar nga njëra anë që të jenë të kujdesshëm në komunikimin me të tjerët, astrologia nga ana tjetër këshilloi gjithashtu që të mos u besojnë njerëzve, ose më saktë premtimeve të tyre.

    “Java në përgjithësi është e mirë, është shumë e qetë. Nuk ka aspekte astrologjike të veçanta. Vazhdojmë që të jemi nën ndikimin e Hënës së plotë, e cila na hodhi para ngjarjeve të papritura. Theksoj që dita e enjte dhe e premte do të jenë dy ditë që nuk duhet t’u besoni njerëzve që ju bëjnë premtime boshe ose që ju ofrojnë diçka. Nga ana tjetër mos premtoni gjëra që doni t’i realizoni, por mundësitë ju kushtëzojnë. Për ju që doni të bëni një marrëveshje pune duhet të jeni shumë të kujdesshëm në atë se çfarë do të thoni ose të bëni”, tha astrologia.

    Dashi – Keni kaluar një periudhë që ndjeheni ndoshta pak në presion, ose në një shqetësim i cili ka të bëjë më tepër me veten tuaj. Një shqetësim i brendshëm që ndoshta disa herë është pa arsye. Është momenti i duhur për të zgjidhur problemet familjare, është momenti që të kujdeseni më tepër për jetën personale. Të enjten dhe të premten jini të kujdesshëm në takimet që do të bëni, jo se ka ndonjë gjë të veçantë, por premtimet që do u japin njerëzit e rrethit tuaj nuk do të realizohen ashtu siç ju dëshironi. Fundi i javës ju premton zgjidhje të problemeve. Duhet të jeni të duruar dhe të fokusoheni në marrëdhëniet që krijoni.

    Demi – Për ju ka filluar një periudhë ku jeta sociale favorizohet dhe ka një lulëzim. Duke filluar nga data 18 fokusohuni më tepër në jetën sociale dhe zgjeroni rrethin shoqëror. Duhet të fokusoheni në sferën financiare duke qenë shumë të kujdesshëm në lëvizjet që do të bëni. Mos shpenzoni pa plan. Njëkohësisht mos hyni në marrëveshje financiare me të afërmit tuaj. Në datën 23 dhe 24 do të gjeni mbështetje nga miqtë dhe njerëzit me të cilët ndani përditshmërinë.

    Binjakët – Është momenti që të fokusoheni në karrierë, punë dhe jetën sociale. Organizoni sa më mirë përditshmërinë, për arsye se ndoshta do të kemi defekte, ku disa gjëra nuk do të shkojnë ashtu siç ju e kishit planifikuar. Të enjten dhe të premten mos i bëni bisht punës. Mos sugjeroni asgjë nëse nuk jeni të sigurt në atë se çfarë keni në mendje. Nuk do të mungojnë përfitimet ekonomike dhe mbështetja nga prindërit tuaj. Puna juaj do të vlerësohet dhe për këtë do të vlerësoheni.

    Gaforrja – Nervozizmi brenda jush nuk ka kaluar ende. Vazhdoni të bëheni nevrikë me gjëra shumë të vogla. Megjithatë është momenti që të përforconi gjërat që keni arritur dhe të bëni një rishikim të situatës ku gjendeni, duke vendosur fokusin në punë dhe karrierë. Shijoni gjërat në një aspekt më objektiv me laps dhe letër. Gjatë kësaj jave do të merrni nga larg, që mund të jenë më të këqija nga sa mendonit. Të enjten dhe të premten kujdes në lajmet që do të merrni. Nëse keni ndër mend që të bëni ndonjë plan për të ardhmen më mirë shtyjini për nga fundi i javës.

    Luani – Kjo javë është shumë e rëndësishme për ju në lidhje me sferën financiare. Duhet të punoni në mënyrë që të rrisni të ardhurat. Nëse keni ndërmend të bëni një hap përpara në fushën e karrierës ose të ekonomisë, më mirë bazohuni në forcat tuaja. Premtimet që do u japin nuk do të realizohen. Ndërkohë e diela dhe e hëna që vjen është e përshtatshme për të bërë biseda dhe takime intime, ku do të merrni vërtet mbështetjen që keni nevojë.

    Virgjëresha – Kjo periudhë vendos fokusin në marrëdhëniet e bashkëpunimet. Një nga preokupimet tuaja do të jetë krijimi i marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve të çdolloji. Jini të kujdesshëm në vlerësimin e situatave. Të enjten dhe të premten, kujdes në atë se çfarë dëgjoni dhe atë se çfarë do të thoni. Kujdes me ata që janë në lart se ju, eprorët. Fokusohuni në sferën financiare, pasi do të keni vonesa e pengesa. Datat 23 dhe 24 janë shumë të mira për të rregulluar marrëdhëniet.

    Peshorja – Është momenti që gjatë kësaj jave të fokusoheni në çdo gjë që lidhet me përditshmërinë tuaj. Mund të jeni pak më të ekspozuar sa u përket problemeve që lidhen me shëndetin. Por, mos lini punën pas dore. Një udhëtim që kishit planifikuar mund të anulohet. Datat 23 dhe 24 shfrytëzojini për të dhënë më të mirën.

    Akrepi – Periudha për ju është erotike. Të gjithë planetet janë mbledhur në shtëpinë tuaj të pestë, kështu që përveç dashurisë do ju preokupojnë dhe gjëra të tjera. Ju që merreni me biznes ose me krijimtari është një periudhë që do ju mundësojë të realizoni shumë nga ato që dëshironi. Në datat 20 dhe 21 një ekzagjerim ekziston në iniciativat apo shpenzimet që keni planifikuar të bëni. Datat 23 dhe 24 do të jenë ditë shumë të mira në çdo drejtim, sidomos për të stabilizuar planet e së ardhmes.

    Shigjetari – Preokupimi juaj gjatë kësaj periudhe do të jetë familja e shtëpia, por dhe jeta personale. Jeni në një fazë ku favorizoheni kryesisht në marrëdhëniet e bashkëpunimet, pasi do të keni shanse të mira. Trajtoni më mirë marrëdhëniet tuaja edhe nëse mund të jenë më të ekzagjeruara se sa duhet. Me një entuziazëm të ekuilibruar do të gjeni zgjidhjen e duhur. Periudha për ju është erotike, pasi Afërdita është në shtëpinë tuaj të pestë. Mirëpo, nuk do të mungojnë as vonesat e zhgënjimet. Në fund të javës do të gjeni zgjidhje për problemet që do të hasni në fushat e ndryshme të jetës.

    Bricjapi – Vazhdoni të jini të kujdesshëm në marrëdhëniet tuaja. Keni akoma pengesa për të kaluar, por disa probleme do të gjejnë zgjidhje e sidomos ato që kanë të bëjnë me karrierën e familjen. Është një periudhë që dalëngadalë ju çon drejt zgjidhjes. Të enjten dhe të premten do të keni takime përmes të cilave do të promovoni punën dhe do të korrigjoni disa defekte që keni në përditshmëri. Mos imagjinoni më mirë nga sa duhet gjërat. Nga ana tjetër duhet të evitoni keqkuptimet. E diela dhe e hëna janë dy ditë shumë të mira për të promovuar punën, për t’iu rikthyer një bashkëpunimi, por ekziston mundësia që të takoni ish-in tuaj.

    Ujori – Duhet të fokusoheni kryesisht në sferën financiare dhe në atë pjesë që ka të bëjë me fitimet tuaja. Do të keni përfitime nga puna, por nga ana tjetër duhet të bëni një organizim sa më të mirë të të ardhurave dhe shpenzimeve. Nëse doni të bëni plane për të ardhmen ose një investim duhet të keni mirë parasysh që duhet të veproni me laps e letër. Ndërkohë e diela dhe e hëna që vjen janë ditë që mund të përfitoni nga ana financiare dhe të organizoni më mirë përditshmërinë.

    Peshqit – Në datën 18 kalon dielli në shenjën tuaj kështu që fillon një periudhë që duhet të nxirrni më në pah veten. Fokusohuni tek vetja. Fillon një cikël i ri për ju, deri në ditëlindjen tuaj të ardhshme. Nga ana tjetër është një periudhë erotike ku do të keni rikthime nga e kaluara, por njëkohësisht është një periudhë ku duhet të fokusoheni dhe në sferën financiare. Mund të keni disa vonesa ose pengesa, por do të keni dhe surpriza. Në fund të javës mund të keni realizime shumë të mira në jetën personale, por dhe në fushën e krijimtarisë. Në datat 23 dhe 24 do të keni mundësi të rregulloni marrëdhëniet tuaja e aq më tepër në dashuri. Kjo është një javë e qetë dhe pa probleme.

  • Horoskopi ditor! Ja shenjat që duhet të kenë kujdes

    Horoskopi ditor! Ja shenjat që duhet të kenë kujdes

    Dashi

    Parashikohet një ditë mjaft e mirë për dashurinë, ku mund të zgjidhen probleme të cilat kanë mbetur pezull për shumë kohë. Do të keni arsye për të qenë optimist, pasi mund të veproni lirisht pa pasur frikë nga pasojat.

    Demi

    Do të jetë një ditë nën ritmin e duhur, ku do të jeni disi të stresuar, për shkak të raporteve aspak pozitive me të tjerët. Këshillohet që të jeni më shumë të kujdesshëm dhe të jeni më të matur me tonin që do të përdorni. Sa i takon dashurisë, përmirësimi do të vijë vetëm pas gjysmës së muajit.

    Binjakët

    Kjo ditë do të jetë e mirë sa i takon çështjeve sentimentale dhe dashurisë, ndaj përfitoni për të sheshuar çdo keqkuptim që keni pasur në ditët e kaluara. Më pak e favorshme do të jetë situata profesionale dhe financat, lidhur me të cilat duhet të bëni kujdes.

    Gaforrja

    Jeni në një fazë rikuperimi, sidomos sa i takon sferës profesionale, ku gjatë javëve të kaluara ka dominuar nervozizmi. Ka ardhur koha që të merrni situatën nën kontroll. Kjo gjë mund t’iu lejojë që të jeni më të qetë edhe në jetën personale, ndaj përfitoni për të rikuperuar në fushën e ndjenjave të cilën e keni lënë pas dore, duke krijuar edhe ndonjë keqkuptim.

    Luani

    Jeni mjaft të favorizuar nga yjet, në sajë të ndikimit pozitiv të Venusit, Marsit dhe Hënës, të cilët ndodhen në anën tuaj. Kështu nëse nuk arrini që të gjeni dashurinë, kjo gjë ndodh vetëm sepse keni pretendime shumë të larta.

    Virgjëresha

    Saturni dhe Mërkuri do të jenë në anën tuaj, ku do të ndiheni më të fortë dhe të vetëdijshëm për atë që mund të bëni. Edhe raportet ndërpersonale dhe ato në çift, janë mjaft të favorshme.

    Peshorja

    Mundohuni që të gjeni mënyrën për të qëndruar pak më shumë me njeriun tuaj të zemrës dhe ti kushtoni më shumë kohë dashurisë. Për një arsye apo një tjetër, së fundmi koha që keni pasur për të qëndruar bashkë ka qenë shumë më e paktë nga sa dëshironi. Mundohuni që të rikuperoni dhe të përmirësoni situatën aty ku mundeni.

    Akrepi

    Kjo e premte do ju gjejë disi të stresuar dhe aspak në humor, ku mund të ketë diskutime dhe polemika të shumta. Duhet të mundoheni që të relaksoheni dhe të mos mendoni për problemet, së paku për disa kohë.

    Shigjetari

    Ju pret një ditë pozitive, mjaft e favorshme sa i takon dashurisë, jetës në çift dhe takimeve. Hëna dhe Venusi do të jenë në anën tuaj, duke favorizuar ndjenjat.

    Bricjapi

    Duhet të mundoheni që të rikuperoni energjinë e munguar. Relaksohuni dhe kushtojini më shumë kohë dashurisë dhe ndjenjave, shkruan noa.al. Në sferën profesionale dëshironi që të keni diçka më shumë, pasi ndiheni të pakënaqur.

    Ujori

    Ju pret një ditë stresuese, e mbushur me dyshime dhe tension, sidomos sa i takon serës sentimentale. Kjo gjë do të jetë edhe më e dukshme, nëse jeni duke jetuar dy histori paralele ose jeni të pavendosur mes dy personave. Ka ardhur momenti për të parë qartë brenda vetes, pasi nuk mund të shkoni shumë gjatë kështu.

    Peshqit

    Kjo e premte do të jetë mjaft pozitive, ku do të keni nevojë që të rikarikoheni dhe ti kushtoni më shumë kohë vetes dhe njeriut tuaj të zemrës. Mundohuni që të gjeni më shumë kohë për të kaluar me partnerin/en dhe do të ndiheni më të bashkuar dhe të fortë.

  • Dita e Shën Valentinit/ Nëse nuk arrini që të gjeni dashurinë… Horoskopi, e Premte 14 Shkurt 2025

    Dita e Shën Valentinit/ Nëse nuk arrini që të gjeni dashurinë… Horoskopi, e Premte 14 Shkurt 2025

    Dashi

    Parashikohet një ditë mjaft e mirë për dashurinë, ku mund të zgjidhen probleme të cilat kanë mbetur pezull për shumë kohë. Do të keni arsye për të qenë optimist, pasi mund të veproni lirisht pa pasur frikë nga pasojat.

    Demi

    Do të jetë një ditë nën ritmin e duhur, ku do të jeni disi të stresuar, për shkak të raporteve aspak pozitive me të tjerët. Këshillohet që të jeni më shumë të kujdesshëm dhe të jeni më të matur me tonin që do të përdorni. Sa i takon dashurisë, përmirësimi do të vijë vetëm pas gjysmës së muajit.

    Binjakët

    Kjo ditë do të jetë e mirë sa i takon çështjeve sentimentale dhe dashurisë, ndaj përfitoni për të sheshuar çdo keqkuptim që keni pasur në ditët e kaluara. Më pak e favorshme do të jetë situata profesionale dhe financat, lidhur me të cilat duhet të bëni kujdes.

    Gaforrja

    Jeni në një fazë rikuperimi, sidomos sa i takon sferës profesionale, ku gjatë javëve të kaluara ka dominuar nervozizmi. Ka ardhur koha që të merrni situatën nën kontroll. Kjo gjë mund t’iu lejojë që të jeni më të qetë edhe në jetën personale, ndaj përfitoni për të rikuperuar në fushën e ndjenjave të cilën e keni lënë pas dore, duke krijuar edhe ndonjë keqkuptim.

    Luani

    Jeni mjaft të favorizuar nga yjet, në sajë të ndikimit pozitiv të Venusit, Marsit dhe Hënës, të cilët ndodhen në anën tuaj. Kështu nëse nuk arrini që të gjeni dashurinë, kjo gjë ndodh vetëm sepse keni pretendime shumë të larta.

    Virgjëresha

    Saturni dhe Mërkuri do të jenë në anën tuaj, ku do të ndiheni më të fortë dhe të vetëdijshëm për atë që mund të bëni. Edhe raportet ndërpersonale dhe ato në çift, janë mjaft të favorshme.

    Peshorja

    Mundohuni që të gjeni mënyrën për të qëndruar pak më shumë me njeriun tuaj të zemrës dhe ti kushtoni më shumë kohë dashurisë. Për një arsye apo një tjetër, së fundmi koha që keni pasur për të qëndruar bashkë ka qenë shumë më e paktë nga sa dëshironi. Mundohuni që të rikuperoni dhe të përmirësoni situatën aty ku mundeni.

    Akrepi

    Kjo e premte do ju gjejë disi të stresuar dhe aspak në humor, ku mund të ketë diskutime dhe polemika të shumta. Duhet të mundoheni që të relaksoheni dhe të mos mendoni për problemet, së paku për disa kohë.

    Shigjetari

    Ju pret një ditë pozitive, mjaft e favorshme sa i takon dashurisë, jetës në çift dhe takimeve. Hëna dhe Venusi do të jenë në anën tuaj, duke favorizuar ndjenjat.

    Bricjapi

    Duhet të mundoheni që të rikuperoni energjinë e munguar. Relaksohuni dhe kushtojini më shumë kohë dashurisë dhe ndjenjave, shkruan noa.al. Në sferën profesionale dëshironi që të keni diçka më shumë, pasi ndiheni të pakënaqur.

    Ujori

    Ju pret një ditë stresuese, e mbushur me dyshime dhe tension, sidomos sa i takon serës sentimentale. Kjo gjë do të jetë edhe më e dukshme, nëse jeni duke jetuar dy histori paralele ose jeni të pavendosur mes dy personave. Ka ardhur momenti për të parë qartë brenda vetes, pasi nuk mund të shkoni shumë gjatë kështu.

    Peshqit

    Kjo e premte do të jetë mjaft pozitive, ku do të keni nevojë që të rikarikoheni dhe ti kushtoni më shumë kohë vetes dhe njeriut tuaj të zemrës. Mundohuni që të gjeni më shumë kohë për të kaluar me partnerin/en dhe do të ndiheni më të bashkuar dhe të fortë.

  • “Përvoja emocionuese dhe domethënëse”- Shenjat e horoskopit që do të kalojnë bukur në ditën e të dashuruarve

    “Përvoja emocionuese dhe domethënëse”- Shenjat e horoskopit që do të kalojnë bukur në ditën e të dashuruarve

    Dita e Shën Valentinit, pritet të sjellë përvoja emocionuese dhe domethënëse për shumë shenja të zodiakut.

    Ndërsa lëvizjet qiellore formojnë energjinë e ditës, disa shenja do të jenë veçanërisht me fat në dashuri këtë ditë.

    Dashi

    Ata i qasen dashurisë më me guxim. Dashi do të kullojë vetëbesim, gjë që i bën ata veçanërisht tërheqës. Me Venusin në Dashi, ata mund të ndjejnë nevojën për të marrë drejtimin në çështjet romantike.

    Kjo është një periudhë e favorshme për të shprehur ndjenjat dhe për të përqafuar marrëdhënie të reja.

    Binjakët

    Binjakët do e shohin të forcuar dhuntinë e tyre natyrore, atë të komunikimit. Ndërveprimet sociale, qoftë personalisht apo në internet, mund të çojnë në zhvillime të rëndësishme romantike.

    Marrja e një qasjeje spontane dhe më të hapur ndaj gjërave do të rrisë shanset e tyre për të krijuar lidhje domethënëse.

    Peshorja

    Peshoret, të njohura për dashurinë e tyre për harmoninë, do të përjetojnë një ndjenjë të shtuar të tërheqjes.

    Ndikimi i Venusit do të krijojë mundësi për të thelluar marrëdhëniet ekzistuese ose për të krijuar të reja. Bisedat e sinqerta do t’i ndihmojnë ata të menaxhojnë emocionet e tyre në mënyrë efektive.

  • Mos thoni që nuk ju paralajmëruam! Këto shenja të kenë kujdes sot

    Mos thoni që nuk ju paralajmëruam! Këto shenja të kenë kujdes sot

    Dashi

    Është e rëndësishme të çliroheni nga disa ndjesi si egoizmi dhe xhelozia. Do të ishte e udhës të kishit një sjellje më bujare. Sa i përket anës personale, do të keni një ditë të bukur romantike.

    Demi

    Sjellja juaj sharmante do të tërheqë vëmendjen. Shijoni një ditë të qetë dhe të paqtë me familjen tuaj. Sot do të keni tendencën t’i vendosni më shumë objektiva vete se herë tjetër.

    Binjakët

    Suksesi i së kaluarës do t’ju rrisë besimin në vetvete. Miqtë dhe familjarët do të zënë sot pjesën më të madhe të kohës. Ata nuk janë ende të dashuruar ka gjasa të përjetojnë dashuri.

    Gaforrja

    Pontenciali juaj intelektual do t’ju ndihmojë të luftoni pamundësitë. Sa i përket aspektit ekonomik, ka gjasa që të forcohet. Mos u përqendroni vetëm në aspektin profesional.

    Luani

    Një anëtar i familjes ose partneri juaj mund t’ju shkaktojnë tension. Beqarët e kësaj shenje kanë gjasa që papritmas të gjenden në një moment romantik. Në punë do të keni një bashkëpunim.

    Virgjëresha

    Do të keni shanse të arrini qëllimet që dëshironi. Në aspektin profesional do të kryeni disa negociata të rëndësishme. Ndërsa sa i përket aspektit personal, disa çështje do të mbeten nën hije.

    Peshorja

    Të lindurit e kësaj shenje do të kalojnë një ditë të mirë. Besojini intuitës dhe duhet të keni më shumë besim në vetvete. Do të jetë dita juaj me fat si në aspektin personal ashtu edhe profesional.

    Akrepi

    Do të ndiheni mjaft mirë emocionalisht. Do të zhvilloni një bisedë të rëndësishme me partnerin tuaj. Surprizat në dashuri nuk përjashtohen. Në mbrëmje do te argëtoheni pafund.

    Shigjetari

    Kaloni më shumë kohë me miqtë sesa të qëndroni në vetmi. Ju e dini shumë mirë rëndësinë e parave, ndaj bëni kujdes me kursimet. Në shtëpi do të mbizotërojë një atmosferë festive.

    Bricjapi

    Meditimi do t’ju sjellë qetësi. Ka gjasa që sot të keni përfitime financiare. Kushtojini më shumë rëndësi paraqitjes suaj të jashtme. Partneri juaj do të ndikojë maksimalisht në gjendjen tuaj emocionale.

    Ujori

    Mbani emocionet nën kontroll pasi edhe lumturia e tepërt mund të shkaktojë probleme. Qëllimi juaj për të kursyer para do të përmbushet. Nuk përjashtohet mundësia e një debati në familje.

    Peshqit

    Ka gjasa që këtë të enjte të përfitoni nga ndihma e vëllait apo motrës suaj. Do të kaloni një kohë mjaft të mirë me miqtë apo familjen tuaj. Partneri juaj mund të bëjë që do të vlerësoni shumë.

  • Horoskopi i Dashurisë nga Paolo Fox nga 13 deri më 19 shkurt 2025

    Horoskopi i Dashurisë nga Paolo Fox nga 13 deri më 19 shkurt 2025

    Dashuria është në ajër, por nuk do të jetë një shëtitje romantike për të gjithë! Yjet sjellin emocione të forta, kthesa dhe disa prova për të kapërcyer. Lexoni yjet në këtë përkthim ekskluziv nga noa.al.

    Dashi (21 Mars – 20 Prill) 🐏

    Këtë javë, dashuria për ty do të jetë si një fishekzjarr: e mrekullueshme, por e paparashikueshme. Nëse je në një lidhje, kujdes me fjalët impulsive, sepse mund të lindin konflikte të panevojshme për krenari. Kujtohu se të kesh të drejtë nuk vlen më shumë se paqja në marrëdhënien tënde. Në vend që të debatosh, përpiqu të dëgjosh dhe të kuptosh ndjenjat e partnerit.

    Nëse je beqar, ndoshta po kërkon pasion dhe aventura, por ki kujdes të mos vraposh pas dikujt që nuk është i gatshëm të të japë atë që kërkon. Nëse vazhdon të ndjekësh njerëz që nuk duan të ndalojnë për ty, do të mbetesh me duar bosh. Kthehu pak mbrapa dhe shiko përreth: ndoshta dashuria është më afër se sa mendon.

    🔹 Këshilla e javës: Nuk ke pse të nxitohesh gjithmonë. Ndonjëherë, të ndalosh dhe të analizosh situatën të çon në fitore më të madhe.

    Demi (21 Prill – 20 Maj) 🐂

    Demi është i njohur për kokëfortësinë e tij, dhe këtë javë kjo mund të ndikojë në jetën tënde sentimentale. Nëse je në një lidhje, ndoshta është momenti të dëgjosh më shumë partnerin në vend që të fshihesh në kokëfortësinë tënde. Marrëdhëniet kërkojnë komunikim dhe fleksibilitet, jo vetëm stabilitet. Nëse ndjen distancë mes teje dhe partnerit, mos u fshih pas rutinës—hap zemrën dhe flisni sinqerisht.

    Nëse je beqar, pritshmëritë e tua mund të jenë duke të penguar. Nuk mund të ankohesh se nuk gjen dashurinë nëse gjithmonë refuzon të dalësh nga zona jote e rehatisë. Në vend që të presësh që Cupidi të bëjë gjithë punën, bëj dhe ti një hap. Eksploro vende të reja, njih njerëz të rinj dhe jepi vetes mundësinë për të përjetuar emocione të reja.

    🔹 Këshilla e javës: Siguria është e bukur, por pa emocion bëhet një kafaz i artë. Dil nga zona e rehatisë dhe përjeto pak pasiguri—aty ndodhin surprizat më të bukura.

    Binjakët (21 Maj – 21 Qershor) 👬

    Këtë javë, sharmi yt do të jetë në kulm dhe dëshira për flirtime do të jetë e pandalshme! Nëse je beqar, do të tërheqësh shumë vëmendje, por ki kujdes të mos luash me shumë zemra njëkohësisht—mund të përfundosh në situata të ndërlikuara. Ti e di që një bisedë flirtuese ose një puthje për ty mund të jetë thjesht një lojë, por jo të gjithë e shohin ashtu. Prandaj, bëhu i qartë në qëllimet e tua, për të shmangur drama të panevojshme.

    Nëse je në një lidhje, mund të ndihesh i ngopur nga rutina dhe të kesh nevojë për më shumë hapësirë. Mos kërko shpëtim jashtë marrëdhënies! Në vend që të shmangësh të flasësh me partnerin, tregohu i hapur për nevojat dhe dëshirat e tua. Një bisedë e sinqertë mund të ndihmojë për të rifreskuar lidhjen dhe për të sjellë më shumë liri në marrëdhënien tuaj.

    🔹 Këshilla e javës: Pak më shumë qartësi në ndjenja nuk do të të bëjë keq. Mos i shmang temat e rëndësishme—përballja është çelësi për të shmangur keqkuptimet.

    Gaforrja (22 Qershor – 22 Korrik) 🦀

    Romantik si gjithmonë, por këtë javë dashuria mund të të vërë në provë. Nëse je në një lidhje, do të ndjesh nevojën për më shumë vëmendje dhe siguri nga partneri, por mos prit që ai të lexojë mendimet e tua. Komunikimi është çelësi! Në vend që të tërhiqesh në heshtje ose të mbash inat, shprehu hapur për atë që dëshiron dhe ke nevojë. Një bisedë e sinqertë mund të bëjë mrekulli për lidhjen tuaj.

    Nëse je beqar, mund të takosh dikë që të zgjon ndjenja të thella dhe të harruara prej kohësh. Megjithatë, duhet të kuptosh një gjë të rëndësishme: e kaluara nuk mund të diktojë të tashmen. Mos krahaso çdo person të ri me ata që të kanë lënduar më parë. Jepi vetes dhe të tjerëve një shans të vërtetë për të ndërtuar diçka të re.

    🔹 Këshilla e javës: Dashuria rritet me besim. Lëre pas të kaluarën dhe shiko përpara—mundësitë e vërteta janë aty, por duhet të hapësh zemrën për t’i parë.

    Luani (23 Korrik – 22 Gusht) 🦁

    Këtë javë, do të ndihesh në qendër të vëmendjes dhe do të bësh gjithçka për ta mbajtur atë. Nëse je në një lidhje, rreziku më i madh është dëshira për të pasur gjithmonë fjalën e fundit. Por mbaj mend: dashuria nuk është një betejë ku dikush duhet të fitojë. Mëso të bësh kompromise dhe të dëgjosh më shumë partnerin tënd—nuk është gjithmonë e nevojshme të jesh lideri edhe në marrëdhënie.

    Nëse je beqar, sharmi yt është në kulmin e tij dhe të gjithë do të kthejnë kokën kur të kalosh. Por pyet veten: a dëshiron dikë që të të sfidojë intelektualisht dhe emocionalisht, apo thjesht dikë që të të adhurojë? Ndonjëherë, një lidhje e vërtetë nuk është ajo që të bën të ndihesh si mbret, por ajo që të sfidon të jesh më i mirë.

    🔹 Këshilla e javës: Krenaria nuk puthet! Ji më i hapur dhe më pak egocentrik. Dashuria e vërtetë nuk është një shfaqje ku ti je protagonisti i vetëm.

    Virgjëresha (23 Gusht – 22 Shtator) 👧🏼

    Për ty, dashuria është diçka serioze, por ndonjëherë e ke të vështirë të lëshosh kontrollin. Nëse je në një lidhje, mund të biesh në grackën e analizimit të çdo detaji dhe të kritikosh partnerin për gjëra të vogla. Mos harro: askush nuk është perfekt, as ti! Dashuria nuk është një listë kontrolli ku duhet të plotësohen të gjitha kushtet, por një ndjenjë që duhet përjetuar me të gjitha të mirat dhe sfidat e saj.

    Nëse je beqar, mund të jesh duke vendosur standarde kaq të larta sa po refuzon mundësi të mira. Mos e lër perfeksionizmin të të pengojë të njohësh dikë që mund të të surprizojë. Jepi një shans emocioneve dhe intuitës—ndonjëherë, dashuria vjen në mënyra që nuk i prisnim.

    🔹 Këshilla e javës: Dashuria nuk është një projekt për të menaxhuar. Lëre spontanitetin të të udhëheqë—ndonjëherë, gjërat më të bukura ndodhin kur nuk i planifikon!

    Peshorja (23 Shtator – 22 Tetor) ⚖️

    Si gjithmonë, je në kërkim të ekuilibrit në jetën tënde, por këtë javë dashuria mund të të lëkundë paksa. Nëse je në një lidhje, dëshira jote për harmoni mund të të bëjë të shmangësh diskutimet, por shtypja e ndjenjave dhe mosshprehja e mendimeve të tua vetëm sa krijon probleme në të ardhmen. Më mirë t’i zgjidhësh gjërat me qetësi dhe sinqeritet sesa t’i lësh të grumbullohen. Partneri yt ka nevojë të dijë si ndihesh, edhe nëse do të thotë të kaloni një bisedë të vështirë.

    Nëse je beqar, sharmi yt është në maksimum dhe mund të tërheqësh vëmendjen e shumë njerëzve. Megjithatë, frika e të gabuarit ose e bërjes së një zgjedhjeje të gabuar mund të të bllokojë. Kujtohu se dashuria nuk është gjithmonë perfekte dhe nuk ka garanci absolute. Mos ki frikë të bësh hapa përpara, edhe nëse nuk je 100% i sigurt—ndonjëherë, emocionet më të bukura vijnë nga rreziqet e vogla që marrim.

    🔹 Këshilla e javës: Dashuria nuk ka nevojë të jetë perfekte për të qenë e bukur. Prano të papriturat dhe gjej ekuilibrin mes sigurisë dhe spontanitetit.

    Akrepi (23 Tetor – 22 Nëntor) 🦂

    Për ty, dashuria nuk është vetëm pasion—është edhe një lojë psikologjike ku ndonjëherë të pëlqen të provosh kufijtë e tjetrit. Këtë javë, mund të ndjesh një dyshim të paqartë për partnerin, edhe pa asnjë arsye të fortë. Nëse je në një lidhje, shmang lojërat mendore dhe testimet e panevojshme. Në vend që të krijosh mistere të kota, provo t’i japësh partnerit më shumë hapësirë dhe besim. Jo gjithçka ka nevojë për një strategji—ndonjëherë, dashuria është thjesht e ndershme dhe e pastër.

    Nëse je beqar, ke një magnetizëm natyral që të bën të parezistueshëm, por mund të jesh duke i trembur njerëzit me qëndrimin tënd misterioz. Mos u fshih pas një fasade të ftohtë—ka njerëz që duan të të njohin vërtet, por nuk do të presin përgjithmonë derisa të ulësh mbrojtjet. Provo të jesh pak më i hapur dhe shiko çfarë mund të ndodhë!

    🔹 Këshilla e javës: Jo çdo gjë është një mister për t’u zbuluar. Bëhu më i hapur dhe beso më shumë tek ata që të duan sinqerisht.

    Shigjetari (23 Nëntor – 21 Dhjetor) 🏹

    Liria dhe aventura janë thelbësore për ty, por këtë javë do të duhet të gjesh një ekuilibër mes dëshirës për eksplorim dhe nevojës për stabilitet. Nëse je në një lidhje, mund të ndihesh i tunduar të kërkosh stimuj të rinj, por kjo nuk do të thotë që duhet të anashkalosh partnerin. Dashuria nuk është vetëm emocion dhe adrenalinë—është gjithashtu përkushtim dhe ndarje e momenteve të përditshme. Kujdes mos e lëndosh partnerin duke qenë tepër i përqendruar tek vetja dhe dëshirat e tua.

    Nëse je beqar, mund të ndjesh një tërheqje të fortë për dikë që është larg ose e vështirë për t’u arritur. Pyet veten: A është vërtet kjo dashuri, apo thjesht tërheqja ndaj asaj që nuk mund ta kesh? Mos harxho kohë me ëndrra të paarritshme kur mund të kesh diçka të bukur dhe reale para syve të tu.

    🔹 Këshilla e javës: Aventurat janë të mrekullueshme, por dashuria e vërtetë është një udhëtim që e bëni bashkë. Bëhu më i vetëdijshëm për atë që ke në duar!

    Bricjapi (22 Dhjetor – 20 Janar) 🐐

    Je një person praktik dhe racional, por këtë javë dashuria mund të të vendosë përballë një sfide të re. Nëse je në një lidhje, partneri mund të ketë nevojë për më shumë butësi dhe shprehje emocionale nga ana jote. Të qenit i përkushtuar dhe i përgjegjshëm është e rëndësishme, por nuk mjafton vetëm të tregosh dashuri me gjeste—ndonjëherë, fjalët dhe ndjenjat e shprehura hapur janë po aq të rëndësishme.

    Nëse je beqar, është koha të largohesh për pak nga rutina dhe të mendosh për jetën sentimentale. Ti shpesh i vë prioritet punës dhe përgjegjësive, por mos harro se edhe zemra ka nevojë për vëmendje. Dashuria nuk është diçka që mund ta planifikosh si një projekt pune—duhet t’i japësh hapësirën e saj dhe të lejon veten të ndjesh emocione të reja.

    🔹 Këshilla e javës: Karriera është e rëndësishme, por edhe zemra ka nevojë për përkujdesje. Gjej balancën mes punës dhe ndjenjave!

    Ujori (21 Janar – 19 Shkurt) 🏺

    Ti je gjithmonë origjinal dhe i paparashikueshëm, por këtë javë dashuria të kërkon më shumë stabilitet dhe angazhim. Nëse je në një lidhje, mund të ndihesh i tunduar të tërhiqesh në botën tënde të ideve dhe projekteve, por partneri yt ka nevojë për më shumë praninë tënde reale. Mos harro se dashuria nuk është vetëm liri dhe eksperimentim—është gjithashtu përkushtim dhe ndarje e përvojave të përbashkëta.

    Nëse je beqar, mund të ndihesh i tërhequr nga dikush që është ndryshe nga të gjithë ata që ke njohur më parë. Kjo është fantastike, por pyet veten: a je vërtet gati për një angazhim serioz? Dashuria nuk ka pse të jetë një kufizim, por kërkon një farë përgjegjësie emocionale. Mos u largo sa herë që ndjen se dikush po të afrohet shumë.

    🔹 Këshilla e javës: Dashuria është liri, por edhe praninë e përditshme. Mos e lër të dashurin tënd të ndjehet si një satelit rreth orbitës tënde—bëhu më i pranishëm!

    Peshqit (20 Shkurt – 20 Mars) 🐟

    Një javë e mbushur me emocione të mëdha për ty, por ki kujdes që të mos idealizosh shumë dashurinë. Nëse je në një lidhje, përpiqu të jetosh të tashmen dhe të mos rrish duke analizuar të kaluarën apo duke ëndërruar për një të ardhme perfekte. Partneri yt ka nevojë për ty tani, jo për versionin tënd të idealizuar të dashurisë. Jeto momentin dhe vlerëso atë që ke.

    Nëse je beqar, mund të ndihesh i zhgënjyer sepse realiteti nuk përputhet me ëndrrat e tua romantike. Kujtohu se dashuria nuk është një përrallë e përkryer—është një përvojë e vërtetë me të gjitha sfidat dhe surprizat e saj. Në vend që të presësh për dikë që të duket si personazhi kryesor i një romani romantik, hap sytë dhe shiko njerëzit që janë realisht të interesuar për ty.

    🔹 Këshilla e javës: Dashuria është e vërtetë, jo vetëm një ëndërr e bukur. Jeto të tashmen dhe lëre magjinë të ndodhë natyrshëm! /noa.al

  • Horoskopi, e enjte, 13 Shkurt 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

    Horoskopi, e enjte, 13 Shkurt 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

    Dashi

    Më në fund sot do arrini të përjetoni kënaqësitë që aq shumë keni pritur. Në fakt keni kohë që keni ndërtuar terrenin e duhur. Për ju që keni një lidhje, falë mbështetjes së disa planetëve, marrëdhënia me partnerin do fillojë të përmirësohet. Do i kuptoni gabimet e bëra dhe tashme do jeni më të logjikshëm. Ju beqarëve do ju rrahë zemra shumë fort për dikë dhe nuk do ngurroni t’ia shprehin atij pëlqimin. Në punë gjërat do evoluojnë. Të gjitha përgatitjet që keni bërë do japin rezultatet e veta. Do jeni edhe më të organizuar se më parë. Financat do jenë të mira, prandaj nëse keni për të bërë investime mund t’i bëni pa asnjë lloj frike.

    Demi

    Jupiteri mund të sjellë edhe pengesa në jetën tuaj sot kështu që mundohuni të tregoheni sa më të kujdesshëm që të mundeni. Nëse keni një lidhje ka mundësi të merrni disa vendime radikale. Shumë gjëra do ndryshojnë njëherë e përgjithmonë. Ju beqarët më në fund do e gjeni shpirtin tuaj binjak dhe çdo detaj i jetës do ju ndryshoje përgjithmonë. Në punë mos qëndroni në vend, por bëni përpjekjet e duhura për të përmbushur detyrat që iu janë dhënë. Nëse i lini pas dore nuk do ua gjeni dot më fillin. Të ardhurat do duan më shumë përkujdes. Mundohuni që para se të shpenzoni, t’i bëni mirë llogaritë. Kjo gjë do shmangë problemet.

    Binjakët

    Duhet të besoni më shumë tek intuita gjatë kësaj dite, por duhet gjithashtu të tregoheni sa më të matur. Nëse keni një lidhje mos u tregoni ironikë me partnerin tuaj sepse do keni debate dhe probleme serioze me të. Mirë është që çdo pakënaqësi që të keni t’ia thoni atij drejtpërdrejt. Nëse jeni beqarë nuk duhet ta humbisni kontaktin me realitetin sepse mund të lëndoheni. Në punë vetëm po të jeni të vëmendshëm dhe të matur do mund të arrini atje ku e keni programuar. Me nxitim dhe inat vetëm sa do prishni planet. Në planin financiar do jeni me fat. Situata do vijë duke u përmirësuar gjithnjë e më shumë.

    Gaforrja

    Dielli dhe Hëna do ju ndihmojnë të vendosni disiplinë sot në jetën tuaj dhe do ndiheni shumë herë më të qetë se më parë. Nëse keni një lidhje, jeta juaj do ketë disa përmirësime falë ndihmës që do iu japë Urani. Do e shihni me një sy tjetër të ardhmen dhe nuk do bëni aspak gabime. Nëse jeni beqarë do keni vetëm mundësi për aventura kalimtare, asgjë më shumë sesa aq. Në punë do dini shumë mirë si të veproni dhe do keni çelësat e zgjidhjes së çdo problemi. Në planin financiar duhet të reflektoni disa herë para se të veproni sepse po bëtë gabime gjendja do vijë duke u përkeqësuar.

    Luani

    Gjatë kësaj dite do ju duhet të merrni vendime të rëndësishme sidomos në punë dhe do gjendeni përballë vështirësive. Gabimi më i vogël mund t’iu kushtojë shtrenjtë. Për ju që keni një lidhje do ketë momente të paqëndrueshme. Do kaloni edhe çaste të lumtura edhe debate të forta me njëri-tjetrin. Ju beqarët do jenë të matur dhe nuk do pranoni çdo lloj ftese që do ju bëhet. Hapat e rëndësishme do i hidhni në momentin e duhur. Në punë nuk do ju mungojë ambicia, por do ju duhet pak më shumë këmbëngulje dhe mbështetje nga kolegët e vjetër. Nëse ja dilni do ju propozohet një post i ri. Në planin financiar duhet të merrni masa sa më parë pasi në të kundërt do keni probleme serioze.

    Virgjëresha

    Nuk do ndiheni shumë mirë shpirtërisht gjatë kësaj dite dhe nuk do merrni as guximin t’i ndryshoni gjërat. Motivimi do ju mungojë plotësisht. Për ju të dashuruarit do jetë një ditë rutinë. Në disa momente mundet edhe të mërziteni, por nuk duhet kurrsesi të hidhni hapa të nxituara. Ju beqarët do keni një ditë harmonike dhe të mbushur me njohje të reja. Duhet ta shfrytëzoni në maksimum gjithsecilën. Në punë sado që do ju mbështesin dhe do ju nxitin të veproni do e keni shumë të vështirë. Mërzitja do ju pushtojë dhe nuk do keni dëshirë për asgjë. Në planin financiar do jeni më të organizuar dhe gjendja do vijë duke u përmirësuar.

    Peshorja

    Gjatë kësaj dite do jeni shumë të logjikshëm dhe do dini çfarë hapash të hidhni. Për ju të dashuruarit klima yjore do jetë shumë e ngrohtë dhe marrëdhënia me partnerin do vazhdojë të mbetet e mirë. Ju beqarët do e keni të vështirë ta joshni personin që do pëlqeni kështu që do ju duhet të qëndroni edhe pak kohë vetëm. Në punë mund të kaloni edhe disa momente të tensionuara, megjithatë di dini si të dilni prej tyre. Po u treguat më të duruar do dilni të fituar. Jupiteri do ju ndihmoje tej mase me financat dhe gjendja ka për të mbetur gjatë gjithë kohës e mirë. Mund t’i lejoni vetes edhe ndonjë shpenzim më tepër.

    Akrepi

    Nëse doni qetësinë në jetën tuaj sot bëni shumë kujdes me çdo hap që do hidhni. Mos u nxitoni dhe mos merrni vendime të pabazuara. Nëse jeni në një lidhje ka rrezik që të mendoni për disa aventura me persona të tjerë dhe kjo mund te sjellë probleme serioze për jetën në çift. Nëse jeni beqarë duhet të joshni pafund sepse sot çdo gjë do jetë e lejuar për të arritur qëllimin. Në punë do jeni më të ndërgjegjshëm dhe do ua vini veshin edhe këshillave që do iu japin disa kolegë. Në përgjithësi do jetë ditë e mirë. Në planin financiar do dini të bëni ekonomi. Do i llogaritni me kujdes shpenzimet që keni për të kryer dhe do mund të hiqni edhe disa para mënjanë.

    Shigjetari

    Jeta juaj nuk do ndikohet shumë mirë nga yjet sot dhe nëse nuk tregoheni të kujdesshëm mund të keni edhe probleme. Për ju të dashuruarit ka rrezik që marrëdhënia të jetë e vështirë për t’u menaxhuar. Nuk do ndiheni shumë mirë pranë atij që dashuroni sepse debatet do jenë të pafundme. Ju beqarët do ecin me sy mbyllur në një drejtim dhe nuk do iu druheni zhgënjimeve. Në fund të fundit prej tyre mëson më shumë. Në punë do keni më shumë besim tek vetja, por hendeqet e lëna prej kohësh nuk do jetë e lehtë të mbushen menjëherë. Duhet të bëni sa më shumë durim. Dielli dhe Jupiteri do ju ndihmojnë t’i menaxhoni si duhet financat dhe gjendja do mbetet e kënaqshme.

    Bricjapi

    Gjatë kësaj dite do keni dëshirë t’i provoni ato që do thoni dhe nuk do ecni kuturu. Do veçoheni për pjekurinë dhe seriozitetin. Për ju që keni një lidhje do jetë një ditë e mbushur me çaste të lumtura kjo e sotmja. Do i qëndroni besnikë atij që keni në krah edhe pse shpesh tundimi do jetë i fortë. Ju beqarët do ndihmoheni nga Mërkuri dhe do e gjeni personin më të përshtatshëm. Bëni edhe pak durim sepse nuk keni çfarë të bëni tjetër. Në punë do arrini çdo qëllim që do i vini vetes dhe do ndiheni edhe më krenarë se më parë. Në planin financiar nuk duhet të rrezikoni shumë duke shpenzuar pa menduar sepse mund të mbeteni me xhepat bosh.

    Ujori

    Gjatë kësaj dite do gjendeni para disa dilemave të vështira, por që nëse reflektoni dhe tregoheni të kujdesshëm do mund t’i zgjidhni. Për ju që keni një lidhje Venusi do ndikojë shumë pozitivisht. Ai do ju ndihmojë t’i zgjidhni edhe disa probleme të vogla të së shkuarës dhe do ndiheni më të qetë. Ju beqarët do realizoni mjaft takime, por ka pak gjasa që ato të shndërrohen në diçka më tepër. Në punë do bëni mirë të veproni me gjakftohtësi dhe të mos mbani inate të vjetra me kolegët. Po të jeni të qetë keni për të arritur shumë më lart. Në planin financiar nuk do keni asnjë lloj problemi, kështu që mos u shqetësoni.

    Peshqit

    Gjatë kësaj dite do veproni ashtu si do e ndieni, por sigurisht duke ruajtur vetëkontrollin. Nuk priten momente delikate. Ju që jeni në një lidhje do e shfrytëzoni në maksimum kohën kur të jeni bashkë me partnerin dhe do përjetoni emocione të forta. Për ju nuk ka gjë më të rëndësishme se të qenit mirë së bashku. Ju beqarët do hezitoni të joshni persona dhe kjo do iu bëjë që të mbeteni ende vetëm. Për punën do jetë një ditë aktive dhe e animuar. Do e adhuroni çdo moment edhe pse mund të ndieni pak më shumë lodhje. Në planin financiar gjërat do ecin mirë falë ndihmës së disa të afërmve sepse ju vetë nuk do jeni të logjikshëm me shpenzimet.

  • HOROSKOPI I SË MËRKURËS/ Kujdes! Do të përfshiheni në një debat mjaft të ndezur, që rrezikon të kthehet agresiv

    HOROSKOPI I SË MËRKURËS/ Kujdes! Do të përfshiheni në një debat mjaft të ndezur, që rrezikon të kthehet agresiv

    Horoskopi, e mërkurë, 12 Shkurt 2025

    Dashi

    Përgjithësisht dita e sotme do jetë harmonike. Do dini si t’i koordinoni gjërat dhe nuk do nxitoheni për asgjë. Për ju të dashuruarit do jetë një ditë harmonike. Mes jush dhe partnerit do mbizotërojë mirëkuptimi dhe hareja. Të dy palët do i shprehni gjithë kohës ndjenjat. Ju beqarët do jeni sharmantë pafund dhe do merrni mjaft propozime. Më pas do jetë në dorën tuaj nëse do përfitoni apo jo. Për punën do jetë një periudhe pozitive dhe e mbushur me arritje. Me shpenzimet do bëni çmenduri dhe gjendja mund të destabilizohet pak. Kujdes sepse të gjitha pasojat do i ndieni në të ardhmen.

    Demi

    Gjatë kësaj dite duhet t’i hidhni hapat të mirëmenduara dhe të mendoni për pasojat që ato mund të kenë tek e ardhmja. Nëse keni një lidhje duhet të reflektoni gjerë e gjatë para se t’i kërkoni diçka partnerit. Mirë është të mos e ekzagjeroni sepse do e bëni atë të ndihet keq. Ju beqarët do keni një ditë të qetë dhe pa ndonjë takim impresionues. Nuk ka ardhur ende dita e juaj me fat. Në punë do jeni mjaft ambicioze dhe do mundoheni t’i arrini të gjitha synimet që i kishit vënë vetes. Financat do jenë delikate kështu që përveç shpenzimeve të domosdoshme mos kryeni asgjë më tepër.

    Binjakët

    Nëse tregoheni të sinqertë dhe nëse i bëni gjërat me zemër gjatë kësaj dite, nuk keni për të pasur asnjë surprizë të keqe. Për ju të dashuruarit mirëkuptimi dhe toleranca do mbizotërojë në jetën tuaj. Do merreni vesh për çdo gjë me atë që keni në krah dhe nuk do ju dalin aspak probleme. Ju beqarët do afroheni mjaft me disa persona, por nuk duhet të mendoni menjëherë të hidhni hapa me rëndësi. Në punë do jeni të përgjegjshëm, të matur, guximtarë dhe të pandalshëm. Me shpenzimet duhet të tregoheni patjetër më të matur sepse shumë shpejt gjendja do ju përkeqësohet.

    Gaforrja

    Gjatë kësaj dite nuk do jeni shumë të ndërgjegjshëm për hapat që do hidhni dhe nuk do i realizoni dot të gjitha objektivat që keni pasur. Për ju të dashuruarit do mbizotërojë një klimë e paqëndrueshme. Shpesh do keni debate të forta me partnerin dhe nuk do bini dakord për asgjë. Ju beqarët gjithashtu do jeni të pafat në dashuri dhe sado të mundohen nuk do e gjeni dot princin e kaltër. Në punë do lodheni tej mase dhe sërish nuk do arrini dot rezultatin që keni pritur. Mos u dekurajoni dhe mos i ndalni për asnjë moment përpjekjet. Në planin financiar duhet t’i bëni me kujdes llogaritë dhe nuk duhet kurrsesi të jepni para hua.

    Luani

    Gjatë kësaj dite jeta juaj do jetë shumë më e qëndrueshme se më parë dhe do i harroni njëherë e mirë problemet që keni pasur. Për ju që keni një lidhje do jetë një ditë e kënaqshme dhe e mbushur me emocione. Shfrytëzojeni sa më shumë që të mundeni çdo moment. Ju beqarët do jeni gati për çdo lloj çmendurie vetëm që të arrini ta bëni për vete personin që pëlqeni. Në pune duhet ta dyfishoni vigjilencën. Jo çdo gjë do ju ece sipas planeve prandaj duhet të bëni durim e kujdes. Të ardhurat do fillojnë dalëngadalë të përmirësohen falë strategjisë strikte që keni ndjekur kohët e fundit.

    Virgjëresha

    Gjatë ditës së sotme do reflektoni me kujdes për çdo gjë dhe nuk do lejoni t’iu fillojnë problemet. Për ju që keni një lidhje ka për të qenë një ditë jashtëzakonisht e veçantë. Partneri do ju bëjë disa propozime të çmendura, por që nëse do i pranoni do ndiheni si në ëndërr. Ju beqarët nuk do jeni të kënaqur me takimet që do realizoni dhe do preferoni të mos hidhni hapa. Në punë do jeni të hapur ndaj sfidave dhe keni për të arritur majat. Çdo gjë ka për t’iu ecur më mirë nga sa e kishit planifikuar. Në planin financiar duhet t’i bëni me kujdes llogaritë në mënyrë që të mos ju dalin të papritura të pakëndshme.

    Peshorja

    Dita e sotme do jetë e mirë dhe do arrini të merrni vendimet e duhura. Do komplimentoheni pafundësisht nga të tjerët. Nëse keni një lidhje nuk do keni për çfarë të qaheni sepse partneri do ju përkushtohet tej mase dhe do ju bëjë të ndiheni sa më mirë. Ju beqarët ka mundësi të keni një ditë interesante dhe të mbushur me surpriza. Mirë është ta shfrytëzoni sa të mundni sepse nuk i dihet nëse nesër do vijnë raste të tilla. Në punë do iu jepen mundësi të mira për ta treguar veten. Përfitoni dhe keni për të ecur përpara. Buxheti nuk do jetë shumë i mirë kështu që kujdes me çdo shpenzim që do kryeni nëse nuk doni të mbeteni vetëm.

    Akrepi

    Urani ka për të sjellë probleme në jetën tuaj sot. Do neglizhoni gjëra të rëndësishme e nga ana tjetër impulsiviteti do ju shtyjë drejt gabimeve të mëdha. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia juaj në çift nuk do jetë shumë e mirë sot. Do jeni të pamatur me partnerin dhe mund t’i thoni gjëra që do e lëndoni. Ju beqarët nuk do jeni në humor shumë të mirë dhe nuk do doni të dilni me personat që do iu ftojnë. Shume shpejt do pendoheni, por personi do jetë pranë një tjetre. Në punë duhet t’i dyfishoni përpjekjet nëse doni të arrini sa më shpejt majat. Me financat do dini si të silleni në çdo moment dhe marrëdhënia do mbetet e kënaqshme.

    Shigjetari

    Gjatë kësaj dite do zgjoheni me optimizëm dhe do ndiheni në formë shumë të mirë. Do keni dëshirë t’i bëni gjërat si duhet dhe do jeni të logjikshëm. Për ju të dashuruarit ka për të qenë ditë ideale. Asgjë e keqe nuk do ju ndodhë përkundrazi do ndiheni më të përmbushur se asnjëherë më parë. Nëse jeni beqarë do keni një ditë të këndshme dhe do bini kokë e këmbë në dashuri me personat që do takoni. Në punë duhet të tregoheni më të duruar nëse doni të arrini majat. Në planin financiar duhet ta shtrëngoni pak rripin sepse shumë shpejt do keni nevojë për më tepër para.

    Bricjapi

    Nëse tregoheni të matur dhe nuk veproni pa u menduar gjatë kësaj dite nuk do keni vështirësi. Nga ana tjetër po u treguat mendjemëdhenj dhe të mendoni se jeni më të mirën në çdo gjë keni për të pasur probleme. Nëse keni një lidhje duhet të bëni kujdes dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të flirtoni me dikë tjetër. Nëse partneri e kupton, ai nuk do iu japë më një mundësi të dytë. Ju beqarët nuk do favorizoheni nga yjet kështu që do keni thjesht disa takime pa vlerë. Në punë do jeni kreativë dhe të gatshëm për të bërë edhe sakrifica vetëm për të arritur atje ku doni. Në planin financiar do i kaloni një e nga një të gjitha vështirësitë dhe mund të bëni edhe disa investime.

    Ujori

    Dita e sotme do jetë si një ëndërr që e keni menduar të parealizueshme. Ja që ndonjëherë duhet vetëm dëshira e mirë për të arritur majat. Për ju të dashuruarit çastet e lumtura nuk do kenë të mbaruar. Buzëqeshja dhe emocionet do jenë pjesë e pandashme për ju. Shfrytëzojeni sa të mundeni çdo moment. Nëse jeni beqarë do i mendoni gjërat më seriozisht dhe do pranoni të dilni me disa persona që kanë kohë që iu joshin. Në punë do jeni mjaft ambiciozë dhe nuk do ndaleni derisa të arrini majat. Edhe në planin financiar do jeni me fat. Situata do përmirësohet më shumë nga sa e kishit menduar ndonjëherë.

    Peshqit

    Për fat të keq shumicën e kohës do ndiheni të mërzitur sot dhe aspak të qetë. Nga gabimet tuaja apo të të tjerëve do ketë trazira. Nëse keni një lidhje ka rrezik që lidhja juaj me partnerin të jetë e tensionuar. Shumë gjëra mund t’iu ecin keq dhe asnjëri nuk do hapë rruge. Po vazhduat me këtë sjellje shpejt do vijnë edhe ndarjet. Ju beqarët duhet të merrni vendime të rëndësishme për jetën tuaj duke qenë se mundësitë që do iu ofrohen do jenë të jashtëzakonshme. Për punën ka për të qenë një periudhe e favorshme. Do bëni disa zgjedhje me rëndësi të madhe të cilat do ua ndryshojnë përgjithmonë të ardhme. Buxheti për fat të mirë do ketë goxha përmirësime.

  • Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 12 Shkurt 2025

    Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 12 Shkurt 2025

    DASHI

    Duhet të tregoheni më dinak sot, mos u mashtroni nga disa situata që duken të favorshme, të cilat në vetvete fshehin në brendësi ndonjë kurth. Me Hënën në kundërshtim te Marsi nuk do ta keni të lehtë të frenoni nervozizmin, mundohuni të shtyni për më vonë një çështje delikate, sidomos në ambientin ku punoni, sepse nuk do të dini ta përballoni.

    DEMI

    Nuk do të mungojnë argumentet për të ruajtur pozicionet tuaja në ambientin profesional dhe mund të bindni kolegët e superiorët për origjinalitetin dhe suksesin e ideve tuaja. Në familje do ju duhet të përballoni disa situata të vështira, të cilat do të zgjidhen shpejt. Në qoftë se jeni çift, mbrëmja do ju dhurojë një humor dhe mirëkuptim të shkëlqyer me partnerin.

    BINJAKËT

    Entuziazmi dhe guximi sigurisht nuk do ju mungojnë në këtë periudhë, por yjet ju sugjerojnë që ky nuk është momenti i duhur për të nisur një projekt që mund të mbartë në vetvete ndonjë rrezik të mundshëm. Hëna në kundërshtim me Marsin ju këshillon të jeni më të kujdesshëm ndaj çështjeve ekonomike. Në mbrëmje parashikohen ftesa nga persona mjaft interesantë.

    GAFORRJA

    Bëni mirë të tregoheni të kujdesshëm, sepse intuita juaj sot mund të dështojë. Hëna në një pozicion aspak të favorshëm në shenjën e Peshores mund t’ju shtyjë të bëni ndonjë gabim, që do ta keni të vështirë më pas ta rregulloni. Në sektorin e ndjenjave reflektoni mirë para se të shkëputeni nga një marrëdhënie që ju intereson dhe që ka baza të forta.

    LUANI

    Problemet me personat që ju rrethojnë nuk do të mungojnë sot, sidomos në punë. Duhet të keni parasysh se në diskutime duhet të evitoni përplasjen direkte e të tregoheni më tolerantë. Mundohuni të eliminoni kundërshtarët tuaj me zotësi, guxim dhe dinakërinë që ju karakterizon. Në sektorin e ndjenjave, sharmi juaj do të godasë direkt në zemrën e një personi që ju intereson.

    VIRGJËRESHA

    Me pozicionin mjaft të favorshëm të yjeve në qiellin tuaj do të ndiheni euforik dhe të gjallëruar nga një dëshirë e madhe për të nisur iniciativa të reja. Por do të bëni mirë të shikoni të ardhurat tuaja, përpara se të impenjoheni në projekte të kushtueshme. Hëna dhe Marsi parashikojnë se nuk është një periudhë e mirë për sa u përket financave. Në dashuri mirëkuptimi me partnerin do të jetë i shkëlqyer, sidomos në nivelin intelektual.

    PESHORJA

    Hëna në shenjën tuaj ju bën të jeni më sensual dhe romantik se zakonisht. Përfitoni për të kaluar disa momente të këndshme intime me partnerin. Në fakt përfitoni nga ky moment për të rregulluar një marrëdhënie paksa të vështirë gjatë këtyre ditëve të fundit, si shkak i Afërditës në kundërshtim me shenjën tuaj. Në punë duhet të synoni më shumë te dialektika dhe aftësia për të bindur e magjepsur të tjerët.

    AKREPI

    Ndonjëherë besimi i tepërt në vetvete mund të jetë mjaft i rrezikshëm dhe tani jeni duke paguar pasojat e një vendimi të nxituar marrë pak ditë më parë. Mos u demoralizoni, por mundohuni të vini në vend gabimet tuaja. Shumë prej jush do të ndihen nervozë, të mërzitur nga rutina dhe pengesat e ndryshme; mundohuni të çlodheni duke kaluar një mbrëmje në shtëpi.

    SHIGJETARI

    Sot nuk do të ndiheni në formën e duhur dhe nuk do të arrini të keni guximin e duhur për të ndjekur objektivat tuaja. Do të rrezikoni që të jenë të tjerët të vendosin për ju, por mos e bëni, sepse në të ardhmen do të pendoheni. Mundohuni të qetësoheni, duke dëgjuar një muzikë çlodhëse dhe shumë motive irrituese do të zhduken si me magji.

    BRICJAPI

    Hëna, në kundërshtim me shenjën tuaj do të sjellë ankth të pajustifikuar dhe një frikë të ekzagjeruar, sidomos në punë. Mundohuni të jeni më optimist, sepse shqetësimet tuaja së shpejti do të dalin të pabazuara. Një darkë me miqtë tuaj do të jetë thelbësore për të ngritur nivelin e humorit.

    UJORI

    Dita e sotme do të jetë e mrekullueshme. Do të merrni lajme mjaft të mira dhe do të arrini të jeni tërheqës e interesantë në çdo ambient që do të frekuentoni. Në qoftë se keni një histori dashurie, do të kuptoni se ia vlen të investoni emocione dhe energji për ta bërë akoma më të lumtur. Mos nënvlerësoni programe argëtuese në mbrëmje.

    PESHQIT

    Kush ka një aktivitet të pavarur sot mund të përfitojë nga situata planetare për të nisur një iniciativë të rëndësishme. Dita e sotme do ju dhurojë momente të këndshme dhe argëtuese, takime interesante dhe raste për të përmirësuar bagazhin tuaj kulturor. Momente të mrekullueshme parashikohen për të dashuruarit.

  • E MARTË, DITË TERSI? Jo për këto shenja! – Ja çfarë thonë yjet për ju

    E MARTË, DITË TERSI? Jo për këto shenja! – Ja çfarë thonë yjet për ju

    Dashi

    Parashikohet një ditë interesante, gjatë së cilës mund të arrini një synim që i keni vendosur vetes. Megjithatë për shkak të ndikimit të Saturnit, duhet thënë se nuk do të mungojnë as pengesat. Në dashuri duhet të ndiqni rrugën e drejtë, pasi në të kundërt do të rrezikoni shumë.

    Demi

    Po mundoheni që të rinovoni energjinë tuaj, në sajë të ndikimit të favorshëm të yjeve. Dikush ka zgjedhur një rrugëtim të ri lidhur me studimet apo me ndryshimin e punës. Mund të ketë edhe ndonjë ndryshim, për shkak të një problemi shëndetësor. Parashikohet një ditë e cila do ju gjejë të karikuar me energji dhe gati për të arritur synime që i keni vendosur vetes. Dashuria parashikohet të marrë qendrën e vëmendjes deri të enjten.

    Binjakët

    Gjithë ata persona që kanë një problem ligjor, kjo ditë do i gjejë të tensionuar dhe nervoz. Bëni durim, pasi zgjidhja nuk do të jetë e afërt. Duhet thënë se do të ketë një rizgjim sa i takon dashurisë. Po ashtu duhet të tregoheni më të gatshëm lidhur me takime të reja.

    Gaforrja

    Nuk do të jetë një ditë e lehtë, pasi Saturni do të ketë ndikim të kundërt dhe nuk do i kënaqë pritshmëritë tuaja lidhur me një rinovim kontrate. Nga ana tjetër, duhet ta shfrytëzoni këtë javë sa më mirë, pasi ndikimi pozitiv i Mërkurit, do ju dhurojë më shumë optimizëm.

    Luani

    Po jetoni një fazë shumë të veçantë në jetën tuaj. Në sferën profesionale nuk do e keni të lehtë që të bëni gjithë sa dëshironi. Duhet të tregoheni të kujdesshëm lidhur me çështjet financiare, pasi e keni punën pisk. Hëna do të hyjë në shenjën tuaj dhe do ju dhurojë emocione të bukura. Nëse dikush nuk ju përgjigjet ndjenjave tuaja, hiqni dorë.

    Virgjëresha

    Do të jeni shumë të ngarkuar psikologjikisht dhe me gjasë nuk do i kapni të gjitha mundësitë të cilat do t’iu ofrohen, pasi ju takon juve që të hidhni hapin e parë. Yjet nuk do të kenë ndikim të favorshëm në shenjën tuaj dhe nuk udhëzojnë rrugë të mirë për të ndjekur dhe vepruar. Nëse jeni në pritje të një lajmi, duhet të qartësoni synimin tuaj.

    Peshorja

    Kush nga të lindurit e kësaj shenje qysh prej fundit të muajit prill ka pasur probleme në punë dhe dashuri, tashmë do të ndihen më të shkëputur prej tyre. Do të duhet shumë durim për të kaluar këtë fazë kritike.

    Akrepi

    Historitë e dashurisë që tërhiqen zvarrë prej kohësh, mund të hasin në të papritura. Bëni mirë që të prisni degët e thara dhe të vazhdoni përpara. Në sferën profesionale duhen bërë disa zgjedhje, edhe pse mund të jenë drastike. Nëse keni një veprimtari të pavarur, mund të vendosni që të ndryshoni rrugë dhe t’iu përkushtoheni sektorëve të rinj.

    Shigjetari

    Sipas horoskopit të Paolo Fox, të lindurit e kësaj shenje do të ndjejnë nevojën për tu përmirësuar dhe do të ndihen nën tension. Nëse po përjetoni një fazë të komplikuar në dashuri, duhet të mundoheni të qartësoheni me veten, pasi fundjava do të sjellë përmirësim.

    Bricjapi

    Personat që kanë kaluar një krizë të fortë në punë apo në dashuri, tashmë do të mund të përfitojnë nga ndikimi pozitiv i Mërkurit. Nëse gjërat kanë shkuar keq në të kaluarën, tashmë duhet të mundoheni që gjërat të ecni më mirë, shkruan noa.al. Këshillohet që të braktisni rrugët që nuk ju kanë çuar askund, për të ndjekur strategji të reja.

    Ujori

    Për të lindurit e kësaj shenje është e rëndësishme që të gjendet autonomia, edhe pse mund të ketë disa situata të parehatshme. Do të hasni në pengesa të papritura dhe luhatje në raportin në çift. Yjet këshillojnë që të mos reagoni pa u menduar mirë.

    Peshqit

    Do të jetë një e martë e cila do ju gjejë në siklet. Kush ka përjetuar një krizë në pjesën e parë të vitit, do e gjejë veten të bllokuar për shkak se nuk shkëputet dot nga e kaluara. Edhe çiftet e konsoliduara duhet të bëjnë një sqarim thelbësor, për të vijuar në një rrugë të re. Nëse keni vënë re një distancë nga njeriu i zemrës, ka ardhur momenti për të kërkuar shpjegime.