Tiranë, 27 Shkurt 2025, 14:44 – Një ngjarje e rëndë ka tronditur Tiranën, ku një 30-vjeçare me shtetësi të huaj është gjetur e pajetë në banesën që kishte marrë me qira, në rrugën “Gjon Muzaka”. Trupi i saj është gjetur rreth mesditës nga pronari i banesës, i cili ka alarmuar autoritetet. Sipas burimeve të para, viktima ka pasur plagë të shkaktuara nga një mjet prerës, me plagë në bark dhe krahë, që dyshohet të jenë shkaktuar nga një thikë.
Advertisements
Pista e hetimit kryesore është vrasja nga partneri i viktimës. Mësohet se ajo kishte marrë banesën me qira prej më shumë se 10 ditësh, dhe deri tani është në kërkim personi me të cilin kishte jetuar. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë, por trupi i saj është gjetur vetëm sot.
Advertisements
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorit. Trupi i viktimës do t’i nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes dhe për të mbledhur prova që mund të çojnë në autorin e mundshëm të krimit.
Ky ngjarje ka shkaktuar shqetësim dhe ka tronditur banorët e zonës. Policia e Tiranës po punon për të ndaluar autorin dhe për të zbardhur rrethanat e plotë të vrasjes.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.