Deputeti demokrat Saimir Korreshi është shprehur se gjendja e kolegut të tij, Lefter Gështenja, i cili u transportua me ambulancë nga Kuvendi në QSUT, është stabël.
Advertisements
Korreshi tha se Gështenja kishte dalë nga salla e seancës plenare në Kuvend, te korridori pasi kishte shfaqur probleme me frymëmarrjen.
Advertisements
Më pas, thotë ai në studion e lajmeve në News24, Gështenja ishte zbehur dhe këputur.
Në këtë moment, kolegët i tij kanë ndërhyrë sipas Korreshit, dhe e kanë mbajtur nga krahët duke qenë se nga dhimbjet e forta nuk rrinte as ulur dhe as në këmbë.
“Ndodhet në QSUT. Gjendja e tij është stablël. Nga zemra nuk ka gjë, sipas mjekëve. Janë dhimbje nga një shok që transformohet në frymëmarrje. Pati një zbehje dhe këputje nga dhimbjet e forta. Ndodhej në korridor pasi nuk ndihej mirë me frymëmarrjen, te dera e hyrjes së kuvendit u këput.
Nuk kishim ku ta poziciononin sepse dhimbjet i kishte aq të forta sa nuk rrinte as ulur dhe as në këmbë. Ishte situatë kaq e shpejtë dhe ne vepruam”, tha Korreshi.