Dardha mbulohet nga dëbora, Rama ndan pamjet mahnitëse nga fshati turistik

by editor

Fshati Dardhë, i vendosur në shpatet malore të Moravës, në Korçë, është një nga destinacionet më të preferuara për turistët, veçanërisht gjatës stinës së dimrit.

Advertisements

Ndryshimi i motit, ka sjellë edhe reshjet e para të dëborës në zonë, duke ofruar pamje mbresëlënëse të peizazhit dimëror.

Advertisements

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga fshati Dardhë, i mbuluar nga dëbora.

“Mirëmëngjesi nga Dardha!”- shkruan kreu i qeverisë.

Më të veçantë këtë fshat turistik e bën edhe pista e skive, e cila kryesisht gjatë fundjavave në stinën e dimrit kthehet në një prej atraksioneve kryesore për turistët vendas e të huaj.

Shtëpitë karakteristike të gurit me çati prej rrasash krijojnë një atmosferë të ngrohtë dhe autentike. Shumë prej tyre janë kthyer në bujtina për turistët.

Dardha ofron një klimë ideale, ajër të pastër të pasur me oksigjen, gjë që e bën një prej destinacioneve të preferuar gjatë gjithë vitit.

You may also like