Detaje nga ngjarja në Orikum/ Autori u afrua dhe qëlloi 10 herë, sherri dyshohet se nisi…

Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja e një nate më parë (26 janar) në Orikum, ku një person mbeti i plagosur me armë zjarri. Mësohet se i plagosuri, shtetasi Sildi Velaj 29 vjeç po luante me letra në karburant me disa shokë, kur autori është afruar me makinë dhe qëlloi 10 herë! 24-vjeçarin e prekën 3 plumba.

Advertisements

Dyshohet që sherri ka nisur prej disa ditësh për motive të dobëta. Shërbimet e Policis kanë shpallur ne kerkim autorin e dyshuar te ngjarjes, shtetasin Qerim.B.

Advertisements

Njoftimi i policise dje (26 janar)

Rreth orës 18:40, në ambientet e një karburanti (bar), në Orikum, dyshohet se gjatë një konflikti, për motive të dobëta, shtetasi Q. B. ka plagosur me armë zjarri shtetasin S. V., 29 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë krehjen e saj për kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.