Category: Showbiz

  • I vuri 3 herë zjarrin lokalit dhe banesës së Noizy-t, arrestohet kushëriri i reperit

    I vuri 3 herë zjarrin lokalit dhe banesës së Noizy-t, arrestohet kushëriri i reperit

    Eraldo Musteqja është 26 vjeçari i arrestuar nga policia e Durrësit për zjarrvënie të përsëritur ndaj lokalit të Rigels Rajkut (Noizyt). Mësohet se 26 vjeçarin është kushëri me këngëtarin e njohur.

    Ai është arrestuar në flagrëncë mëngjesin e sotëm pasi u kap duke i vënë zjarrin lokalit të Noizyt për herë të dytë. Ndërsa më herët raportohet se i ka vënë zjarrin edhe banesës së këngëtarit.

    Në momentin e arrestimit, kushëririt të Noizyt iu gjet një thikë.

     

    Burimi: shqiptarja.com

  • Nga Divaja me bukë me vete në Bali, ku do i kalojnë pushimet VIP-at e Big Brother

    Nga Divaja me bukë me vete në Bali, ku do i kalojnë pushimet VIP-at e Big Brother

    Ndërsa vera dhe temperaturat përvëluese kanë trokitur më në fund për këtë vit, VIP-at shqiptarë të Big Brother kanë planifikuar pushimet e tyre dhe i kanë treguar planet e tyre për “Pushime on Top”.

    I pyetur se ku do t’i kalojë pushimet për këtë vit, Ronaldo Sharka ka rrëfyer se në Divjakë.

    “Pushimet do t’i kalojmë në Divjakë. Bukë me vete, shalqi, shtëpinë e kam në Lushnje por çrëndësi ka, do bëjmë një kasolle vetë. Do jetë edhe Sabiani, do të na këndojë çdo mëngjes”- tha Ronaldo Sharka

    Nga ana tjetër, moderatorja Erjola Doçi ka treguar se pushimet e verës planifikon t’i kalojë në Bali këtë vit.

    “Pushime e verës do t’i kalojë në Bali. Të rrisim pak temperaturat e Instagramit”- tha Doçi. E pyetur se me kë do të shkojë, Erjola ka zgjedhur ta mbajë “të fshehtë”, ndërsa me batutë përgjigjet “me Ronin”.

    Keisi ka rrëfyer se ndër destinacionet këtë verë është Barcelona.

    “Nuk e kam vendosur akoma, por kam shumë vende turistike që do të shkoj. Një prej vendeve është Barcelona. Unë kam shoqen time në Barcelonë dhe nja një muaj të mirë do ta kaloj aty”- tha Keisi.

    Armaldo Kllogjeri është ndër të paktët VIP-a, i cili s’ka ende një plan për pushimet e verës këtë vit. Dhe shkak për këtë është bërë pritja e ëmbël e bashkëshortes së tij në korrik.

    “Tani unë do shkoj me një vajzë të vogël. Ajo sa të lind në fillim të korrikut do të jetë e vogël dhe nuk e dimë si do të na rrjedhi situata. Por besoj se do të shkojmë disa ditë me pushime”- tha Armaldo.

    Dea Mishel për shkak të angazhimeve të shumta e ka të pamundur të shkojë me pushime. Për “Pushime on Top”, Dea shpreson që të mund të shkëputet aty këtu për disa orë relaksi gjatë fundjavave për në Jugun përrallor të Shqipërisë.

    “Jam shumë e zënë me punë këtë periudhë, kështu që shpresoj që të shkëputem fundjavave për në Jugun e Shqipërisë”- tha Dea Mishel.

    Nga ana tjetër, Kristi Dragot planifikon të pushojë në Shqipëri dhe një ndër destinacionet e tij të verës për këtë vit është Palasa.

    “Do pushoj në plazhin e Palasës një muaj. Më pas mund të shkoj dy herë në Bruksel, por do shkoj dhe do vijë, nuk do bëj pushime andej. Për pushime vetëm ne Shqipëri”- tha Kristi. I pyetur se kush do ta shoqërojë, Kristi tregon se do të jetë Dea dhe Jori. Një treshe e flaktë.

    Jori Delli tha prerë se këtë vit është për 100% Shqipëri, dhe këtë nuk e luan as topi.

    “Pushimet do t’i kaloj në Shqipëri 100%, nuk lëviz nga Shqipëria. Më kanë ëmbëlsuar shumë”- tha Jori. E pyetur nëse do t’ia hapte derën një dashurie shqiptare, Jori përgjigjet: “Tani dera nuk është mbyllur sepse unë jam single, por gjithsesi nuk jam as në kërkim. Jam për qejfin tim.”

     

  • Gazetari: Çerrat e Luizit ma sulmuan 3 herë Instagramin

    Gazetari: Çerrat e Luizit ma sulmuan 3 herë Instagramin

    Bledi Mane i ftuar këtë mëngjes në Vila24  ka folur për eksperiencën e tij prej shumë vitesh në gazetari ku ka ndarë projektet e tij për verën.

    Gazetari foli për një projekt muzikor e artistik i cili do të ketë tur në disa qytete të Shqipërisë.

    Në këtë rrëfim ai tha që këtij turi do t’i bashkohet ish banori i Big Brother Vip 2, Armaldo Kllogjeri. Mane tha se Luizi nuk do të jetë pjesë duke zbuluar dhe arsyen.

    “Është një festival artistik i cili do të ketë një tur në disa qytete të Shqipërisë me qëllim që edhe këto qytete të jenë aktive gjatë verës.

    Maestro do të jetë pjesë e këtij turi por Luizi jo, pasi shifrat për ta paguar janë 20 mijë euro e lart. Ish banorët janë të fokusuar vetëm për të rritur “K-të”, në një kohë kur instagrami im është sulmuar 3 herë nga cerrat e Luizit,” tha Bledi Mane duke zbuluar për herë të parë dhe arsyen pse u bë pjesë e këtij formati.

    “Ishin kolegët e mi ata që më nxitën të bëhem pjesë duke u bazuar dhe në eksperiencë time në burg dhe televizion. Kur hyra kisha plane por kur mbyll derën e asaj shtëpie çdo gjë nuk është ashtu si pret ti të jenë.

    Unë gjeta Oltën, Luizin, Maestron dhe Kristin që kuptoheshin vetëm me sy, gjeta dhe vajza që ishin duke fjetur gjumë si përshembull ajo vajza nga Kosova se i kam harruar dhe emrin”– tha Bledi duke lënë të nënkuptohet se raporten e tij me këngëtaren Nita janë prishur përfundimisht!

  • “Noizy ka shkuar me të fejuarën e Eraldos”, qytetari: Ai punonte kuzhinier te lokali i tij por s’i dhanë rrogën

    “Noizy ka shkuar me të fejuarën e Eraldos”, qytetari: Ai punonte kuzhinier te lokali i tij por s’i dhanë rrogën

    Mëngjesin e sotëm, policia e Durrësit arrestoi 26-vjeçarin Eraldo Musteqja pasi e akuzon për 3 zjarrvënie, dy prej tyre në lokalin e reperit Noizy.

    Ky i fundit që është kushëri me 26-vjeçarin, në disa reagime në rrjetet sociale tha se Eraldo është besimtar ekstremist dhe i sëmurë.

    Por një kushëri i 26-vjeçarit ka një tjetër version. Ai ka treguar për JOQ ALBANIA se deklaratat e Noizy-t janë dezinformuese pasi ngjarja ka ndodhur për motive të tjera.

    Ai thotë se më parë Eraldo ka punuar në lokalin e Noizy-t si kuzhinier, por për disa muaj me radhë ka patur probleme me babain e reperit i cili menaxhon edhe lokalet e tij. Kushëriri i Eraldos thotë se ai nuk ka marrë rrogën prej 4 muajsh dhe sikur të mos mjaftonte kjo, Noizy ka kryer marrëdhënie me të fejuarën e Eraldos, që e konsideronte shok të ngushtë.

    Më tej ai thotë se nga mllefi për këto që i kishin ndodhur, Eraldo ka ndërmarrë këto veprime.

    Mesazhi i qytetarit:

    Joq pershendetje Une jam kusheriri Eraldo Musteqes qe u arrestua sot te Zins, Dua te them qe ajo qe postoi noizy eshte komplet dizinformim. Atehere versioni i vertete eshte kshu.. Eraldo Kusheriri im, punonte te lokali tyre si guzhinjer qe bente sushi, ai disa muaj rrjesht pati probleme me babin e noizyt i cili eshte dhe ai qe merret me menaxhimin e lokalit, dhe eraldos nuk i kan dhene 4 muaj rrjesht rrogen.. si te mos mjaftonte kjo Eraldo merr vesh qe Noizy kishte shkuar edhe me te fejuaren e Eraldos te cilin e konsiderot shok te ngusht.. Nga mllefi eraldo beri kto veprime. Ky eshte versioni vertet joq

  • Noizy publikon foton e kushëririt që i vuri flakën lokalit: U rrit nga familja ime, por u bë ekstremist! Kishte besim se lokalet nuk duhet të shesin alkool dhe muzika është haram

    Noizy publikon foton e kushëririt që i vuri flakën lokalit: U rrit nga familja ime, por u bë ekstremist! Kishte besim se lokalet nuk duhet të shesin alkool dhe muzika është haram

    Reperi i njohur Noizy ka publikuar foton e kushëririt të tij Eraldo Musteqja i cili i vuri flakën lokalit në pronësi të tij në orët e para të mëngjesit.

    Ai shkruan se Eraldo është rritur nga familja e tij që në fëmijëri por më pas u bë besimtar ekstremist duke krijuar besime të forta se lokalet nuk duhet të shesin alkol dhe muzika është haram.

    “Ky është Eraldo, i rritur nga familja ime qe në fëmijëri, Eraldo ndërroi fe, u bë një besimtar ekstremist, dhe kishte besime të forta se lokalet sduhet të shesin alkol dhe se muzika është haram. Prandaj vendosi që të bëjë atë akt terrosit.

    Gjithsesi jeta vazhdon, unë dhe familja ime jemi të gjithë mirë. Uroj që Eraldo të bëhet më mirë dhe të kuptojë gabimin. Unë smund ta urrej sepse jam rrit me të, ia kam lënë në dorë Zotit dhe drejtësisë. Lokali është shumë mirë dhe përherë do të jetë mirë. Ziliqar dhe keqbërës do të ketë përherë, por varet sa i fortë qëndron ti dhe se si e menaxhon situatën. Love you lil bro”, shkruan ai.

  • Pjesë e programit? Zbulohet se Luizi shkonte shpesh në xhirimet e ‘Kepit të VIP-ave’, ja arsyeja

    Pjesë e programit? Zbulohet se Luizi shkonte shpesh në xhirimet e ‘Kepit të VIP-ave’, ja arsyeja

    Olsa Muhameti ishte sot e ftuar në emisionin “Ftesë në pesë” ku tregoi se Luizi ka qenë disa herë në Turqi gjatë kohës që Kiara ndodhej me xhirime për “Kepin e VIP-ave”.

    Ndonëse në rrjete sociale nuk kanë qarkulluar foto, Olsa tha se Luizi ka qenë aty për të suportuar partneren e tij.

    Ajo shtoi se pjesa më e vështirë për çiftin ka qenë koordinimi i orareve duke qenë se Luizi ka pasur një axhendë mjaft të ngjeshur me koncerte.

  • Pas shpërthimit të nëndetëses, lajme të mira për filmin “Titanik”, ja çfarë do të ndodhë me të

    Pas shpërthimit të nëndetëses, lajme të mira për filmin “Titanik”, ja çfarë do të ndodhë me të

    Filmi klasik i vitit 1997, “Titanik” do të kthehet në Netflix më 1 korrik, pas shpërthimit tragjik të nëndetëses Titan, e cila u nis në një udhëtim për të eksploruar mbytjen e famshme të anijes, ku humbën jetën 5 persona.

    Filmi u largua nga platforma e transmetimit në gusht 2022 , por do rikthehet tani, kur nuk ka kaluar shumë kohë nga mbytja e nëndetëses.

    Regjisori i filmit, James Cameron, foli për katastrofën e Titanit, duke thënë për BBC se ai “e ndjeu se një “ngjarje ekstreme katastrofike kishte ndodhur”.

    Cameron, i cili është gjithashtu një eksplorues i detit të thellë, tha se ai ka parë rrënojat 33 herë.

    Kujtojmë se nëndetësja Titan humbi kontaktin 1 orë e 45 minuta në udhëtimin e saj drejt rrënojave të Titanic dhe disa pjesë të saj u gjetën ditë më vonë. 5 persona ndërruan jetë, mes tyre edhe një 19-vjeçar.

  • ‘Sa mirë që të la Olsi se je si patok’, Elgi Tako ka një përgjigje për të gjithë

    ‘Sa mirë që të la Olsi se je si patok’, Elgi Tako ka një përgjigje për të gjithë

    Egli Tako ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave që pas ndarjes nga Olsi Bylyku.

    Së fundmi ajo ka publikuar në Tik Tok një video ku shfaqet duke bërë make up dhe një ndjekëse i ka shkruar: Sa mirë që të la Olsi, si patok!

    Eglit nuk i ka shpëtuar ky koment, por e ka marrë me shumë sportivitet dhe i ka kthyer një përgjigje publike.

    “Shumë të dhunshëm ju target group-i i Tik Tok-ut hahahah”, ka replikuar ajo.

    Kujtojmë se pak ditë më parë Olsi Bylyku pranoi publikisht ndarjen.

  • Ndodhi edhe kjo! Luizi dhe Maestro i japin goditjen finale njëri-tjetrit jashtë “BBVA” (Foto)

    Ndodhi edhe kjo! Luizi dhe Maestro i japin goditjen finale njëri-tjetrit jashtë “BBVA” (Foto)

    Që pas kurthit që i ngriti duke e futur në tualet me Kristin, marrëdhënia e Luizit me Armaldon u lëkund.

    Mirëpo teksa shumë menduan se gjithçka kishte mbetur brenda shtëpisë së “BBV” kjo nuk është e vërtetë.

    Maestro dhe Ejlli duket se nuk i kanë rregulluar raportet as tani që janë jashtë formatit dhe fakti që nuk e ndjekin njëri-tjetrin në Instagram është një “provë” për këtë.

    Me një vështrim në rrjetet e tyre sociale kuptojmë që ata janë “unfollow” së fundmi nëpërmjet tyre.

  • A do të jetë opinioniste në BBVA3? Përgjigjet Zhaklin Lekatari

    A do të jetë opinioniste në BBVA3? Përgjigjet Zhaklin Lekatari

    Gazetarja e njohur, Zhaklin Lekatari, ishte sot e ftuar në emisionin “Breaking” për të folur rreth video-skandalit seksual të ish-kryetarit të Bashkisë Kukës, Safet Gjici. Por në fund të intervistës, gazetarja nuk la pa ngacmuar Zhaklinën në lidhje me rolin e saj si opinioniste e “Big Brother VIP”.

    E pyetur nëse do të jetë opinioniste edhe në edicionin e tretë të reality show-t, Lekatari u shpreh: “Mendoj që publiku këtë surprizë është mirë t’a zbulojë kur të fillojë edicioni i tretë i “Big Brother VIP Albania”.

    Gjithashtu ish-opinionistja e BB VIP uroi që edicioni i radhës të ketë po të njëjtën shikueshmëri që kishte ky edicion.