Një ngjarje tragjike u regjistrua mbrëmjen e së mërkurës në lagjen “Skenderbeg” të Shkodrës.
Advertisements
15-vjeçarja, Melita Shkalla ndërmori aktin ekstrem atë të vetëflijimit.
Advertisements
E mitura, në gjendje të rëndë psikologjike vendosi që t’i jepte fund jetës duke u vetëvarur në banesën e saj.
Ishin familjarët e adoleshentes ata të cilët e gjetën vajzën e tyre dhe menjëherë e dërguan në spitalin e Shkodrës, por fatkeqësisht ajo nuk arriti të mbijetojë.
Sipas informacioneve të deritanishme, ka dyshime se e mitura ishte shantazhuar dhe kërcënuar nga dikush, çka e ka shtyrë drejt këtij akti tragjik.
Shokë dhe shoqe të Melitës kanë reaguar nëpër rrjetet sociale.
“Zemërthyer” për humbjen e mikeshës së tyre, ata kanë postuar foto të 15-vjeçares dhe momentet e kaluara me të.