Disa automjete përfshihen në aksident në rrugën Peqin-Elbasan, plagoset një i mitur

Në aksin Peqin -Elbasan këtë të Enjte në fshatin Pajovë janë përfshirë në aksident disa automjete.

Advertisements

Sipas burimeve nga vendngjarja automjeti tip Benz me drejtues shtetasin Julian K. 42 vjeç banues në qytetin e Peqinit gjatë një parakalimi të gabuar është përplasur me automjetin tip Skania me drejtues shtetadin Mitat L. 65 vjeç.

Advertisements

Paraprakisht raportohet për një adoleshent të plagosur, ndërsa policia ka dokumentuar ngjarjen.