“Çmendet” moti, disa të vdekur nga përmbytjet në Europë,autoritetet japin alarmin:Priten edhe më shumë reshje ditët..

by editor

Europa qendrore dhe ajo jugore janë përfshirë nga moti i keq në 24 orët e fundit, çka ka bërë që shumë lumenj të dalin nga shrtrati.

Advertisements

Të paktën 6 perosna raportohet se kanë humbur jetën dhe dhjetra të tjerë janë zhdukur.

Advertisements

Sipas parashikimeve, më shumë reshje priten në ditët në vijim. Kjo do të thotë rritje e nivelit të lumenjve dhe situata ka vënë autoritetet në gatishmëri të lartë.

Deri më tani raportohet për 4 persona të vdekur në Rumani dhe dhjetra banesa të dëmtuara, ndërsa në Republikën Çeke po evakuohen banorët që jetojnë pranë lumenjve.

Në Poloni është mbytur një person për shkak të vërshimit të ujit, ndërsa mbi 5 mijë ndërtesa janë dëmtuar si dhe 25 mijë njehërz janë pa energji elektrike.

Situata e rëndë mbetet edhe në Austri. Në zonën e njohur si Bassa pranë Vjenës situata duket se ka dalë jashtë kontrolli, pasi lumenjtë vijojnë të “opushtojnë” hapësira tokësore, duke përmbytur mjaft zona.

Në ditët në vijim raportohet përkeqësim i mëtejshmë i motit, ndërsa ëhstë shp[allur gjendja e jashtëzakonshme në disa shtete.

You may also like