Çfarë po ndodh në Kushtetuese? Gazetarja: Një gjyqtar është kapur në komunikime intime me një vartesë

by editor

Pak ditë pas dorëheqjes së gjyqtares Elsa Toska, dhe paralajmërimeve për largime të tjera, situata në Kushtetuese nuk duket të jetë e mirë, ndërsa dhjetra çështje sensitive janë në pritje për vendimmarrje.

Advertisements

Teksa po komentonte këto zhvillime, gazetarja Klodiana Lala tha se një tjetër ngjarje e paprecedentë po “zien” brenda GJK, ku një gjyqtar aludohet se ka patur komunikime të papërshtatshme, intime, me një vartëse.

Advertisements

Gazetarja nuk e dha emrin e gjyqtarit që është kapur në biseda, por tha se duhet të ketë një hetim institucional për këtë çështje.

“Dorëheqja vjen në dy momente thelbësore kur vendoset për heqjen e masës së sigurisë për ish-kryeminsitrin dhe e dyta vjen në kuadër të shqyrtimit të një rasti si investitorit strategjik Pëllumb Gjoka që kërkon pavlefshmëri të komunikimeve të SKY EÇ. Kjo ndikon shumë në punën e SPAK.

Një gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese është kapur në komunikime intime me një vartëse, jo të përshtatshme. Mos pretendoni t’u them emrin.

Patjetër që interesi publik prevalon. Duhet të ketë një hetim institucional, dhe media duhet ta bëjë publik rastin, por derisa nuk ka një hetim institucional dhe pa një hetim zyrtar. Nuk mund të përbalt fytyrën e një personi. Se si do të dalim nga kjo situatë do të duhet ta thotë Gjykata Kushtetuese”-tha Lala.

You may also like