E FUNDIT/ Arratiset një i burgosur në Durrës
Një i burgosur është arratisur nga shërbimet e Burgut të Durrësit. Sipas burimeve, i dënuari ndodhej i shtruar në spital në momentin e ngjarjes. Arratisja ka ndodhur pak minuta më parë, ndërsa rrethanat mbeten ende të paqarta. Autoritetet kanë nisur menjëherë kërkimet për kapjen e tij.
